Skip to content

Perpjekje per te manipuluar zgjedhjet lokale ne trojet shqiptare ne Podgorice

17. 05. 2010 nga Andy Apolloni d...

Version i përshtatshëm për printim

Sic jemi ne dieni, me daten 23 maj 2010 do te zhvillohen zgjedhjet lokale ne Mal te Zi. Ato do te mbahen edhe ne trojet tona shqiptare qe ndodhen momentalisht nen juridiksionin e ketij shteti sllav.

Populli yne i kesaj treve, qe po vuan ende padrejtesi te medha dhe nje diskriminim te gjithanshem e te papare nen okupacionin malazez, nuk duhet te shpresoj asnje gje te mire nga keto zgjedhje qe organizone pushteti antishqiptar cernogoras per interesat e tij. Ai s’ka perse te ushqeje ndonje iluzion rreth tyre, pasi ato nuk do ta ndryshojne e permiresojne kurr gjendjen e rende e te mjeruar, ne te cilen i ka lene vet qellimisht regjimi diktatorial i Podgorices dhe natyren shoviniste e agresive te shtetit malazez e te klaneve te tij kriminale. Magjithse tani bashkekombesit tane nuk kane asnje te drejte te ligjeshme minimale, njerezore e kombtare dhe shtypen brutalisht nga shteti cerrnogoras, ata duhet te shkojne ne keto votime, per tu treguar sllaveve te Cetinjes kulturen tone te lashte qytetare, traditat e medha e te bukura qe kemi, pjekurine politike, si popull e komb i civilizuar, paqsor e demokrat dhe se jemi zot i ketyre trojeve.

Pamvarsisht nga kushtet e renduara ne te cilat ndodhemi, kete proces zgjedhor ne kurr nuk duhet ta nenvleftesojme, por ti kushtojme atij nje vemendje e interesim te vecante, sepse prej ketij votimi do te dalin lideret tanet te rinje, te cilet do te vihen ne krye te pushtetit tone lokal dhe do ta udheheqin e drejtojne popullin shqiptar per kater vjet me rradhe drejt sukseseve te reja, per te fituar te gjitha te drejtat tona qe vazhdojne te na i mohojne akoma pushtetaret neodiktatorial malazez.

Duke e pare dhe analizuar drejt situaten kritike qe po kalojne sot shqiptaret nen Mal te Zi, si dhe synimet e Podgorices qe te fallsifikoj votat e manipuloj zgjedhjet tona, eshte detyra jone qe te mos e lejojme nje veprim te till, te ruajme qetesine dhe te ngreme vigjilencen, duke parandaluar e shmangur c, do lloj shkelje, incidenti e konflikti qe mund te na pergatisin e imponojne skenaristet kriminel cerrnogoras dhe strukturat e tyre shteterore me levat e veprimtaret e vet cetnik ekstremist e nacionalist, nga ku mund ti hapet rruga nderhyrjes se policise dhe ushtrimit te dhunes se saj mbi ne, sic ndodhi edhe me 9 shtator te vitit 2006.

Aktualisht Podgorica eshte shume e interesuar per keto zgjedhje dhe ka bere e po bene perpjekje te medha per te na percare edhe sipas ndasive tona fetare(katolik e mysliman), me qellim qe t’ja u marre nga duart shqiptareve pushtetin e vet lokal, duke u hequr atyre c’do mundesi per tu mbrojtur perball sllavizimit te dhunshem e te eger malazez. Politikan dhe zyrtar te larte te Malit te Zi kane ardhur e po vijne ne vatrat tona dhe po bejne plane si ti vjedhin votat, duke vjellur edhe vrer e helm kunder nesh per ti friksuar shqiptaret. I tere lidershipi sllav podgorican, eshte hedhur ne sulm dhe po kooperone ngushte e bashkpunone intensivisht me disa politikan e parti shqiptare, duke krijuar aleanca parazgjedhore pro malaze me ta, si dhe ka futur ne kete gare votimesh edhe forca politike sllavisto-boshnjake, qe ta kete me lehte per te luajtur e manovruar me rezultatin e votimeve, sipas interesave ne favor te tyre. Nje skenar i till antishqiptar eshte c’faqur hapur edhe ne koalicionin e fundit qe kane bere disa pseudolider shqipfoles me shkijet, per te sfiduar gjoja Partit tona Kombetare dhe konkuruar me lideret tane atdhetar qe kemi zgjedhur si kandidat per keto votime.

Deklaratat e tyre te bujshme demagogjike, plote me RRENA e TRADHETI qe ata ligjeruan e hodhen ne publik per konsum elektoral gjate kesaj fushate zgjedhore si “Ulqini europian”, ”Tuzi europian“e tj, por dhe thirrjet histerike qe ata leshuan, per te votuar per sllavofilet-shqiptar, nuk do ta mashtrojne do’t kurr popullin tone, sepse ai i njehe mjaft mire ata, aktivitetin dhe veprimtarine e tyre, qysh me sabotimin e Komunes se Pavarur te Tuzit, qendrimin e ulet e kriminal qe mbajten ndaj vellezerve tane te burgosur politik, ne procesin e sajuar policor malazez ”Fluturimi i Shqiponjes” e tjere e tjere.

Nuk duhet te harrojme per asnje cast masakren c’njerezore qe bene knjazet e rinj shkije te Millo Gjukanovicit me ushtrine e tyre barbare para kater vjetresh ne Malesi me rastin e zgjedhjeve, ku rrahen e pergjaken pa asnje shkak te gjithe popullin tone, per ti vjedhur e rrembyer atij votat me dhune, prandaj me fleten tone te votimit e ne menyre demokratike, ne duhet ti nxierrim jashte trojeve tona shqiptare sllavet dhe partite e tyre politike, qe jane sulur per mbi ne, per te na shkaterruar si komb.

E kemi per detyre te shenjte kombtare dhe demokratike, per t’ju kujtuar edhe nje here Klaneve Kriminale te Monte Negros, qe ti kene parasysh, ti njohin mire dhe te reagojne drejt ndaj kritikave qe i kane bere kohet e fundit Zyrtar te Larte te Kongresit Amerikan, sepse po vazhdojne perseri rrugen e krimeve, te dhunes e te diktatures, prandaj te largojne duart nga trojet shqiptare, duke na lene te qete ne punet tona, per te shijuar edhe ne te mirat qe solli demokracia, se per ndryshe ata do te perballen me reagime te ashpra qe mund ta tronditin rende, destabilizojne dhe vene ne pikpyetyje ekzistencen e shtetit okupator e artificial malazez.

Populli yne heroik, atdhetar, trim dhe liridashes nen Mal te Zi, si gjithmone edhe ne keto zgjedhje, ai do te votoj per bijet e tij besnik e patriot qe mbrojne interesat dhe te drejtat e shqiptareve dhe jo per okupatoret sllav, (malazez, serb, boshnjak e tj), apo sherbetoret e tyre mercenar shqiptar te ”Kollones se Peste” qe i kane braktisur dhe shitur me kohe interesat tona kombtare. Ne do ti fitojme keto zgjedhje lokale dhe do te sjellim ne pushtet me votat tona vetem djemte e popullit tone ulqinak e malsor qe kane bere shume sakrifica dhe po japin kontribute te medha per mbrojtjen e popullit tone nga dhuna dhe diskriminimi i vazhdueshem cerrnogorian.

New York, May 17, 2010

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar