Skip to content

Holbrooke ishte negociator efikas

15. 12. 2010 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Të shkruash për një diplomat me karrier siç ishte Hollbrooke nuk është gjë e lehtë por ne këtu do mundohemi sadopak të i nënvizojm disa momente të rëndësishme të karrierës së tij diplomatike. Hollbrooke ishte një diplomat i vyer me një stil prej njeriu të stuhishëm, stoik por edhe i palodhshëm në arritjen tek pika e dëshiruar pra zgjidhja e problemeve, ama problemeve komplekse në një mjedis paragjykues dhe të pafrymë siç ishin Azia dhe Ballkani.

Për më shumë se 30 vjetë, Hollbrooke ka qenë një praktikues i diplomacisë komplekse, krijuese dhe shpesh konfrontuese. Holbrooke ishte një negociator i paepur i cili dha kontributin e tij maksimal në zgjidhjen e konflikteve, por edhe në krijimin e paqes dhe stabilitetit, me anë të marrëveshjeve që u arritën në kuadër të punës së tij ai tregoj qartë se ishte një profil i lartë i diplomatit dhe një njëri i vendosur.

Ai ishte një njeri i mbushur me vetëbesim, i sigurtë, i guximshëm, i matur dhe ambicioz, poashtu ai ishte një ndër diplomatët më efiksa ai e bënte gjën e duhur në kohë të duhur. Ishte një nga diplomatët që ka një histori të rezistencës ndaj pengesave dhe nyjeve që lidhnin konfliktet apo problemet ku ai ishte dërguar si negociator apo ambasador, ai me këtë tregoj në mënyrë të dukshme duke promovuar një diplomaci sfiduese përball maleve me problemeve, apo më mirë ai sfidonte dhe me këtë nuk tërhiqej nga rruga e procesit negociator deri te një zgjidhje e pranueshme, por nuk do të thotë se ai nuk mbante edhe një mundësi rezervë atë të fundit “alternativave të nxehta -zgjidhë ose përballu me pasojat (rasti i Milosheviqit)” që do qonte deri të një marrëveshje në mes palëve konfliktuoze.

Holbrooke ishte njeri që pranonte sfidat, mbante gjithnjë kujdesin e shtuar ndaj ngjarjeve serioze, ai nuk i donte zgjidhjet vetëm sa për të pajtuar përkohësisht palët ai donet zgjidhje historike dhe me këtë ai donte të thoshte se ishte diplomat që i donte arritjet historike më shumë se marrëveshjet kozmetike të cilat bëheshin pa e larguar mbetjen e zjarrit.
Ai kishte rreth vetes gjatë rrugës së tij prej diplomati shumë përkrahës por edhe shumë kritik, këto normalisht se vinin si rezultat se skena ndërkombëtare dhe ambienti ku ai lëvizte si emisar apo negociator ishin komlekse dhe të rënda, megjithatë ai planet e tij dhe përpjekjet për të arritur te pika e dëshiruar e zgjidhjes apo e marrëveshjes vazhdonte t'i ndjekjte me mençuri dhe shkathtësi. Holbrooke ishte diplomat i karrierës, promovues i paqes dhe stabilitetit në rajonet e trazuara, njeri i talentuar i shkathtë, padurueshëm ndaj zhurmëve dhe zgjatjes së të keqes së konlfikteve dhe gjakderdhjeve thjeshtë ishte mjeshtër i negociatave dhe kategorik ndaj proceseve që kërkonin zgjidhje dhe që ishin tepër serioze si për rajonin (e trazuar)negoconte ashtu edhe për vetë botën demokratike.

Ndërkaq në kuadër të kësaj duhet nënvizuar se ai shërbeu si negocitaor në një mjedis paragjykues dhe konfliktuoz dhe sfida më e madhe tij ishte të largonte nga rruga këto gurë dhe ta ndalte gjakderdhjen, mënyra se si veproi ai në këto mjedise tragjike si në azi ashtu edhe në ballkan na bëjnë të kuptojm se ai ishte një diplomat me energji të madhe dhe me një vizion të qartë për t'i drejtuar palët në rrugën e paqes dhe të zgjidhjes së nyjeve të lidhura në mes palëve konfliktuoze. Ai në tryezën e tij negociuese arriti të sfidonte të gjitha pengeseat vetëm e vetëm që të zhvendoste malet me probleme, t'i zgjidhte mosmarrveshjet dhe konfliktet brenda palëve, prandaj ai ishte edhe arkitekt i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit të vitit 1995 dhe dhënies fund të luftës në Bosnje.

Poashtu përpjekjet e tij nuk u ndalën vetëm këtu ai vazhdonte të bënte një punë të mrekullueshme, dhe në kuadër të kësaj ai shërbeu edhe në negociatat mjaftë të vështira në konfliktin e Kosovës 1998/99, si i dërguar special i OKB dhe presidentit Klinton, ku pas shumë diskutimeve dhe negociatave të stërzgjatura ai dhe dritën jeshile në lidhje me bombardimet e NATO ndaj shtetit serb pasi që ishin shfrytëzuar të gjitha mundësit dhe e vetmja gjë që kishte mbëtur ishte futja në lëvizje e alternativës së nxehtë pra përballja me pasojat për shtetin serb dhe Milosheviqin e pabindur dhe kokëfortë. Ai shërbeu gjatë karrierës së tij diplomatike si i dërguar special i Klinton në Çipro (1997), pastaj në Azi(1977/81), si ambasador në Gjermani(1993), ambasador në OKB(1998/2001) etj etj.

Ai është gjithashtu i vetmi person që ka mbajtur pozicionin e ndihmës sekretarit të shtetit për dy rajone të ndryshme të botës (Azi dhe Evropë). Holbrooke ishte përkrahës i palëkundur i shtetit të Izraelit, Ndërsa së fundi ai ishte konsideruar njëri ndër kandidatët për sekretar të shtetit të SHBA-së por pas zgjedhjes së Obamas president ai u emëruar në vitin 2009 si i dërguar i tij special për rajonin problematik të Pakistanit dhe Afganistanit. Me një fjalë Holbrooke ishte një diplomat i talentuar, i jashtëzakonshëm, i aftë dhe i guximshëm, njeri që nuk i jepte ngjyra argumenteve por i shfaqte ato në realitet të plotë, me një përvoj të lartë diplomatike. Holbrooke kishte qasje të një diplomacia që jep rezultat dhe që ishte në realitet mjaftë impresionuese, ai gjatë kësaj përvoje shkroi edhe librat si; "To End a War 1999, pastaj Counsel to the President" (with Clark Clifford), 1991. Vdekja e e tij është humbja e një pjese të madhe të fuqisë së diplomacisë së SHBA dhe mbarë botës demokratike, ai jo vetëm se do i mungoj skenës ndërkombëtare, por edhe politikës së jashtme dhe arkitekturës në tërësi të diplomacisë. Holbrooke ishte mbështetës i madhë i përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi, ai gjithnjë nënvizonte se nuk ka rrugë tjetër për Kosovën veç pavarësisë së saj dhe integrimit në unionin europian. Ai dha një kontribut të çmuar në procesin drejt shtetësisë së Kosovës dhe angazhimet e tij ishin gjithnjë një vlerë e shtuar gjatë procesit politik e historik të rrugëtimit të Kosovës. Holbrooke ishte mik i vërtetë i gjithë kombit Shqiptarëve dhe një mbrojtës i i të drejtës së popullit të Kosovës për vetvendosje.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar