Skip to content

Vizat po hiqen... por a eshte kjo liri levizjeje!

08. 10. 2010 nga Alban Dega

Version i përshtatshëm për printim
Dy gishta

Vetlavderime madhore apo falje me perunjesi?
Kryeministri Berisha e vlerësoi votimin e djeshëm te Parlamentit Evropian per heqjen e vizave per gjysmen e shqiptareve qe kane mbetur ende ne Shqiperi si një votëbesim për lirinë dhe të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë, që tashmë sipas tij kanë fatin të lëvizin të lirë në të gjithë Europën….

Kur them vizat u hoqen per gjysmen e mbetur te shqiptareve ne Shqiperi kemi parasysnh se gati gjysma shqiptareve tashme jane larguar nga Shqiperia me cfaredolloj mjeti duke rrrezikuar e jo ne pak raste duke sakrifikuar jeten e tyre ne perpjekje per nje jete me te lire e me te mire ne Perendim.

Tragjedite e Otrantos, flijimet ne shpatet e Gramozit e lumenjte e Greqise… jane teper te fresketa per tu harruar. Viktimat e tyre te pafajshme kerkojne drejtesi po aq sa edhe viktimat e ish- diktatures komuniste te bera shoshe nga plumbat e Partise se pare te Saliut.

Me shume se mburrje e vetlavderime te shkalles siperore tipike per folklorin e Veriut, Berisha dhe klani i tij duhet tu kerkonte falje me perunjesi per vonesat e pafund qe ka shkaktuar politika e tij ne rrugen drejt Evropes dhe Perendimit demokratik.
“Ndjej krenari në këtë ditë historike, në të cilën Parlamenti Europian votoi për heqjen e vizave për shqiptarët. 7 Tetori do të shkruhet me gërma të arta në memorien e kombit tonë, ngjarja më madhore në rrugën shekullore drejt Europës. Ky është zhvillimi më i madh pas shembjes së diktaturës që përjetoi vendi. Ky vendim është edhe kurora më e ndritur e përpjekjet për integrimin evropian të kombit që dy dekada më parë ishte kombi më i izoluar, më i vetmuar, kombi që 20 vite më parë rrëzimin e portës së hekurt do ta shënonte një ndryshim biblik”, theksoi Sali Berisha. Bajraku eshte ne zenith. Mungonte vetem ciftelia apo sharkia.

E ardhmja e ndritur e femijeve qe e shohin ate jashte Shqiperise

Ai shkoi edhe me tej sot kur ne perurirmin e nje shkolle, te ndertuar me djersen e mundin e taksapaguesve shqiptare e jo me parat e Berishes , deklaroi se “ Votimi i djeshëm përbën arritjen më të madhe në historinë tonë kombëtare. Është votëbesim për liritë tuaja, për dinjitetin tuaj, për të ardhmen e shkëlqyer të fëmijëve tuaj, të cilët kanë fatin e madh të lëvizin të lirë në mbarë Europën, të rritën në një vend të sigurtë” theksoi kryeministri.

Per Toke Zoti kryeminister.

Eshte shume shpejt per te harruar ata dy vocrraket 9 e 11 vjec nga vendlindja e tij qe kishin marre arratine nga shtepite e tyre me enderren per te gjetur te ardhmen e ndritur ne Perendim.

Eshte shume shpejt per te harruar 15 vjecaren nga Tirana qe vetem tre muaj me pare u hodh nga kati i peste i nje hoteli te Romes per te vdekur ne Perendim. Me mire e vdekur ne Perendim se e gjalle ne Shqiperi, ku u kthye ne arkivol.

Eshte shume shpejt per te harruar edhe ish- ministra e ambasadore te tij qe kane kerkuar azil politik ne Perendim.

Eshte shume shpejt per ta harrur mbi 95 per qind te studenteve shqiptare ne Universitet me ne ze te Perendimit duke filluar nga Oxfordi, Harvardi, Princetoni, Sorbona

Eshte shume shpejt per te harruar viktimat e Otrantos, Gramozit….

Vizat po hiqen… po pastaj?

Ka edhe nje pyetje shume domethenese. Mire u hoqen vizat per gjysmen e shqiptareve qe kane mbetur ende ne Shqiperi, por a eshte kjo liri levizjeje!?

A i kane mjetet ekonomike e financiare shqiptaret e mbetur per te udhetuar te lire e pa kokecarje ne Evrope, kur udhetimi me i lire kushton te pakten 100 euro, pa llogaritur hotelet, ushqimin, etj. Etj.!? A u ka siguruar politika ekonomike e Berishes burimet jetike per kete liri njerezore!? ???

Vizat hiqen per udhetimet ne Evrope, sigurisht pasi te miratohet edhe nga ministrat e Brendshem dhe Komisioni Evropian. Po sa te aferm kane shqiptaret ne SHBA e shtete te tjera!?

Vetem 20 vjetet e fundit ne SHBA kane emigruar mbi 500 mije shqiptare, pa folur per Kanadane, Australine e deri Zelanden e Re.

Ndaj, eshte me shume koha per te kerkuar falje per keto pengesa e vonesa se per te rrahur gjoksin e per ti dhene vetvetes dekorata te pamerituara per qenien gjithnje te fundit ne cdo hap integrimi drejt Perendimit demokratik ndaj Evropes e SHBA-se.

Behet fjale per popullin me properendimor, me proamerikan ne Bote cka eshte ne nderin e shqiptareve por edhe te miqve e aleateve te tyre.

Gjithnje te paret nga fundi. Kush e ka fajin?

Gjithnje te fundit. Gjithnje te paret nga fundi, kur jemi vendi i vetem ne Evrope ku levizja demokratik kishte si parulle e lejtmotiv: “E duam Shqiperine si gjithe Evropa!” “E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”

A mund te fajesohet ky popull e keto aspirata mbareshqiptare per keto vonesa te pajustifikuara!? Sigurisht qe jo.

Krejt e kunderta. Fajin e ka qeverisja e mbrapshte e Shqiperise ne radhe te pare e Sali Berishes qe ka qendruar ne pushtet per me shume se 12 vjet.

Fajin e ka “kuota zero” qe rrafshoi fabrika e plantacione, qe rrenoi bujqesine dhe blegtorine, industrine e gjithcka sikur edhe pemet te ishin “komuniste”. Pronaret e ligjshem te tyre akoma nuk kane rimarre cka u takon. Punuesit e tyre shesin krahun e punes dhe djersen ne plantacionet afendikojve greke apo te jugut te Italise…

Fajin e ka lufta e re klasave dhe spatrimet e mirefillta politike te specialisteve dhe intelektualeve te mirefillte me ligjin famekeq 24.

Fajin e ka arrestimi dhe burgosja per motive politike i liderit te opozites Fatos Nano,qe i beri sherbimin me te madh opozites pasi ai do ta kishte percare e sakatuar, sic veproi pasi doli nga burgu e rifilloi dashurine e vjeter e flirtet e reja me Berishen.

Fajin e kane marreveshjet okulte Berisha- Nano, Nano- Berisha si ajo e Triestes e me radhe per riciklimin reciprok ne politike te ketyre ish-komunisteve fanatike.

Fajin e ka vjedhja masive e votes se lire dhe manipulimet ala Dushk e zgjedhjeve te 26 majit 1996, te 24 qershorit 2001, te 3 korrikut 2005, te 28 qershorit 2009.

Fajin e ka katrahura e 1997-es qe e ktheu Shqiperine ne nje germadhe dhe shtetin shqiptar ne nje kuti kartoni apo kocan misri qe u shkermoq sikur te nmos kishte ekzistuar kurre…

Fajin e ka Gerdeci dhe korrupsioni masiv i qeverive me te korrptuara ne historine tone Nano-Berisha qe po e mbajne peng Shqiperine dhe integrimin e saj ne Evrope tash 20 vjet.

Jane keto fajet e Berishes edhe te Nanos, te qeverisjes shqiptare qe kane detyruar gati gjysmen e shqiptareve te largohen me cdo mjet e me cdo cmim, bile edhe me cmimin e jetes te marrin rruget e kurbetit, te vetsigurojne vizat e levizjen e lire prej vitesh ne mbare Perendimin e jo vetem ne Evrope

Te gjitha fajet i ka opozita

Berisha jo vetem nuk kerkoi falje per keto faje te renda, por u hodh ne sulm dhe gjithe fajet per keto pengesa e per keto vonesa fatale ia hedh opozites.

Meritat jane vetem te Berishes dhe te partise se tij. Fajet jane vetem te opozites e te Edi Rames, qe nuk ka qene per asnje dite kryeminister i Shqiperise.

Berisha nuk kurseu akuzat për shpifje ndaj opozitës, e cila sipas kreut të qeverisë ka si qëllim ardhjen në pushtet duke mashtruar qytetarët.

“Këta zotërinj flasin nga mëngjesi deri në darkë për korrupsion. Këta shpifin dhe trillojnë dhe mendojnë se me shpifje dhe trillime do mund të maskojnë gjobat që u vendosin kompanive të ndërtimit në Tiranë. Këta zotërinj përpiqen të nxijnë cdo gjë në mënyrë që të mund të mashtrojnë qytetarët për të ardhur në pushtet”, tha Berisha duke harruar se eshte detyre e ekzekutivit dhe drejtesise te zbatojne ligjet

Cfare tregojne faktet!?

Me gjuhen e fakteve apo me gjuhen e “letrave higjienike”?

Sali Berisha jo vetem mashtron shqiptaret por edhe gjithe Boten per te qendruar ne karriken e pushtetit me te korruptuar qe ka pasur ndonjehere Shqiperia.

Jo vetem mashtron, por eshte gati t'ia vere flaken gjithe Botes per te ruajtur karriken e pushtetit te tij te korruptuar.

A nuk ia vuri flaken Shqiperise ne 97-en vetem per ate karrike!? Mbi 10 000 viktima. Mbi 4 miliarde dollare pasuri te popullit shkrumb e hi!

Po Gerdeci me 26 viktimat fatale e mbi 500 te plagosur per shkak te babazise se mafias qeveritare te korrupsionit. "Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit" shkroi "The New York Times" vetem nje jave mbrapa.

"Nje leter higjienike” e quajti Berisha kete mbret te shtypit te lire boteror. U fut ne histori duke ua kaluar edhe Stalinit e Putinit, Hitlerit e Enverit, Kastros e Chavezit… bile edhe Kim Jon Ilit e Ahmedinaxhadit.

E cfare eshte vjedhja e votave te 28 qershorit te vitit 2009 perballe ketij rekordi te zi te Berishes... Nje limonate… Ndaj jo rastesisht kryeministri shqiptar u orvat ta shese votimin e Parlamentit Evropian si nje votebesim te Evropes per zgjedhjet e lira ne Shqiperi. Ku dhemb dhembi vete gjuha, thote sovrani

Fakti eshte se Evropa dhe vezhguesit nderkombetare ne raportin perfundimtar per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 kane theksuar se “ ato u numeruan keq ose shume keq ne nje te treten e tyre” A nuk eshte vetem ky fakt deshmi e qarte se kush mashtron e kush vjedh voten, zgjedhjet si shtylla e demokracise nme cdo vend te Botes?

A mund ti besohet ketij kryeministri!?

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar