Skip to content

Sa zhgënjim! Europa po mundet nga Berisha!

19. 11. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
gishti

Është e njëjta histori, i njëjti skenar, i njëjti injorim sistematik nga Europa. E njëjta lënie pas dore, e njëjta harresë... apo siç thuhet tashmë rëndom e pamëshirshëm, "çdo popull meriton liderin e tij".

E gjithë kjo startoi me Esat Toptanin, një shekull më parë, kur pashai turko-serb greko-italian (që dinte edhe shqip) përzuri "ditën për diell" mëkëmbësin e Europës në Shqipëri, Princ Vidin, dhe ajo ("kurva e motit") nuk bëri asnjë përpjekje për të "rivendosur rendin".
Kështu ndodhi edhe kur Ahmet Zogu shkatëroi me gjak opozitën shqiptare të Nolit - Europa heshti.
Kështu ndodhi edhe kur Enver Hoxha fshiu nga faqja e dheut opozitën nacionaliste shqiptare - përsëri Europa heshti.
Kështu ndodhi edhe kur Sali Berisha gjakosi opozitën dhe manipuloi (manipulon) zgjedhjet - Europa heshti...

Përse ky trajtim jo dinjitoz? - shtrohet pyetja. Shqiptarët kanë mërguar në masë nga vendi i tyre për shkak të keq-qeverisjes! Çfarë prove më kokëfortë duhet për të kuptuar vuajtjen tonë!!!

Ku janë standartet demokratike perëndimore që predikohen për zgjedhjet e lira, për pushtetin e krijuar me votën e lirë, për gjyqësorin e pavarur...? Ju e dini shumë mirë që zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin demokratike. Nëse po, atëhere zgjedhet tuaja nuk janë të tilla. Dy standarte nuk mund të ketë në këtë histori! Ose Shqipëria është demokraci, ose ju.

50 vjet na harruat nën një diktaturë çnjerëzore. Ndërsa prej 20 vitesh bëni sikur s'po ju kujtohemi. Edhe diktatura e Pinoçit, e ajo greke, zgjatën vetëm 10 vjet. Pse eksperimentoni kaq mizorisht me ne? 70 vjet nën diktaturë! Ju e shikoni sa keq janë shqiptarët, sa pak liri kanë, krahasuar madje me standartet më minimale perëndimore...

Skenari, i kushedi se çfarë segmeti europian, që po zgjat prej dekadash tashmë, duhet mbyllur. Mjaft na vendosët diktatorë mbi kokë. Kjo linjë ka dështuar. Binduni!

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar