Skip to content

A është Rama ''njeriu violent'' i Biblës?

06. 08. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Ky shkrim morri shkas nga një koment i Mustafa Nanos në rubrikën e tij "Zululand", ku shkruante: "Këtë gjë ka bërë gjithë kohën kryegangsteri i Tiranës, Sali Berisha, i cili, sa herë që i thonë se duhet të bëhet mënjanë..., bën gjithçka për të na përcjellë mesazhin: “Hej, ju mund të më largoni, por unë nuk largohem pa e bërë lesh e lí situatën".

Ndërsa lexoja sa më sipër, më erdhi ndërmend një thënie popullore biblike: "Të mos e lëmë liderin e keq të marrë pushtet, sepse ai do krijoj (nxisë) "njeriun violent" për ta përmbysur atë."

Në vijim të kësaj linje, Abraham Lincoln, Presidenti i 16t i SHBA, theksonte: "Populli nuk duhet të përmbys sistemin kushtetutes, por duhet të përmbys njeriun që shpërdoron sistemin".

Dhe, në një far mënyre, pikërisht kjo filozofi ka sunduar në SHBA. Amerikanët i kanë përmbysur liderët e tyre. Amerikanët s'i kanë kursyer ata, i kanë vrarë. Për fat të keq, edhe vetë "themeluesi" i kësaj filozofie (nëse është filozofi), Abraham Lincoln, u vra gjatë ushtrimit të mandatit të tij presidencial. Ashtu siç u vranë edhe presidentë të tjerë në SHBA. Amerikanët nuk permbysin rendin kushtetues, nuk djegin e shkatërojnë institucione, por ja krisin liderit të tyre, pikërisht ashtu siç predikonte Lincoln.

Ndërsa, ne, kemi bërë tërësisht të kundërtën në historinë tonë, kemi përmbysur sistemin kushtetues, jo liderin. P.sh., në '97n, mijra të vrarë, qindra institucione të djegura e të dhunuara, etj., por asnjë politikan i asgjësuar. E pabesueshme. E njëjta histori edhe kur u përmbys komunizmi.

Europa Perëndimore, për të parandaluar preçedentin amerikan të vrasjes së politikanëve, ka nxitur insititutin e dorëheqjes. Liderët europianë dorëhiqen kur "trashen" gjërat.

Sepse pastaj ndodh ajo që Bibla predikon: Lideri i keq nxit "njeriun violent" për ta përmbysur atë.
Siç në fakt po i ndodh për të dytën herë Berishës. Bëhet fjalë për një rast klasik që provon thënien e famëshme biblike, se si një "lider i keq" ri-krijon përsëri (dhe gjithmonë do e krijoj nëse do marrë pushtet) "njeriun violent" për ta përmbysur atë.

Autori

Komente

Per Mustafa Nanon

12. 08. 2010 nga Anonim, 6 vjet 40 javë para
Koment id: 307

Linkoln predikon permbysje,jo vrasje.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar