Skip to content

Z. Berisha, thirri mendjes, tërhiqu

18. 05. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Më 1997 ushtria dhe policia juaj u shpërbë e u dorëzua, dhe ju mbetët i zbuluar e në mëshirë të fatit. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe tani nëse rrethanat përkeqësohen. Ju me të vërtetë mendoni se policia shqiptare do ushtrojë dhunë mbi protestuesit, nëse bie fjala (larg qoftë) vdes ndonjë grevist? Pra, mbi qindramijra protestues të grumbulluar para kryeministrisë, aq qindramijra sa ishin në mitingun e fundit?

Policia shqiptare nuk u reziston protestave masive, dhe as nuk ushtron represion mbi shqiptarët në të tilla rrethana. Harroje se mund të ndodhë ndryshe. Kur s'e bëri më 1991-n, gjatë ndërrimit të sistemeve (regjimit), s'ka për ta bërë kurrë. Gjithashtu nuk e bëri as nën Gazideden e Agim Shehun, besnikët tuaj fanatik. Por nuk e bëri as më 1998, kur u vra Azem Hajdari, dhe ju de facto e morrët pushtetin, por vetë u tërhoqët.

Se mos i mban shpresat tek ushtria? Ushtria nuk është më e juaja, por e NATO-s. Harroje se mund ta vesh nën urdhëra destruktiv. Meqë ra fjala, ruaju nga ushtria...

Në vijim të kësaj linje, ju me të vërtetë mendoni se nëse gjërat shkojnë në përleshje, Ilir Meta do mbajë anën tuaj? Harroje se mund të ndodhë ashtu. Iliri me të tijët do ja mbathin, e ju do mbeteni si "peshku pa ujë", dhe natyrisht pergjegjës i vetëm i situatës.

Zoti Berisha, ju nuk jeni si më 1997, një diktator sedërli e kokëfortë e pa eksperiencë, qe i kishit të gjithë njerëzit nën zap. Dhe megjithëse i kishit të gjithë nën zap, ata përsëri ju lanë në baltë. Ju me të vërtetë mendoni se Tritan Shehu (dmth Tritanët) do pranoj të haj prapë prasin në b... për ju? Harroje! Sapo situata të keqësohet pak, Tritani, Pollo etj., do ju lënë në baltë, e kanë bërë dhe më parë. Çfarë garancie keni se s'do e bëjnë edhe tani? Apo kini shpresë tek zonja Topalli? Provoje njëherë... nuk është e çmendur të sakrifikojë të ardhmen e saj për ju, është akoma shumë e re ta mbyllë poltikën që tani. Me që ra fjala, ajo mezi po pret të të zërë vendin.

Por jo vetëm Topalli, por edhe (nuk do e besoni çfarë do them tani) Argita e Shkëlzeni do ju lënë në baltë. Ju me të vërtetë mendoni se fëmijët tuaj do rrezikojnë milionat e dollarëve ('Hellooo pal', është kapitalizëm ky) që kanë vënë me "djersë", për sedrën tuaj të sëmurë?

Për sa më lart e shumë të tjera, zgjidhja më e mirë e situatës do ishte dorëheqja... Nuk keni tjetër solucion më të mirë. Tërhiqu vetë, bëju fleksibël, hapu rrugë më të rinjve tek PD. Ju tashmë jeni i vetmi i ekspozuar në historinë e kutive të votimit, që do të thotë se përgjegjësia bie vetëm mbi ju. Historia juaj sot ngjan disi me atë të ish Presidentit amerikan Nixon, që mori në mbrojtje Watergat-in (si ju zgjedhjet e 28 qershorit), dhe pastaj u shtrëngua të japë dorëheqjen nga protestat masive natë e ditë para Shtepise së Bardhë. Me një fjalë, kur bota i ka bërë (dorëheqjet) për vete, s'do ju mbrojë ju...

Autori

Komente

Jeta e nje Grevisti apo themelet e Shtetit

19. 05. 2010 nga Anonim, 7 vjet 5 ditë para
Koment id: 253

Me vjen keq qe ketu flasin akoma me tifozellek, nese duan te futen ne greve eshte e drejta legjitime e cdo qytetari per te protestuar kundrejt nje padrejtesie eshte nje nga format e protestes, por kjo nuk do te thote se qeveria apo kryeministri te jape doreheqjen, se po te vazhdohet me kete logjike gjithmone do te gjenden 300 veta per tu futur ne greve dhe per te kerkuar doreheqjen e atij tjeter kryeministri qe vjen. Shteti eshte diktature kete kuptoheni edhe ju te kritikes dhe per interesa madhore apo kur diskutohet legjitimiteti i tij te thyen brinjet dhe nuk behet merak se vdesin 10 apo 50 vete qe duan te protestojne , keshtu thirjet jep doreqjen Berisha jane te papranueshme jo se eshte Berisha por kush do qofte qe ka fituar zgjedhjet dhe keto jane konfirmuar nga institucionet perkatese pavaresisht faktit qe opozita sdo ti njohe. Kujto Kilin qe u vrane me shume se 3 mije dhe cfare ndodhi po te flasesh me kilianet thone fale Pinocetit shpetoj Kili nga komunizmi. Keshtu mendoj qe thirje te tilla nuk duhet te ekzistojne por te behet lufte parlamentare me programe dhe rezultate dhe jo fjale boshe.
Besoj se situaten e 1998 kur u vra Azem Hajdari qe kryeministri u largua nga vendi dhe detyra asnje nuk deshiron te perseritet , kjo eshte ajo qe shteti duhet te veproje edhe me dhune nese eshte e nevojshme se ndryshe qeverite mund te bien e ngrihem me nje tufe cubash nga pas. Kete koncept nje pjese e mire e shqiptareve e kane kuptuar gabim.
Shteti eshte dhune dhe kete e kupton edhe ne vendet me demokratike ku ne kerkojme tu bashkohemi.

po mire o kritika po ndaj

19. 05. 2010 nga Anonim, 7 vjet 5 ditë para
Koment id: 246

po mire o kritika po ndaj atyre qe duan ta ndezin zjarrin mes popullit c'fare mendimi ke ,jo per na nje gje po qe mos te biesh shume ne sy si psiste apo me me mire si komuniste,
pse komuniste do te thuash ti? po ja me sa di une ai qe te vjene te shtepia e te ze prite per sherr ai denohet maksimalisht dhe jo i zoti i shtepise pse nuk i leshon shtepine.
kjo eshte sipas ligjit ,dhe moralit prandaj une ju drejtohem juve perse nuk i thoni zotit EDI RAMA te terhiqet nga tamaja per karrike dhe te te fitoje zgjethjet e ardhshme po e votoi populli kuptohet.
dhe nje pyetje per ju mbeshtetes te EDIT a kini degjuar ju qe nj SHQIPTAR i thjeshte te paguaje 4000euro apo 5000euro per nje vote?pergjigja dihet shqiptareve su plase fare per v
do thoni ju c'lidhje ka kjo me temen ?ka si s'ka ne jemi afer liberalizimit te vizave dhe SHQIPTARET jane ata qe pagujne 4000euro apo 5000euro per nje vize dhe kjo eshte e verteta ,kjo eshte ajo qe u interson drejtpersedrejti te gjithe SHQIPTAREVE HEQJA E VIZAVE
DHE s'u intereson karrigja e xhaxhi EDIT DHE TETA MOZIT DHE NGJELA

BLEDAR_METAJ2001@yahoo.com

FORCA E ARESYES APO ARESYEJA E FORCES !

18. 05. 2010 nga Anonim, 7 vjet 6 ditë para
Koment id: 245

Pershendetje "Kritika" per thirrjen tuaj atdhetare e demokratike drejtuar kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Eshte nje thirrje qe buron nga forca e largepamesi e aresyes a jo nga aresyeja e forces.
Ju i beni thirrje ashtu, si cdo atdhetar shqiptar, Sali Berishes, te perdore forcen e aresyes e jo aresyen e forces, qe te perdore fuqine e mendjes e jo mendjen e fuqise, qe te perdore gjuhen e vellazerise dhe jo kengen tashme krejt bajate e tragjike per shqiptaret “ nga konfliktet vijme ne konflikte shkojme” qe t’i japin fund kesaj krize te mirefillte politike te krijuar nga politika e tij e konfliktit si mjet e rruge sundimi..
Kjo politike driteshkurter ka pasur pasoja tragjike per Shqiperine ne 1997 me mbi 10 000 shqiptare te pafajeshem te vrare apo te sakatuar , me mbi 2 miliarde dollare pasuri e djerse e shqiptareve e bere shkrumb e hi apo rrush e kumbulla.
A nuk u riahpen kutite e votave ne Florida, SHBA ne fundin e vitit 2000!?
A nuk u rihapen ato ne Afganistanin dhe ne Irakun ne lufte !?
A nuk u rihapen ato ne nje vend anetar te BE-se , Rumani para disa muajsh!?
… Te vetmet veende ku nuk u rihapen ato jane Irani i Ahmedinaxhadit dhe Shqiperia deri sot . Pse!?
Cfare e bashkon Tiranen zyrtare me Teheranin zyrtar!... Berishen me Ahmedinaxhadin!?
Vetem thirrja demokratike e perbashket e popujve te te dy vendeve " Ku eshte vota ime!"
Thirrja juaj eshte nje ndihme per Berishen dhe qeverine e tij.. . Mbi te gjitha ajo eshte nje ndihme per Shqiperine dhe te ardhmen e saj demokratike. Ju lumte per thirrjen tuaj atdhetare e demorkatike !

Demokrati

18. 05. 2010 nga Anonim, 7 vjet 1 javë para
Koment id: 244

Mire e keni ju KRITIKA,por kur NJERIU NUK KA MENT,e nuk i njehe ment si mund ti THRRESI MENDJES?Mendjes mund ti therresi vetem nje person qe i kane ikur dhe jo ai qe nuk ka PATUR FARE,sepse ai qe nuk ka patur MENT me pare nuk mund ti therresi dot MENDJES.Mendja nuk mund ti pergjigjet c'do lloje qenie kur e therresin.Ajo u pergjigjet vetem atyre qi i njehe dhe atyre qe kane patur marrdhenie te mira me te.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar