Skip to content

Shakaja e ditës - Shtator 2010

02. 09. 2010 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
qesh
  1. E dëgjuat çfarë tha Prifti dje për Metën? Meta ka pasuri të padeklaruar. Ka gurore, pallate, vila, toka në bregdet... Uoou. Për një vit në pushtet Meta kështu. Dhe ne vrisnim mendjen sa pasuri ka Berisha.
  2. Po e ndiqni debatin Meta-Prifti? Keni vënë qe të dy akuzojnë njëri-tjetrin për puç kundër Berishës. A s'ngjan kjo me gjyqet e "armiqve" të Enverit. Me të vetmin dallim, që Berisha nuk i pushkaton, por i prostituon.
  3. Berisha e Topi janë në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-s, dhe vendi ka mbetur në dorë të Topallit e Metës. Të topallit e t'metës... Sa drejtë e me sa mend po ecën vendi këto ditë.
  4. Opozita tha se do i filloj protestat në tetor. Ju besoj e dini kush ka lindur me 15 e 16 tetor. Berisha e Enveri... Prit pak.. Jo, gabim. Enveri e Berisha.
  5. E morët vesh pse e shkarkuan Dritan Priftin? Ishte bërë spiun i palës tjetër. U kishte dhënë socialistëve dokumentat e hidrocentraleve për Bregun e Vokshin... "tradhëtojnë gratë, vëlla, tradhëtojnë..."
  6. Një lajm i keq nga Shqipëria. Numri i të papunëve arriti 1 milion. Një gjë s'kuptoj. Kush punon atje? 1 milion të papunë, 1 milion emigrantë, 1 milion pensionistë. Të tjerët janë politikanë.
  7. Zonja Topalli tha se Parlamenti i ri do ndërtohet te Piramida. Ju kujtohet kush ndërtoi për herë të fundit aty (Piramidën)? Enveri. Ju kujtohet kur? Para vdekjes. E kuptoni çdo të thotë kjo? Hellooo...
  8. E keni parasyshë Shqipërinë? Ate vendin e vogel buzë Adriatikut ku thonë se votat numërohet 3 herë. S'është e vërtetë. E patë Dekretin e Presidentit për pronat në Parlament? E votuan 2 herë, jo 3.
  9. Berisha i kërkoi dje K.Q.Z. të mos djegë fletët e votimit të zgjedhjeve të manipuluara të 28 qershorit. E kuptoni çdo të thotë kjo? Do bëheshkan zgjedhje të reja (i duhen gati).
  10. Dje (16 shtator) Berisha uroi Nanon për ditëlindje... Po sikur Nano e ka me 19 shtator. Çne 3 ditë para urimin? Nejse, Berisha këtë bën me ditëlindjet. I feston përpara. Si të veten, me 15 tetor.
  11. Meqë ra fjala tek ditëlindjet, e dini se Berisha e ka ditëlindjen më 15 tetor, dhe Ramizi me 18 tetor. Të dy kanë në mes 16 tetorin, ditëlindjen e Enverit..., si penisi me topet.
  12. Presidenti Topi kritikoi drejtësinë se po qëndron indiferente ndaj korrupsionit në vend. Çfarë? Drejtësia të hetojë korrupsionin? Po është krim... Vetëvrasje! Helloooo!
  13. Dritan Prifti tha se e kishin shkarkuar si ministër kur po varroste gjyshen. OK, kjo tani po ngjan me filmin "Kumbari", me të vetmin dallim, që bashkë me gjyshen ka varrosur dhe paratë.
  14. Besoj të gjithë jemi në një mendje se Ilir Meta ishte Ministri më i keq i Jashtëm shqiptar. Aq i keq ishte, sa e shkarkuan gjatë varrimit të gjyshes së Dritan Priftit.
  15. E morrët vesh kush u bë Ministër i Jashtëm? Haxhinasto. Ku e kanë gjetë këtë emër? Si Haxhiqamili. Tani vetëm Bin Laden mungon.... Prit pak. Jo, s'mungon. Është në "shpellë" (Parlament)
  16. Berisha tha se s'do ketë më ndryshime në Qeveri. Ndryshime??? Pse pati ndryshime? Berisha aty është...
  17. I patë ndryshimet e sallës së Kuvendit? E patë çfarë shkruhej mbi stemën e Parlamenit? "Shpella e hajdutëve".
  18. Besoj e morrët vesh se Ilir Meta nuk do jetë më Ministër i Jashtëm. E çfarë pastaj? Ministri i Jashtëm i Serbisë ishte kot...
  19. Ilir Meta tha se do largohet si Ministër i Jashtëm sepse mbeti jashtë vendit. Do bëhet Ministër Ekonomie... Prit pak. Po përsëri jashtë vendit do ngelet.
  20. E dini më të fortën e deputetëve shqiptarë? Bëjnë ligje vetëm për shqiptarët, jo për vete. Për vete i kanë me "s" para: "Vjedhja s'dënohet", "S'ali Baba".
  21. Dritan Prifti është përjashtuar nga Qeveria Shqiptare... Po pse? Po zbatonte urdhërat. Po vidhte...
  22. Keni dëgjuar për skandalin e privatizimit të ekspozitës "Shqipëria sot"? Sa shumë korrupsion, ë? Si vetë emri i ekspozitës.
  23. Kjo puna e djegies se fletëve të votimit po ngjan tani me djegien e librave të Kuranit nga prifti i Floridas. Me të vetmin dallim se Berisha... Prit pak. Berisha e ka djegur një herë Kuranin më 1967-n.
  24. U ka bërë përshtypje sa shumë gra janë implikuar në korrupsion? Albana Vokshi, Majlinda Bregu, Raimonda Bulku... A s'ngjan Berisha tani me një tutor? Me të vetmin dallim se pi viagra.
  25. E keni parasyshë Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama? Ju kujtohet kur Berisha e quante Silvia Konti? E dini pse nuk e quan më? Sepse e la Berishen te korruptohet. Helloooo!
  26. E keni parasyshë Sali Berishën. Ai që herën e parë e dogji Shqipërinë, dhe herën e dytë e vodhi. E dëgjuat si tha dje për vizat? "Kjo do jetë një vjeshtë e madhe për shqiptarët"! E kuptoni ç'do të thotë? "Rjedhje e madhe për shqiptarët".
  27. E patë zonjën Topalli duke prezantuar sallën e re të Parlamentit. A s'ngjante me, "Stambolli digjet, Topalli krihet".
  28. Ina Rama u ka kërkuar Task Force të hetojnë korrupsionin e qeveritarëve. Një gjë s'kuptoj. Pse nuk e heton vetë? Çështje me qindra milionë dollarë korrupsion s'ka as Prokuroria e Hagës. Prandaj Berisha s'shkon në Hagë.
  29. PS e PD vazhdojnë të akuzojnë njëra tjetrën për korrupsion, dhe po i nxjerrin të gjitha vetë në pazar... Aq të sigurtë janë se Prokuroria s'do i proçedoj.
  30. E morrët vesh më të fundit? Berisha do tërhiqet nga pushteti për arësye shëndetësore, si Fidel Kastro. Vendin do ja zërë i vëllai, Raul Fazlliç.
  31. Në Tiranë është për vizitë një delegacion i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Kineze. Gjatë takimit me Berishën ata i ofruan pozicionin e doktorit të bllokut.
  32. E morrët vesh vesh se mes Kosovës e Shqipërisë ka filluar sherri. Shkak është vendimi i Priftit për të mos lejuar ndërtimin e një hidroçentrali në afërsi të Kukësit. Kështu shkoi kjo punë, njëherë Hoxha, e tani Prifti, na prishën me Kosovën... Prandaj më mirë: Feja e shqiptarit - shqiptaria.
  33. U ka bërë përshtypje se sa herë zbardhet korrupsioni i një anëtari qeverie, ata akuzojnë Ramën se ka bërë këtë e atë. Pra, "jo vetëm ne, por edhe ai, o baaa...." (Fuck your baaaa).
  34. Berisha s'reagon fare për korrupsionin në qeveri. Qindra milionë dollarë pislliqe, dhe ai asnjë deklaratë. Si tha dje, do rregullojmë të gjitha rrugët. Po ku do i gjesh paratë, se bota i ka lënë të vetat gropa-gropa për shkak të recesionit. Ah po, do ja japë Bregu pas kodrës.
  35. E dëgjoni se për çfarë vlerash korrupsioni bëhet fjalë? 500 milion dollarë, 600 milion... E kuptoni çdo të thotë kjo? Qeveria Shqiptare do luaj filmin ''Sali Baba me 40 hajdutë''.
  36. I keni ndjekur lajmet e fundit për korrupsionin e qeveritarëve?
    - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Berisha s'i ka më para borxh Argitës.
    - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Qeveria ka marrë kredi, për rritjen e pensioneve, nga Dritan Prifti.
    - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Ministrja Bregu s'do më bakshishe.
    - Aq keq është korrupsioni sot në Shqipëri, sa Fatos Nano do ndahet me Xhoanën... Do martohet me Ministren Bregu.
  37. E morët vesh se më shumë të ardhura nga turizmi ka patur vjet se sivjet. Kurse qeveria thotë se sivjet ka dyndje turistësh. Kjo tani po ngjan me 28 qershorin, po i shumëzojnë turistët me 3.
Autori

Komente

strellci ma i miri

15. 09. 2010 nga Anonim, 6 vjet 48 javë para
Koment id: 321

qfar shakaje bre haha me u dek tuj kesh bre njeri pra kush e ka shkru shum mir e ka shkru i lumt

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar