Skip to content

Vetëm Shqipëria e Bosnja jo - Pse?

10. 06. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Sipas standartave ushtarake të NATO-s, Shqipëria e kaloi testin dhe u bë anëtare. Por sipas standarteve "civile" të BE-s, vazhdon t'i refuzohet liberalizimi i vizave nga të njëjtat vende europiane që i dhane asaj OK-n për tu anëtarësuar në NATO. Pse? - shtrohet pyetja.

Në vijim të kësaj linje: Pse të njëjtat vende europiane që votuan Shqipërinë për në NATO, refuzojnë liberalizimin e vizave, dhe, a kërkon BE nivel tjetër demokracie, krahasuar me NATO-n?

Duket se NATO ka standarte më liberale kur vjen puna për demokracinë, dhe më shumë i kushton rëndësi pozicionit gjeografik të anëtarëve. Po të shikohet me vëmendje, vendet e Ballkanit që kanë det (ujëra të kripura) në territoret e tyre, janë përfshirë në NATO (Turqia, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, etj.) pavarësisht nivelit përkatës të demokracisë apo zhvillimit ekonomik. Ndërsa vendet në brendësi të gadishullit janë injoruar. Pra ne kete aspekt (me ç'duket) nuk është edhe aq niveli i demokracisë, apo meritë e individëve (siç lidershipi aktual shqiptar spekullon me anëtarësimin në NATO), por ndoshta meritë e territorit. Në fakt, Shqipëria për shkak të pozicionit në Mesdhe ishte shumë e preferuar edhe nga ish Traktati i Varshavës, që siç dihet, në Vlorë ishte baza më e fuqishme e tij në Detin Mesdhe.

Nga ana tjetër, përsa i përket aspektit "civil" të kushteve të BE-s, për liberalizimin e vizava, Shqipëria e Bosnja kanë marrë notë jo kaluese (deri tani). Mos është feja? - shtrohet pyetja. Nuk duket të jetë ky element, përderisa Maqedonia me popullsi të lartë myslimane (shqiptarët) përfitoi liberalizimin.

Nga një këndvështrim më praktik i situatës në dy vendet përkatëse, ndoshta BE i trembet edhe ndonjë eksodi prej tyre. Bosnja (psh), ka mijra njerëz të shpërngulur nga vendbanimet e tyre për shkak të luftës etnike, të cilët jetojnë prej dhjetra vitesh në kampe refugjatësh etj., dhe që (ndoshta) liberalizimin e vizave e shikojnë si një mjet për t'i shpëtuar mizerabilitetit në fjalë.

Ndërsa Shqipëria ka një histori 20 vjeçare eksodesh, me vaporë, skafe, rrugë tokësore etj. (1/3 e popullsisë e larguar), si asnjë vend tjetër në rajon, fenomen ky që fatkeqësisht ka ndodhur nën të njëjtën klase politike, këtë aktualen, për shkak të konfliktit të brendshëm, konflikt që vazhdon të jetë i ndezur, dhe shkak për eksod.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar