Skip to content

Po ky ''schmuck'' ç'bën në Beograd?

20. 12. 2010 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Kali T

Propoganda "naive" zyrtare e Shqipërisë e konsideroi sukses viziten e Ilir Metës në Beograd, sepse (gjoja) Serbia i dha fjalën Metës se nuk do padisë Hashim Thaçin për trafik organesh. Ç'përralla kalamajsh,/ ç'trillim për budallenjtë...

Pikë së pari, Serbia nuk di as të jap e as të mbaj fjalë (nuk është nga ajo lagje) - këtë edhe bufi e di. Dhe së dyti, Serbia e ka paditur tashmë Thaçin, hellooo! Çfarë ishte ajo që ndodhi një javë më parë në KE?

Nga ana tjetër, Serbia nuk denoncoi vetëm Thaçin, por edhe Shqipërinë, vendin e z/kryeministrit Ilir Meta (që sonte fle në Beograd), se edhe Shqipëria po pengon hetimin e trafikut të organeve.

Nuk ka rëndësi kush i anoncon formalisht akuzat (Del Ponte, Marty), rëndësi ka që ato akuza janë në interes të Serbisë, dhe synojnë direkt vendin e Ilir Metës.

Por "schmuck"-u ynë përsëri shkoi në Beograd. Në pikun e agravimit të ngjarjeve, pikërisht kur projekti ogurzi serb u materializua zyrtarisht në institucionet europiane. Dhe tashmë, jo vetëm nga ish-prokurorja Del Ponte, por edhe nga njëri prej figurave më prestigjoze të ligjit në Europë, Dick Marty.

Meta kishte rastin më të mirë të evitonte vizitën në Beograd, pavarësisht ftesës së Presidentit serb Tadiç për Kongresin e PD-s së Serbisë (e ka zënë sevdaja me PD-t Metën), dhe në vend të vizitës të protestonte, ai dhe qeveria shqiptare, për akuzat serbe ndaj Shqipërisë, sepse Del Ponte e Marty nuk u vunë në lëvizje vetë, për qejf, por Serbia i ka angazhuar (paguar), natyrisht.

Serbia di ç'bën. Është i vetmi vend në botë (e theksoj - në botë) që ka strategji akademikësh për marrëdhëniet me shqiptarët (as Hitleri s'kishte të tillë për hebrejtë). Shikoni këtë element, edhe raportin e Dick Martit arritën ta publikojnë disa ditë para kongresit të partisë së Tadiçit (mos mendoni se është rastësi), për të përcjellë mesazhin se Serbia s'ka gisht në bëmat e D. Martit, ai ka luajtuar mendsh, e ka bërë me kokën e vetë. Ja - thotë Serbia, - vetë vizita e zv/kryeministrit shqiptarë në Beograd e provon këtë...

Notë: Gjatë Konferencës së Versajës (1919) - konferenca e mbylljes së Luftës së Parë Botërore - Serbia ftonte prijësat shqiptarë (njëri-pas-tjetrit) në Beograd, ku i vendoste në hotele të shtrenjtë, i "zhdëpte" me ushqim e shampanjë, u fuste ndonjë prostitutë serbe në dhomë... dhe aq e kishin.

* Schmuck [shmak] angl - stupid

Autori

Komente

ALBAN DEGA

21. 12. 2010 nga Anonim, 6 vjet 22 javë para
Koment id: 385

KULTURA E NJEJTE ANTISHQIPTARE E "GJUETISE SE SHTRIGAVE" ( 2 )

- Te gjithe derrat nje fecke kane- Populli

- Nga Alban Dega, Nju Jork

Eshte hera e pare ne historine 17 vjecare te kesaj Gjykate qe prokurore kryesore te saj vihen perballe akuzave te tilla dhe per shkelje te renda te rregullave te kesaj gjykate.

A nuk ishte perpunimi i deshmitareve, prishja e provave, blerja e deshmive, manipulimet me djallezore te Carla Del Pontes qe cuan ne fillimin e hetimeve kudner saj nga Gjykata e Nderkomebtare e Drejtesise ne Hage ne gusht te vitit 2010!?

A mos valle te njejten kulture te shpifjeve, kercenimeve, shantazhit, pra te kerbacit dhe kulacit ka perdorur edhe ish- vartesi, bashkevendasi dhe kolegu i saj Dick Marty edhe ne raportin e tij para Keshillit te Evropes.. Pergjigjen e jep vete Dick-i i Beogradit.

“ Besoj se ne ndajmë një kulturë të ngjashme, vlera të njëjta” ,theksoi ai pa asnje medyshje. Nuk thote kote filozofi popull me thuaj me ke rri te te them se cili je. Ashtu si qeniet njerezore jetojne ne shoqeri edhe shtrigat e gjuetaret e tyre antishqiptare nuk perbejne perjashtim nga ky rregull.

Shihni reagimin e bosit te tyre ne Beograd! Presidenti serb Borisav Tadic, vrapoi te falenderoje Dick-un e tij per sherbimin e cmuar te tij dhe te Del Pontes Fajin per krimet e perbindshme serbe ne ish- Jugosllavi , sipas tyre e kane viktimat e jo barbaret e ekzekutoret e tyre serbe.

Prit kur presidenti serb ta shpalli hero Milloshevicin, Karaxhicin dhe Mlladicin... Nuk eshte cudi qe ky i fundit te jete nje nder keshilltaret e tij. E vetmja gje qe nuk permendi Tadici eshte sa ishte vlera e qeses me flori me te cilin pagoi Dick-un e Beogradit dhe si duket edhe te Moskes.

Shiko ku arrin Tadici... Eshte koha te rishikojme krejt te kaluaren, pra edhe clirimin e Kosoves, edhe pavaresine , edhe statusin e Kosoves, edhe nderhyrjen e NATO-s... edhe vete kasapin e Ballkanit, Milloshevicin!

A nuk thote te njejten gje e ashiqare edhe Dick-u i Beogradit ne intervisten me gazeten me te madhe te Zvicres “NZZ am Sonntag“ “Nuk mund të ndërtohet e ardhmja e Kosovës pa u ballafaquar me të kaluarën”!?

Jo vetem kaq por edhe se gjoja “Me këtë raport unë veproj, jo kundër Kosovës, por për Kosovën” Per cilin Kosove vepron Dick Marty!? Sigurisht per Kosoven nen Serbi e kunder Kosoves se lire, kunder Kosoves se pavarur, kunder Kosoves demokratike e euro-atlantike!

Nuk mund e nuk pritet asgje tjeter nga Beogradi dhe fanatiket e kolonializmit Tadic, Del Ponte, Dick Marty…Ata po ia heqin vete petet lakrorit te helmatisur antishqiptar te gatuar ne Beograd dhe te shitur me buje ne tregun politik dhe meditatik te Keshilli i Evropes... Ndaj vigjilence, syceltesi

Populli yne ka edhe nje shprehje tjeter te arte :”Te gjithe derrat nje fecke kane” No coment !

ALBAN DEGA

21. 12. 2010 nga Anonim, 6 vjet 22 javë para
Koment id: 384

KULTURA E NJEJTE ANTISHQIPTARE E "GJUETISE SE SHTRIGAVE" ( 1 )

- Te gjithe derrat nje fecke kane- Populli

- Nga Alban Dega, Nju Jork

Duke folur per raportin dhe akuzat e njejta raciste, diskriminuese e antishqiptare qe si- ish kryeprokurorja e Hages, ish- kryeprokuroja e pergjithshme e Zvicres Del Ponte dhe vartesi i saj Dick Marty, te dy nga Ticini i Zvicres, kane bere kunder kombit shqiptar, ai u pergjigj se "ne ndajme te njejten kulture".

Eshte e vertete se ata ndajne kulturen e "Gjuetise se shtrigave" kunder shqiptareve…. A nuk titullohet “Gjuetia” libri famekeq i Carla Del Pontes, kesaj shtrige antishqiptare nga Zvicra!?

A nuk ishin akuzat e pavertetuara te saj kunder shqiptareve te Kosoves dhe UCK-se nje nga aresyet qe e shkakruan nga posti i Kryeprokurores se Hages!?

Cfare thote konkretisht vendimi i Gjykates Nderkombetare e Krimeve ne ish- Jugosllavi per akuzat e Del Pontes!?

Gjykata eshte ne dijeni te akuzave shume serioze per trafik te organeve njerezore , qe jane ngritur nga ish Prokurorja Carla Del Ponte ne nje liber te botuar kohet e fundit ne gjuhen italiane nen emrin e saj. Nuk eshte sjelle para gjykatesve te kesaj Gykate asnje deshmi ne mbeshtetje te ketyre akuzave!?” thuhet ne vendimin e saj.

Kjo ishte aresyeja qe ato hetime u mbyllen prej saj qysh ne vitin 2004. Pra shkalla siperore e drejtesise nderkombetare, Gjykata e Hages, e ka mbyllur kete dosje per mungese provash e deshmish.

Kush i jep te drejte nje anetari te Keshillit te Evropes te merret me te njejten ceshtje , duke marre kompetenca qe nuk i takojne, duke shperdorur fondet, kohen dhe mjetet e Keshillit te Evropes me nje ceshtje tashme te mbyllur ne nivelin me te larte te drejtesise boterore!?

Ka edhe fakte shume me te forta per “Gjuetine e shtrigave” antishqiptare te Carla Del Pontes dhe Dick-ut te Beogradit.

Carla del Ponte, ish kryeprokurorja e krimeve te luftes ne ish- Jugolslavi po hetohet nga e njejta gjykate per shkak te akuzave te bera kunder saj per praktika ilegale, te kunderligjshme gjate detyres se saj.

Me 20 gusht 2010, gjykatesit e Gjykates se OKB-se per Krime Lufte urdheruan fillimin e hetimeve per praktikat e saj dhe te dy prokuroreve te tjere Hildegard Urtz – Retzlaff dhe Daniel Saxon, pas ankesave te deshmitareve se ishin kercenuar, keqtrajtuar, shternguar te jepnin deshmi te rreme bile edhe paguar per te deshmuar ne favor te akuzes nga ana e prokuroreve me Del Ponten ne krye . VIJON

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar