Skip to content

Jo vetëm një politikan, por edhe familjar naiv

26. 03. 2009 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

E kam fjalën për Berishën. Eshtë me të vërtetë për tu habitur se si z. Berisha e ka ekspozuar pothuajse të gjithë familjen e tij në biznesin e dyshimtë qeveritar. Fillimisht dogji baxhanakun (dhe e dogji mirë) në gërmadhën e Gërdecit. Se ç'deshte baxhanaku i Berishës atje, një Zot e di, por nejse, le të vazhdojmë më tutje. Pastaj nxori në skenë dhëndrin, në një projekt të Bankës Botërore prej 36 milion dollarësh, për pastrimin e bregdetit të jugut. Se pse duhej ta drejtonte atë projekt, prej dhjetra milionë dollarësh, dhëndri i Berishës, shtrohet pyetja, sikur Shqiperia nuk kishte të tjerë që dinin ta bënin atë punë?
Ose, le të marrim anën negative të medaljes. Dakord, ke vendosur të vjedhësh, është puna jote, merri konseguencat mbi vete, por mos ekpspozo njerezit e tu, familjen etj, deri në atë masë sa t'i kapin me "presh në duar" e të implikohen me ligjin. Vendos të tjerë formalisht për të mos rënë në sy (atë punë po bëjnë edhe të tjerët aktualisht).

Me ç'duket Berisha e mendon vjedhjen "punë të lehtë". Të ishte ashtu të gjithë do kishin vjedhur, kush nuk i do milionat e dollarëve qyl?! Por "dardha e ka bishtin prapa", thotë populli, vjen një ditë e të dalin për hundësh.

Por jo vetëm baxhanakun e dhënderin, por deri edhe fëmijet, djalin e vajzën i ka implikuar në këtë lojë. Vajza e "shkretë" është bërë "tabelë qitje" nga media, dhe të gjithë e identifikojnë si të lidhur me krimin financiar botërorë. Edhe të birin e implikoi me Gërdecin...
Interesant është fakti, se Berisha mbahej për finok, që përdorte të tjerët si "mish për top" "për të nxjerrë gështenjat nga zjarri", por ja që s'paska qenë edhe aq i sofistikuar, deri sa vuri në pallë familjen, me një naivitet mëse fëminorë.

Implikimi i familjes në biznesin e dyshimtë qeveritarë është një precend i paparë as në politikën shqiptare. Enver Hoxha, psh, sundoi 50 vjet në Shqipëri, por fëmijët i mbajti larg "pisllikut" të tij shtetërorë. Edhe të tjerët gjatë diktaturës komuniste të njëjtën gjë bënë. E njëjta linjë e mos-implikimit të fëmijëve në "pislliqet" shtetërore ka qenë edhe gjatë këtyre viteve të ashtuquajtura post-diktaturë, ku asnjë politikan nuk e ka identifikuar familjen e tij me biznesin e dyshimtë shtetërorë (edhe Pango ishte më i zgjuar në këtë aspekt). I pari që e bën këtë punë në historinë politike shqiptare (u bë deti kos) është Berisha. Dhe pyetja që shtrohet këtu është, a i mendon ai konseguencat ligjore që mund t'ju shkaktojë njerëzve të tij për shkak të këtij implikimi të pazakontë?

Praktika e implikimit të familjes në biznesin shtetërorë është karakteristikë e monarkive, ku anëtare të familjes së monarkut angazhohen hapur në aferat qeveritare, por jo në mënyrë informale, pasi ç'do gjë rregullohet me ligj. Jo si në rastin "tone"...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar