Skip to content

A ka Berisha ''tope'' për Topin?

03. 08. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Pavaresisht se në fokus të politikës shqiptare, që prej zgjedhjeve të kaluara, ka qenë konflikti i hapur, qeveri - opozitë, nga ana tjetër, jo në fokus të publikut, është zhvilluar edhe një konflikt tjetër i fshehtë, nën-rrogoz, ai mes qeverisë e Presidentit.

Siç dihet, Qeveria Berisha nuk ka patur shumë punë për të bërë gjatë këtij mandati të dytë. Pushteti parlamentar ka qenë pothuajse tërësisht in-egzistent, dhe perspektiva duket e tillë, e errët. Në këto rrethana, Berisha me të tijët, ndoshta i mendojnë zgjedhjet e reja parlamentare më shumë se opozita mendon për to.

Në një situatë të tille, "as mish as peshk", Berishistët po përpiqen të perfitojnë e shfrytëzojnë çdo aspekt të këtij mandati qe mbase mund të rezultoj i cunguar. Ndërsa korrupsioni, padyshim, është pika numër një - t'i biem me top sa të mundemi (këtu janë tërësisht në akordancë edhe me "gangsterët" e Metës), një element tjetër i rëndësishëm për Berishistët ka qenë edhe okupimi i pushtetit gjyqësor (Gjykatë e Lartë plus Gjykatë Kushtetuese) me njerëzit e tyre. Dhe këtu fillon konflikti me Presidentin...

Fakt është se votat e maxhorancës rezultojnë të mjaftueshme për emërimet në fjalë, dhe Qeveria po lufton fort në këtë drejtim. Po të shikohet me vëmendje, vetëm me këtë punë po merret Parlamenti që prej një viti, me emërimet në Gjykatën e Lartë e atë Kushtetuese, me asgjë tjetër.

Por problemi është se Presidenti Topi nuk është (me ç'duket) bashkëpunues me Berishistët në këtë ndërmarje. Zoti Topi, që padyshim ka më shumë informacion se ne se ç'bëhet në "oborrin e pasëm" të politikës shqiptare, e di ndoshta se kjo maxhorancë i ka ditët e numëruara, dhe në këto rrethana Ai ka vendosur të mos i shkoj pas avazi. Sepse të ishte ndryshe padyshim do bashkëpunonte, kur për më tepër rinovimi i mandatit të tij të dytë supozohet të bëhet brenda mandatit formal katër vjeçar të maxhorancës aktuale. Në vijim të kësaj linje, Presidenti ka bërë përzgjedhje gjyqtarësh që janë dukshëm në kundërshtim me shijet e Berishistëve, deri sa asnjë prej tyre nuk është votuar në Parlament, përveç Medi Bicit që është i Kursit të Plepave. Kjo politikë ka sjellë edhe bllokimin e pushtetit gjyqësorë, përkrah atij parlamentar që tashmë është i bllokuar prej një viti - vetëm pushteti egzekutiv "punon" aktualisht në Shqipëri, si në kohën e Partisë së Punës.

Si mund të përfundoj kjo histori? - shtrohet pyetja. Mbase me "fitoren" e Presidentit. Berisha nuk duket se ka më tashmë "tope" (kohë) për Topin.

Autori

Komente

Shqiperia eshte bere vend

10. 08. 2010 nga Anonim, 6 vjet 45 javë para
Koment id: 305

Shqiperia eshte bere vend TOPESH, qysh kur efrdhen ne pushtet TOPET e Beogradit.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar