Skip to content

Europianёt e Krokodilit

22. 06. 2010 nga Artan Mullaj

Version i përshtatshëm për printim

Ashtu si pritej, vapa dhe pushimet verore, por edhe kampionati i futbollit nё Afrikё, e kanё zbehur vёmendjen publike pёr politikёn nё vend. Inerci bujare, kjo tulatje e interesit i ka dhёnё kohё tё mjaftueshme qeverisё tё rezistojё nё mes tё krizёs dhe tё mbushet me frymё.. Madje, festa botёrore e futbollit, nё kohёn e duhur, duket sikur ka edhe ajo rolin dhe cilёsinё e njё kredie shpёtimi pёr tё.

Ndёrkohё, duket se ndёrkombёtarёt, pёrfaqёsuesit potencialё tё institucioneve europjane, njёkohёsisht edhe pёrfaqёues tё ndershmёrive institucionale, janё prekur edhe ata nga i njёjti virus zvetёnimi, ndёrsa nё deklaratat e tyre pёr krizёn shqiptare, dhe nё aksionet e tyre, ndihet tёrheqja. Nё prag tё pushimeve dhe mes tifozllёkut tё tyre pёr botёrorin, ata flasin gjithnjё e mё pёrgjithёsisht, pёr probleme tё pёrgjithshme nё Shqipёri.

Jo vetёm kaq! Gjithnjё e mё shpesh deklaratat e tё huajve, qё tani duket se nuk e kanё njёlloj pёrshkallёzimin e nevojshёm tё dёshirёs pёr zgjidhje, vёrtetojnё se Shqipёria ёshtё duke e humbur shansin pёr tu diskutuar seriozisht nё tё ardhmen e tryezave te tyre. Aq mё shumё qё kёto deklarata kanё filluar tё bёhen jo mё nga autoritetet e elitёs sё Brukselit, por nga derivatet e tyre.

Sot, restorant “Krokodili” i mёlçive tё patave tё egra me patate, mustardё dhe speca djegёs, tё gjuajtura kushedi nё ç’maja alpesh nga kushedi ç’gjahtarё zvicerianё, apo francezё, shpesh ngjan me njё ёndёr. Ёndёrr prej furisё sё re tё mungesёs sё shpresёs pёr zgjidhje qё pёrfaqёsojnё sot evropianёtё Me sa duket, kёtej e tutje, “Krokodili” i famshёm do tё ekzistojё veç nё kujtime liderёsh! Tёrheqja e dukshme europianёve mbas vrullit tё parё, zhgёnjimi pas dёshirёs pёr tё sfiduar kulturёn e vrazhdё tё Tiranёs, shpёrfillja e rrishtё mbas marrjes seriozisht tё krizёs shqiptare, vёrtetojnё se ndёrsa po na kthejnё shpinёn, evropianёt ose nuk dinё, ose nuk duan, ose nuk munden tё merren mё me ne.. Sjellja e tyre ёshё e tillё qё nёse dikush i pyet nё rrugё, ç’bёhet me ata shqiptarёt e koklavitur tё Ballkanit, pёrgjigjia e tyre simbolikisht do tё ishte e prerё: “Me ata? Me ata liderё tё çuditshёm? Shohim e bёjmё!”

Pikёrisht nё merakun kёmbёngulёs tё evropianёve pёr tё shitur seriozitet nё pёrgjithёsimet e tyre, fshihet mosserioziteti i tyre, ndёrsa pёrballё krizёs shqiptare, shpeshherё ata dalin nga roli qё kanё... Cili rol? Roli i gjykatёsit tё demokracisё qё duhet tё ndёrtojnё patjetёr popujt evropianё. Aty ku kёta, me qejf tё madh, me darka, pёrkёdheli e ultimatume morrёn pёrsipёr tё ndihmojnё njё komunitet tё paaftё pёr tё manaxhuar pushtetin e vet, siç ёshtё me sa duket ky i joni, sakaq bёjnё mbrapa, a thua krizat e tё tjerёve, , ashtu si gjuetitё, janё hobi i tyre. “Shqiptarё, zgjidheni krizёn vetё, ne bёmё ç’mundёm pёr ju!”

Nuk ёshtё e kotё tё supozosh se realisht ka njё problem me qёndrimin e evropianёve ndaj krizёs sonё. Ky problem nuk ёshtё cilёsia e dobёt e mardhёnies sё tyre me kёtё krizё. Shumёkush e ka ndjerё se ky komunikim kursesi nuk ka patur shijen lёngёzuese tё gjellёve tё “Krokodilit”. Ky problem nuk ёshtё as serioziteti i munguar i tyre, qё duket nё dritёn e diellit, ndёrsa, herё e kanё me tёrё mend dhe lёshojnё nervozё ultimatume flakё tё kuqe, herё gati thonё, bёni si tё doni, s’na plas fare pёr ju, s’merritoni mё shumё. Beteja e tyre pёr tё shpёtuar Shqipёrinё nga injoranca e pushtetit tё dhёnё gabim, ka diçka qё ngjan me gjuetinё, ku hobi ёshtё njё lumturi e ndotur prej zisё sё mёkatit.
(Pёr gjuetarёt, lumturia mbaron aty ku fillon keqardhja pёr kafshёn e vrarё nga dora e tyre..)

Sepse europianёt edhe duan ta zgjidhin krizёn shqiptare, edhe nuk e kanё dhe aq seriozisht kёtё hob tё tyre, sa ti çojnё gjёrat nё fund.

Por edhe kjo gjё nuk ёshtё sinqerisht njё problem thelbёsor!

Problemi me europianёt, ёshtё nё fakt perceptimi substancial qё ata kanё jo pёr lirinё e tyre, por pёr lirinё e tё tjerёve.

Mendoni miqtё e mi çdo tё ndodhte nё Francё apo nё Bruksel, nёse do kishte dyshime jo pёr vjedhjen e pushtetit, por pёr vjedhjen e njё vote tё vetme. Do duhej instaluar njё mekanizёm i tёrё fantazie nё kёtё rast, pёr tё regjizuar imazhin. Pёrfytyroni tё shpёrthente Gёrdeci nё Gjermani, larg qoftё, dhe gishti i akuzёs ti drejtohej nё ballё kancelares.. Ose, merreni me mend se ç’histeri do ta pёrfshinte Greqinё e shkretё, nёse gjithё deputetёt dhe politikanёt nuk do kishin prekur vetёm disa mijёra dollarё nga tё hollat publike, si po pёrflitet, por ata tё qenё miliarderё, fodullё, tё paprekshёm dhe tё plotfuqishёm, si ka sa tё duash tek ne..

Evropianёt e dinё qё e dinё se nё Shqipёri mungon shteti publik dhe politkanёt sillen si pronarё milionerё dhe baronё jo vetёm tё pushtetit, por edhe tё fatit tё mjerё tё qytetarёve tё kёtij vendi, prej tё cilёve votohen.

Dhe europianёt, pse jo edhe amerikanёt, e dinё qё e dinё se drejtёsia pёr shqiptarёt ёshtё njё ёndёrr mё e vёshtirё nga ç’ёshtё pёr ta njё darkё romantike te “Krokodili”, ndёrkohё qё qartёsisht nё Shqipёri, por jo rastёsisht, shteti sillet si kisha katolike nё kohёn e Galileut, me njё ndryshim, se ёshtё e pamundur ky shtet tё ketё ndonjёherё vrasje ndёrgjegjie pёr mёkatet e tij.

Tё huajt e dinё qё e dinё se drejtёsia mungon nё kёtё vend sepse korrupsioni qeveritar nuk ka vetёm njё vatёr vullkani dhe krateret e tij janё shpёrndarё gjithandej si plagё qё rrjedhin dhimbje pafajёsie pёr qytetarёt shqiptarё.

Por, edhe pse i dinё tё gjitha kёto, evropianёt sillen me ne ndryshe nga çdo silleshin, nёse pushtetarёt do bёnin politikё njёlloj nё vendet e tyre. Evropianёt e dinё dhe nuk shqetёsohen qё pushteti i Tiranёs ёshtё mediokёr dhe primitiv, se nuk ёshtё e vёshtirё tё kuptohet kjo gjё, por ata do tё ulurinin patjetёr nё sheshe dhe tribuna nёse dikush si Sali Berisha do qeveriste nё vendet e tyre. Evropianёt janё tё sigurtё qё votat e shqiptarёve janё vjedhur, e dinё qё liria e tyre themelore ёshtё vjedhur nga pushteti kopil i njё demokracie tё shtёnё, pёr tё cilёn me gjasa ata janё angazhuar, por ata na kujtojnё kushtetutёn e vendit dhe buzёqeshin pёr çmimin e tё vёrtetёs elektorale tё tatuar dhe taksuar nga ligjet e vendit, qё ekzistojnё, por nuk funksionojmё.

Natyrisht qё do tё ishte njё guxim i çmendur tё paragjykoje dhe vije nё dyshim ndjeshmёrinё e krerёve evropianё pёr demokracinё, qё e kanё bёrё Europёn Europё dhe Amerikёn njё tempull tё saj. Por kjo siguri, e shton edhe mё makthin e shqiptarёve qё duan tё jetojnё tё lirё nё vendin e tyre. Si ёshtё e mundur atёhere tё tolerohet kaq mёndjelehtёsisht dhe fatalisht, njё moment kaq sublim sa ёshtё legjimiteti i njё pushteti, ndёrsa shkulmi i demokracisё qё leksionojnё europianёt, duhet ti shtynte pa dilema dhe urgjentisht nё krahun e kauzёs pёr trasparencё dhe ndershmёri, qё kёtu e njё vit ngre me tё drejtё opozita? Nёse zgjedhjet e lira dhe tё ndershme janё themeli i demokracive nё botё, si thuhet e shkruhet pёr ditё, nё Amerikё, nё Honolulu dhe nё Madagaskar, si shpjegohet qё euroianёt e ultimatumeve nuk prononcohen qartё pёr legjitimitetin e njё pushteti tё dyshuar, nё mёnyrё qё trazimet e sjella prej tij tё marrin fund njёherё e mirё nёpёrmjet njё transparence pa kushte, pёr hir tё demokracisё kristale qё thonё se deshёn dhe duan pёr ne? Fakti qё europianёt kёrkojnё transparencё tё kushtёzuar pёrmes ligjeve tё Sali Berishёs, dhe pёrmes drejtёsisё sё korruptuar tё kёtij vendi, sё cilёs nuk i besojnё as ata vetё, ndot nё njёfarё mёnyre edhe ndershmёrinё e tyre, edhe ndershmёrinё e motiveve qё me sa duket, ashtu si ultimatumet rradhё, nuk e kanё dhe ato trasparencёn e duhur..
Nga ana tjetёr, tё pёrkёdhelur e velur nga fati dhe nga yndyra e gjellёve tё “Krokodilit”, ngaqё sot ndihen befas tё braktisur, por edhe ngaqё janё tё sigurtё qё Brukseli mbёshtet njёrёn palё, ose tjetrёn, si gjyshi nipёrit xhelozё, edhe mazhoranca, edhe opozita, e kanё shndruar edhe kёta nё njё hob interpretimin e ultimatumeve qё vijnё nga Evropa.

“Doni tё hyni nё Evropё? Zgjidhni krizёn mё parё!”.

Por pavarёsisht ultimatumeve, europianёt e dinё se politika shqiptare ёshtё aq e brishtё sa ta ketё tё pamundur tё shkojё vetё tё darkojё nё “krokodilё “ tё tjerё, ku pasi tё ketё pirё verё me lepuj tё egёr ose kёmbё zhabash tё gjelbra, tё zgjidhё problemet e krizёs sё saj. Pёrderisa kriza nuk u zgjidh me vullnetin dhe dashamirёsinё europiane, si mund ta gjejnё zgjidhjen vetё kёta tё shkretё, tё shkrirё si metali nё dёshirat e tyre pёr tё qёnё pёrjetёsisht nё pushtet. Evropianёt e dinё gjithashtu se pёrpjekjet e shёmtuara dhe tё vetmuara tё politikёs sё Tiranёs pёr ti dalё zot halleve tё vendit, do tё jёnё po aq zhgёnjyese sa performanca e vrazhdё e kampionatit botёror tё futbollit dhe njёlloj zhgёnjyese si ultimatumet e tyre.. Megjithatё ata e shpenzojnё deri nё fund lumturisht pёrvojёn e tyre pёr tё na thёnё mё nё fund:

“Toka rrotullohet, shqiptarё! Megjithatё, krizёn tuaj, zgjidheni vetё”.
Nё kёtё mёnyrё, politika nё vend dhe profesorёt europianё tё demokracisё kanё lёshuar kёshtu armёt pёrdhe, dhe tani presin ose nga njёra- tjetra, duke parё njёra-tjetrёn nё sy, ose mbarimin e pushimeve verore, pёr tё nisur protesta tё reja, bisedime tё reja, takime tё reja dhe mёkate tё reja gjuetarёsh, pёr tё shtruar darka tё reja nё Austri ose nё Gjiblartar, e kёshtu pa mbarim. Ndёrkohё qe kriza thellohet pёrditё dhe ajo nuk mund tё jetё hob pёr qytetarёt, tё cilёt vuajnё pasojat e hobeve tё politikёs, brenda dhe jashtё Shqipёrisё..
artanmulla@gmail.com

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar