Skip to content

Shakaja e ditës - Nëntor 2010

02. 11. 2010 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
qesh
  1. Shkodrën "po e merr lumi"..., përsëri përmbytje. E keni vënë re se qëkur Berisha manipuloi zgjedhjet, s'po e le Zoti rehat. Për hundësh po i del... E ne themi, "puna jonë punë muti, punë të mirë ka hajduti".
  2. Për 28 Nëntor Berisha bëri vizita në familjet e "dëshmorëve të demokracisë". E dini se vetëm Shqipëria ka titullin "dëshmorë demokracie"? Prit pak. Ne kemi edhe një gjë tjetër që është zhdukur në botë. Ilir Metën.
  3. Sot është 29 Nëntori, dita e çlirimit nga nazistët. Berisha e festoi që më 28 Nëntor. Kështu bën me datat e shënuara, i feston një ditë para. Si me ditëlindjen e tij, që e feston me 15 tetor, jo me 16.
  4. Opozita filloi përsëri protestat. Kjo tani po ngjan me konfliktin Kore e Jugut-Kore e Veriut. Me të vetmin dallim që Kim Jong-il është nga veriu Koresë, jo i Shqipërisë.
  5. E morët vesh se katër policët e Kosovës që ndaluan Albana Vokshin u pushuan nga puna. Kësaj i thonë për një viç të të zerë nata jashtë.
  6. Parlamenti miratoi buxhetin e qeverisë për 2011. Një gjë s'kuptova, pse buxhetin e 2011-s, e jo të 2012-s? 2011 është sivjet. Viti tjeter kemi 2112 - falë Berishës arritëm të parët fundin e botës...
  7. E dëgjuat Aldo Baren si tha për Berishën nga salla e gjyqit? Berisha e ka vendin në burg, kurse Bare kryeministër. Çfarë? Prapë njëlloj....
  8. Partia Socialite do bëj mocion mosbesimi kundër Topallit. E besoni ju këtë? S'kanë çi bëjnë Berishës, e i bien gomarit.
  9. E morët vesh se plehrat e Europës do hynë pa doganë në Shqipëri. Të gjitha llojet e plehrave europiane tani pa para te fusha e plehrave... Jo si deri më sot në supermarket...
  10. Berisha vazhdon fushatën në vend t'ju thotë njerëzve se e mbajti premtimin për heqjen e vizave. Besoj ju kujtohet se premtimin e bëri para 20 vitesh. E dëgjuat si i tha ajo vajza? Gjyshi ka vdekur...
  11. E dini cili është ndryshimi mes Berishës e Enverit. Berisha s'ka shkruar asnjë vepër..., përverç "Rrezikut Anglo-Amerikan".
  12. E morët vesh se shumë supermarkete në Tiranë shesin mallra të skaduara? Çfarë? Mallra, mallra, jo Ilir Metën...
  13. E patë Aldo Baren që kërcënoi Berishën nga salla e gjyqit? E kuptoni pse është lajm i mirë ky? Më në fund po merren me njëri-tjetrin, jo me ne.
  14. Partia Socialiste dërgoi në Prokurori çështjen e Piramidës. Besoj e kuptoni që është gabim? Berisha tani ka edhe një motiv më shumë për ta shembur.
  15. Edi Rama është në Bruksel për t'u ankuar për Berishën. Pse në Bruksel për Berishën!? Në Beograd, hellooo...
  16. Sipas një sondazhi të Gallup, 40 përqind e shqiptarëve thanë se do emigrojnë pas liberalizimit të vizave, ndëra 60 përqind thanë se ishin emigrantë.
  17. Sot është Kurban-Bajrami. E dini çfarë duhet të therrni si kurban? Dele, dhi, lopë dhe gamile... Për njerëzit "kujdeset" qeveria.
  18. E dëgjuat Berishën si tha në Lezhë? Ne nuk i hapëm kutitë, por fituam vizat! OK... Kjo tani po ngjan me: E fituam pushtetin me grykën e pushkës, dhe prodhuam bukën me forcat tona..., ose 1000 bijen 1 ngrihet.
  19. Qeveria e shtyu për 4 ditë "festën" e liberalizimit të vizave pas aksidentit vdekjeprurës ku humbën jetën 9 persona. Një gjë s'kuptova. Pse e shtynë? Ishte në përputhje me protokollin qeveritat të "liberalizim-kurbanit".
  20. Një lajm jo i mirë! BE nuk i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Një ditë më parë na miratoi liberalizimin e vizave, kuse sot... Edhe BE filloi tani me: "do ju ngrij buzëqeshjen në buzë!"
  21. Dëgjuat për Gjel Tavën? Berisha e bëri Ministër Shëndetësie. S'thonë kot, ''paç fatin e kurvës''. Ju kujtohet si thoshte? Votat nuk u vodhën, por u shitën? Fiks fare! Vangjeli bërtet kapeni Vangjelin.
  22. Gjel Tava u largua nga PS se nuk ja kishin plotësuar kërkesat. Dhe ç'kërkesa paska patur? Të bëhej Ministër Shëndetësie... S'ka "faj"! Te PS është punë muti, punë të mirë ka hajduti.
  23. Po e ndiqni debatin për shembjen e Piramidës? A s'duket si lojë? Si grupet armiqësore që sajonte Enveri për të spostuar vëmendjen. Dhe ne pyesim ç'bënte Berisha ne Bllokun e Udhëheqjes? Analizat e urinës! Hellooo...
  24. E dëgjuat fjalën e Metës në takimin e Lëvizjes Rinore për Integrim. I patë si brohorisnin të rinjë e LSI-s? "Viiivaaa Duçe, Viivaaaa Duçe, Viiiivaaaa Duçe"...
  25. Ish deputeti i PS-s, Vangjel Tavo, bëri prezantimin tek LSI. Ç'ishte ai lloj prezantimi? I paparë!! E kontrolluan a ishte synet!!
  26. Presidenti Topi, gjatë vizitës në Londër, falenderoi Kryeministrin Britanik Cameron për liberalizimin e vizave... Helloooooo - Britania si ka hequr vizat.
  27. E dëgjuat pr/buxhetin e qeverisë për 2011? Prioritet do jenë kompleksi i ri parlamentar dhe stadiumi i ri kombëtar. Çfarë? Parlament e stadium pa demokraci e pa kombëtare! Si "tigani në zjarr, peshku në det''.
  28. Tre nga katër kandidaturat e Presidentit Topi për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese u rrëzuan nga Parlamenti. Nejse, rëndësi ka qe s'rrëzojnë Topin. Besoj e kuptoni pse? Është i Institutit Bujqësorë.
  29. Sipas komisionit të ligjeve, kandidaturat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u rrëzuan se s'kishin paguar taksat. Çfarë? Taksat? Po ju po i vidhni.
  30. Parlamenti i rrëzoi kandidaturat e Gjyqtarëve të Kushtetueses megjithëse s'kishin lidhje me komunizmin. Është e qartë se duan gjyqtarë për të miratuar marrëveshjen kufitare me Greqine për Shën Naunin... Jo, gabim. Shën Berishën.
  31. Dje opozita priste përgjigjen e Berishës për komisionin hetimor si kusht për reformën zgjedhore. Dhe Berisha tha për të 100 herë jo. Dhe opozita tha për të 100 herë do bëjë protesta. Kjo tani po ngjan me historinë e "maces me Saliun".
  32. E morët vesh se do mbyllet Avokati i Popullit. E dini pse? Pas liberalizimit të vizave s'do ketë më popull.
  33. E morët vesh për Vangjel Tavon? U bë deputet i LSI. Me që ra fjala, çfarë lloj emri është ky Vangjel? Hollandez? Van-gjel! Apo shqiptar? Gjel në Tavë! E dëgjuat si tha? PS nuk më plotësoi nevojat homo-seksuale... Çfarë???
  34. Nje lajm i keq. BE do i ofroj statusin e vendit kandidat vetëm Malit të Zi, jo Shqipërisë. Nejse, Berisha prap i fituar doli... nga ana e gruas.
  35. Ka plasur sherri në Tiranë për shembjen e Piramidës së Enverit. E keni vënë re sa herë bie Enveri, njëmijë ngrihen! Ju kujtohet kur ra busti? U ngrit Berisha, Meta... Prit pak. Jo, gabim... Meta nuk u ngrit, ja ngriiiiti Berishës...
  36. E morrët vesh se do martohet Edi Rama. Besoj e keni të qartë se s'po martohet për tu bërë kryeministër. E kuptoni pse? Nuk e ka gruan dibrane..., as hungareze e as malazeze.
Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar