Skip to content

Politika e mosbesimit

30. 03. 2009 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Krahasuar lëvizjet e mëdha që kanë bërë popujt dhe kombet e tjera të cilat tani pas një rilidhje të dytë kanë marrë një pamje pothuajse të plotë dhe të qëndrueshme në kuadër të demokracisë moderne të këtyre shekujve të ri që po përjeton bota siujdhesa ballknaike ka mbetur edne zonë e errët në historinë e botës dhe një vende që akoma nuk ka dal nga gjendja e mjerë e egoizmave dhe instikteve të nacionalizmave ekstrem. Të gjitha kishin para vetes probleme të mëdha dhe një mal sfidash duhej rrafshuar për të bërë që vizioni që ishte ndërtuar nga historia dhe qëllimet e përbashkëta të një bote që qonë progresin e saj drejtë mirqenjes së të gjithëve dhe në të gjithë të bëhej realitet i plotë. Këta popuj dhe kombet gjatë proceseve të shtetndërtimi arritën që shtetin e tyre jo vetëm ta forcojnë dhe t'ia vënë themelet e sigurta por edhe ta zhvillojnë procesin e ecjes në rrugën e modernitetit dhe krijimit të hapësirës për të gjithë dhe nga të gjithë.

Evropa e bashkuar ky sinonim i vjetër arriti të bëhej një realitet i gjallë dhe praktik ku shtete tani jo vetëm janë pjesë e përbashkët e politikave ndërkombëtare por edhe stabilitetit dhe sigurisë së përbashkët si dhe të ekonomisë së liberalizuar në të gjitha vendet e bashkimit europian. I vetmi rajon që jo vetëm është i lashtë sa vetë bota por se edhe ka pasur një traditë dhe kulturë të hershme europiane është siujdhesa ballkanike kjo vatër e luftërave dhe konfliketave të përgjakshme ndërmjet popojve dhe kombeve ka mbetur vrimë e zezë dhe detonator i frikshëm. Ndërkaq vende apo shtet që sot e përbëjnë këtë siujdhesë janë pothuajse shtete më të dobëta më jostabile me një sistem të brishtë demokratik dhe shtetëor me një diplomaci jo aktive dhe me një ekonomi të paqëndrueshme dhe jo progresive e jo prosperues.

Shetet që lindën sërish nga luftërat e përgjakshme në ish-Jugosllavi mbetën ende në kërkim të demokracisë që ata kishin menduar se është vetëm një koncept iluziv i momentit dhe jo një element që shtetin e qonë drejtë zhvillimeve të drejta dhe të një sistemi të qëndrueshëm shtetërore juridik. Shumë shtete që u bënë shkas në shembejen e sisitemit të vjetër të ish-Jugosllavisë dhe vetë kësaj ndërtese të ndërtuar mbi keqkuptime historike e cila po shembet përditë e ngapak dhe po i bie boja, nuk arritën të mësojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës si dhe ecjet progresive dhe moderne të të gjitha sferave.

Këto shtete që dolën nga ajo grehinë e quajtur Jugosllavi tani po ballafaqohen me vetven dhe me një srë probelmeve që nga themelet e shtetit e deri të problemet e korrupcionit dhe të keqmenaxhimit të asaj anije shtetërore. Psh. Shteti i mbykqyrur i Kosovës si një ndër shtetet më asistencë ndërkombëtare dhe si një ndër shtetet më të reja ende nuk ka arritur që ta mësoj demokracinë ta fusë atë brenda qenjes së tij si sistem shtetëroë dhe edne nuk ka arritur që ta heq qafe korrupcionin dhe varfërinë e skajshme. Gjithashtu ky shtet i mbykqyrur dhe ende i ri në rrugën e shteteve të vejtëra nuk ka arritur që të prodhoj stabilitet, paqe dhe siguri por është bërë një vend më i pasigurti në ballkan duke ditur se vetë gjendja që tani shihet në dioptrinë e politologjisë dhe të ndërtimit të themeleve të një shteti pra të njerëzve që kanë sy dhe veshë jo vetëm të jashtëm por edhe të brendëshëm tregon këtë realitet jo të admirueshëm por të hidhur politik që po ndodhë me rrugëtimin e shtetit të mbykqyrur të Kosovës.

Ky shtet pas daljes nga zgjedha e rëndë që ia kishte vërë politika e egër serbë po merr një shtratë tjetër duke harruar gjendjen e mëparshme të asaj periudhe ku çdo kush e shikonte ardhmën e Kosovë të ndritshme duke vëlerësuar vuajtet mungesën e lirisë dhe të shtetit të tyre, kështu tani po të hedhim pak kritikë pozitive syve të pushtetarëve del se aty gjenë një perdeje mosdije dhe një forcë të lojërave të pakontrolluara pasionesh që qojnë shtetin e mbykqyrur të Kosovës drejtë një harrese historike dhe të një fryerje të pushtetit që askush nuk e kishte menduar më parë sepse për njerëzit respektivisht popullin e Kosovës më parë prioritet mbi prioritete ishte liria dhe heqja e zgjedhës serbë tani po ky popull është duke bartur një zgjedhë të rëndë nga vetë peshkaqenët e mëdhenjë që po dhjamosen duke e ngrënë kështu ardhmërinë e shtetit të Kosovës dhe duke e zhytur popullin në një varfëri të skajshme, si dhe duke keqmenaxhuar me qeverisjen e administratës shtetërore. Apo më duhet cekur një thënje të rëndësishme dhe të mençur të ëaslav Havel ku nënvizon në lidhje me këtë gjë se „derisa ishim të detyruar të luftojmë për liri, ne njihnim cakun tonë. Tani që kemi lirinë, nuk dimë më me saktësi çfarë dëshirojmë“. Këtu Havel na kujtonë se ajo liri që për një popull ishte domosdoshmëri dhe një detyrim i arritjes së atij caku që ata vetë ia kishin caktuar vetes, tani kjo liri që për këdo është një e drejtë që ta ketë atë dhe ta mbaj si në pllëmbë të dorës. po shndërrohet në një liri të keqpërdorur në një lodër fëmijësh dhe një vegël e tmerrëshme e pasioneve të pushtetarëve.
Nga kjo mund të thuhet se robëria dhe zgjedha e hershme nga politika e egër e represaljes serbe nuk arriti që t'i vetëdisoj pushtetarët e tanishëm që kan atë në duar që ta konsiderojnë atë kërkesë të mëhershme të lirisë si një rast që tani duhet ruajtur dhe punar por edhe forcuar lirinë dhe pavarësinë e shtetit e jo si një rast për ta zbritur arsyen te këmëbët dhe për t'i zgjeruar zonat e egëra shqisore e djallëzore të pasioneve të vetëkënaqjes si dhe duke e konsideruar pushtetin si një përfitim dhe pasurim të vetvetës dhe klaneve(partiake) apo gjetiu.

Shteti i mbykqyrur i Kosovës si dhe vetë pushteti që njerëzit menaxhojnë dhe drejtojnë atë nuk ka frena dhe kontroll sepse të gjithë në pushtet janë të një modeli dhe të gjithë kanë një emër dhe një veshje partiake ideologjike sepse ekziston bindja se në shtetin e Kosovës menaxhojnë shumë duar dhe këmbë që askush pasi t'i lërë karriget e larta të pushtetit të mos dal i zhytur në korrupsion dhe në allashvereshesh tjera të pushteti shtetëror të Kosovës. Në shkenca politike nënvizohen dy gjëra që janë shumë e rëndësishme për një shtet demokratik, e këto janë;së pari asgjë nuk duhet pranuar pa e kontrolluar më parë, dhe asnjë lojë e forcave të brendëshme të mos dal e pakontrolluar nga këmbët e deri te koka gjatë kohës së qeverisjes.

Te ne ndodhinë gjëra më të çuditshme ndër vendet e botës demokratike të cilat qojnë ujë në mullirin e asaj ndërtese të quajtur mjerim dhe asaj zgafelleje të quajtur fole e atyre pushtetarëve për t'i fshehur gjurmët e së kaluarës dhe gjurmët e së tanishmes të administratës së shtetit të mbykqyrur të Kosovës.

Më duhet të lidhem me një gjë që Zhan Zhak Rusoi e kishte për çdo pikë të tij të studimit të pushtetit duke e zhveshur atë dhe të metat deri në sekretet tij, në lidhje me këtë mund të themi se vetë Rusoi ishte i pari mbase edhe i fundit që e „gërreu pushtetin deri në kockë aq sa asnjë qeveritar ambicioz nuk mund të mos e mallkojë atë tri herë në ditë „dihet se dinakëria e qeveritarëve është e vejtër sa vetë bota. Dhe krejt në fund shteti i Kosovës po prodhon politika të përditshme të mosbesimit, të frikës, të zhgënjimit qytetarë dhe ndërkombëtar, të mungesës së sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik, keqmenaxhimit shtetëror dhe korrupcionit etj etj. Me një fjalë mund të thuhet se edhe pas shumë vuajtjeve të popullit të Kosovës nga barabria otomane dhe serbe ajo tani ka brenda vetes një gjë po ashtu të tmerrshme barabirën e pushtetit e cila nuk po arrinë t'i kënaq dëshirat dhe obligimet e qytetaritë të saj dhe ta sigurojë atë dhe ekzistencën e tij, identitetin e tij, personalitetin, të zhvilloj atë dhe ardhmërinë e tij etj etj. Thjeshtë pushtetarët e shtetit të mbykqyrur të Kosovës po i shërbejnë vendit respektivisht shtetit kaq ftohtë saqë mund thuhet me plotë mend se ata ndoshta nuk po e konsiderojnë Kosovën si atdhe të tyre por si një vegël të përfitimeve dhe të pasioneve të tyre.

Ata iu kanë bindur pasioneve pa e dashur shtetin e Kosovës si atdhe të tyre, dhe ata iu kanë bindur pa e pasur qëllimin e ardhmërisë për të gjithë por për ambicie kafshore dhe shqisore e djallëzore duke menduar se të jesh në maje të një ndërtesa të tjerët janë insekte dhe vogëlsira. Prandaj kjo është tmerrë ajo që Kosova tani po përjeton duke ditur vuajtjet e tij historike në përpjekje të formimit e ndërtimit të shtetit dhe të lirisë së tij. Ndoshta të gjithë mund të thonë se ka vend për të menduar dhe thënë edhe gjëra pozitive, por unë do e përmendja një shprehje për ata që mendojn ashtu kaq lehtë e kjo shprehje është e politikanit dhe publicistit Anglezë Charles Prestwich Scott i cili tregon se faktet determinojn gjendjen dhe se ato janë të veçanta, ja se siç thotë ai „. . . por faktet janë të shenjta. . . “, pra faktet janë ato që e tregojn dhe shfaqin në plotëni gjendje ekzituese të një problemi apo natyre të çfardollojshme, e në këtë rast edhe faktet që ne po i shfaqim në lidhje me problemet me të cilat është duke u përballuar shtetit i mbykqyrur i Kosovës dhe se asnjë gjë nuk është e shpikur, por të gjitha këto që janë të trajtuar në bazë të një analize të thellë të relitetit dhe matjes së tij me kohën dhe proceset politike të shtetit të mbykqyrur të Kosovës dhe ardhmërisë së tij.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar