Skip to content

T'i bishë samarit mbi gom(a)r...!!!

01. 08. 2010 nga Hamdi Nuhiju

Version i përshtatshëm për printim

Punët në Republikën e Maqedonisë dita-ditës po shkojnë drejtë keqësimit. Faji hedhet herë në të djathtë e herë në të majtë, ndërsa fajtori i vërtet luan valle në qilimin e kuq të qeverisë. As qilimi i leckosur i opozitës nuk është pa prezencën e fajtorit të vërtet.

Vite me radhë Maqedonia duhej të ishte në proceset e vërteta politike e jo në rrugët e montuara për të ndryshuar kahen e këtij shteti. Diskursi politikë gati se është i njëjtë me atë të partive ultra-nacionaliste belge që kërkojnë zhdukjen nga faqja e dheut të identitetit mysliman.

Definimi i qartë politikë i Maqedonisë duhet të jetë NATO dhe BE, ndërsa shpesh herë shohim zhvendosje prej këtij objektivi. Nga përvoja ose nga amatorizmi, të zgjedhurit e Gruevskit po luajnë valle nëpër mediumet e Maqedonisë përmes gafave të ndryshme që po shqetësojnë opinionin e gjerë për rrugëtimin e Maqedonisë drejtë NATO-s dhe BE.

Deklarata ose gafa e Trenevskit sipas Gruevskit nuk është në dëm të Republikës së Maqedonisë dhe duhet arsyetuar. Opozita qysh në këtë rast gjeti shansin për të sulmuar qeverinë për anti-NATO dhe anti-BE. Edhe pse ajo, pra opozita, rri zgjuar vetëm kur bënë lëvizje pozita, prapë se prapë nuk ka të drejtë absolute në këtë qëndrim për këtë qeveri. Nuk duhet harruar se kjo opozitë maqedonase për një periudhë shumë të gjatë ishte pozitë në Republikën e Maqedonisë, atëherë diskursi i këtij vendi jo që ishte i orientuar drejtë NATO-s dhe BE, por Maqedonia haptas mbronte politikat shoviniste të Serbisë për idetë e saj radikale në Ballkan. Edhe pse, sot e kësaj dite ky shtet ka ngelur nën ndikimin e Serbisë, megjithatë janë hapur rrugë të reja dhe tashmë Maqedonia nuk është aq e varur politikisht nga Serbia.

Varshmëria e një shteti të vogël është e lidhur direkt me objektivat, synimet dhe orientimet e një shteti të madh i cili këto shtete të vogla i mban si terren logjistike për veprimtari kundër ideve të mëdha.

Për të parën herë ndodhi një veprimtari e çuditshme pozitive në R.M. Më në fund edhe për opozitën maqedonase Gordana Jankullovska nuk e meriton të qëndroj në pozicionin e ministres së punëve të brendshme, prandaj edhe kërkuan shkarkimin e saj. Pozita ishte kundër kësaj ideje të opozitës, përdori mjetet ligjore votimin në Parlament dhe arritën që ta bëjnë qesharake opozitën me atë raport votash pro ministres Jankullovska. Krimet, dhuna dhe montimet politike të realizuara në praktik nga Gordana Jankullovska u mbështetën edhe nga partia shqiptare në pozitë e cila votoi kundër idesë së opozitës maqedonase. Me këtë gjë nuk fitoi drejtësia në Republikën e Maqedonisë, por fituan dhuna, padrejtësia, shtypja, montimet politike, raporti i egër i kësaj ministrie ndaj shqiptarëve të këtushëm.

Sot për të qenë pjesë e një garniture njerëzish me pikëpamje të dhunshme për shtetin duhesh të dish të flasësh gjatë tërë kohës dhe të mos thuash asgjë. Kjo nuk është zotësi pozitive e njerëzve të ndershëm, por një kiç i shthurur.’

Andre Chenier thotë: ”Ne e zgjasim bisedën atëherë kur nuk kemi çka të flasim".

Opozita maqedonase këtë shtet e cilësoi si një shtet policor i cili nuk njeh njeri mbi ministren e punëve të brendshme. Thjeshtë kjo qeveri di të zgjasë bisedën ngaqë nuk ka për çka flet. Të gjitha raportet e komisionit evropian për Maqedoninë para opinionit janë të fryra deri në qiell. Maqedonia nuk ka arritur që të plotësoj asnjë standard evropian në lëmine e të drejtave të njeriut, gjygjësisë, korrupsionit, të drejtat e homoseksualëve etj. Këto janë disa nga pikat kyçe që i kërkon Komisioni Evropian. Nikolla Gruevski nisi një letër evrokomisarit Stefan Fule duke kërkuar që të shqyrtohen mundësitë e Maqedonisë për futje në instancat evropiane pasi që sipas tij, Maqedonia ka përparuar dukshëm në pikat e kërkuara prej këtij komisioni.

Edhe pse të gjitha raportet në këtë shtet nuk janë në rregull, bile para syve të Evropës bëhen diskriminime, përbuzje, torturime të ndryshme, megjithatë Maqedonia do të marr sinjale pozitive nga Bashkimi Evropian vetëm kur t`i plotësoj të drejtat e homoseksualëve. Gjë e njëjtë ndodhi edhe me Shqipërinë. Po të mos ishte insistimi i Holandës për të drejtat e homoseksualëve atje, sot Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar