Skip to content

Kujdes! Po biem pre' e lojës sllave në çështjen Thaçi

10. 01. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Çështja "Thaçi vs. Marty" duhet të jetë pikërisht kështu, literally, jo çështja "Shqiptarët vs. Marty". Ky versioni i fundit na serviret nga sllavët, për të na identifikuar me shoqeritë primitive e fondamentaliste, që reagojnë kolektivisht në mbrojtje të liderit të tyre shpirtëror.

Shoqeritë moderne e kombet me personalitet nuk ankohen, as qahen, por veprojnë me dinjitet, ashtu siç vepron (thënë figurativisht) një "burrë" i vërtetë.

Ju kujtohen skenat e demonstrimeve të Botës Islame kur një media hollandeze bëri disa karrikatura të Profetit Muhamed? Turma të egërsuara, ulërima e klithma për vdekjen e autorit të karrikaturave...
I njëjti reagim kolektiv primitiv u pa edhe kur një shkrimtar iranian në egzil shkruajti kundër liderit historik të Iranit, Khomein. Turma e kërcënime kolektive, dhe dënimin e tij me vdekje në mungese.

Pikërisht këtë format reagimi po na servirin (me djallëzi) sllavët edhe ne, saqë të krijohet përshtypja se objektivi i tyre nuk ka qenë thjesht Thaçi, por pikërisht reagimi ynë pasionanto-kolektiv, për të na identifikuar me shoqëritë që s'pranojnë institucione e tavolinë.

Dhe meqenëse ra fjala këtu, një gjë të bën përshtypje në gjithë këtë histori. Pse Thaçi nuk vepron me dinjitet, dhe të kërkoj publikisht, madje me forcë, mbylljen e suportit qesharak popullor ndaj tij, dhe t'i drejtohet me kurajo drejtësisë europiane - (a ka më të kulluar se drejtësia perëndimore?) Në ShBA e në Europë përfundojnë në gjykata lloj-lloj senatorësh e politikanësh të rëndësishëm - por asnjëri s'ndjek linjën populiste të Thaçit (as Ramush Haradinaj se ndoqi). Veprimet e tij (deri tani) ngjajnë me ato të një frikacaku, që tenton të fshihet pas zhurmës së rrugës... Madje në shumë aspekte të kujtojnë diktarorët që nxisin turmat për karriket e tyre. Në vijim të kësaj linje, duhet të kihet parasyshë (bile shumë parasyshë) se Perëndimi nuk e njeh këtë standart presioni! Ky standart na dëmton ne, jo sllavët, dhe kështu biem pre' e lojës së tyre.

Thaçi s'ka pse i de-personalizon shqiptarët në këtë far-feje, duke i turmëzuar për Të. Nëse është burrë e demokrat le ti marrë gjërat vetë përspipër.

Edhe ne, nëse duam ta suportojmë Thaçin, le ta bëjmë këtë në mënyrë civile, jo me ankime e qarje kundër Martyt e sllavëve. Kombet me personalitet nuk qahen - dreqi ta marrë këtë punë. Qarja është inferioritet.

Nëse duam të ndihmojmë Thaçin le të mbështesim qeverinë e tij - por jo me ankime e qarje kundër Martyt e sllavëve, sepse pikërisht këtë kërkojnë ata, të na identifikojnë me qaramanë.
Nëse duam të ndihmojmë Thaçin le të kontribojmë me një fond për të paguar avokatët e tij.
Nëse duam të ndihmojmë Thaçin le të paguajmë taksat për qeverinë e tij. Të denoncojmë korrupsionin. Ta bëjmë atë të suksesshëm në qeverisje - por jo me ankime e qarje kundër Martyt e sllavëve, sepse pikërisht këtë kërkojnë ata (kënaqen), të na shikojnë ne të ankohemi e qahemi prej tyre... Kjo është loja e tyre. Ne s'duhet të biem pre'!

Autori

Komente

koment nga S. Abazi (NESHAJ)

14. 01. 2011 nga Anonim, 6 vjet 18 javë para
Koment id: 395

I Nderuar Tomorr, te nderuar perfaqesues te stafit te gazetes Kritika,
Per hir te se vertetes, ne prononcimet tuaja pranohet aresyetimi logjik mbi nje situate kritike, e cila me shume se sa ka te beje me individe, ka vene ne shenjester vlerat e Kombit Shqiptar. Nese reagohet nga insitucionet shqiptare dhe individe, eshte e nevojeshme te dallojme disa gjera, te cilat perfshihen ne rregullat e lojes ne demokraci kunder nje padrejtesie apo nevojes per te dale para drejtesise.
Ndoshta ne kete perfundim skenari te turpshem me akuze per trafik organesh, mbase do te ishte me e aresyeshme qe me se pari te prononcoheshin mjeket kirurge te Burrelit, Drejtora Spitalesh dhe te Shendetsise, vete ministri i Shendetsise, njerez specialiste qe merren me elementet e Sigurise Kombetare, per te argumentuar se, sa ka qene ne gjendje ne ate kohe Shqiperia te bente veprime te tilla te denueshme.
Se dyti, ndoshta do te ishte me vend te prononcoheshin njerezit perfaqesues te demokracise dhe te shoqerise civile, te cilet jane dhe duhet te jene shume me sensibel per organizatat boterore si ajo e Shendetsise, te Kryqit te Kuq Nderkombetar, te Urdherit te Maltes, dhe te tjera, ku te kerkohej ndihma dhe perfshirja e tyre ne menyre te specializuar kunder ketyre akuzave. Kjo do tu jepte te drejten te gjitheve te mbroheshin, edhe perfaqesues te pales shqiptare dhe te pales akuzuese, por do te siguronte pjesmarrjen edhe te subjekteve dhe individeve te paaneshem, te cileve u intereson vetem e verteta dhe drejtesia.
Se treti, atehere do tu vinte radha pjesmarresve ne demokraci, te cilet jane ne krye te institucioneve shteterore, te politikes dhe te pushteteve te ndryshem, te cilet ne ekuiliber te plote, me gjakftohtesi, ti drejtoheshin institucioneve evropiane dhe me tej, atyre boterore per hetime te specializuara dhe ti shkohej problemit deri ne fund.
Edhe pse ky cikel i perfshirjes ne problem nuk ka funksionuar keshtu, perseri e quaj me vend te ndalem edhe ne nje ceshtje mjafte te rendesishme, cka me jep shkas mendimi i zotit Tomorri ne kete debat dashamires.
Sot shqiptaret ndodhen perballe veprimit te nje filozofie te mbrapshte serbe, e cila ka kohe, qe nga perfundimi i luftes, qe ka marre persiper te beje rolin e viktimes, duke tentuar qe tere pergjegjesite e situates tua kaloje ne shpine faktorit shqiptar. Politika dhe diplomacia serbe, e paraprire nga levrimi i terrenit prej sherbimit inteligjent te Serbise kane qene dhe jane perhere ne sulm, per ti mbushur mendjen faktorit nderkombetar se sot ata jane viktime e nje "lufte te padrejte", se serbet ne kohen e luftes i jane nenshtruar nje terrorizimi te madh, se "eshte cenuar integriteti territorial i Serbise me lufte", qe shqiptaret jane terroriste dhe ende te prirur te destabilizojne rajonin, e deri tek akuzat e fundit shume te renda me autor nje eurodeputet, qe thone se e ka gjyshen e tij serbe. Eshte kjo aresyeja e qendrimit kokeforte te Serbise, e cila ka deklaruar se nuk ka per ta njohur kurre Kosoven si shtet.
Politika serbe eshte duke perfituar edhe nga nje mefshtesi e cuditeshme e politikes shqiptare, e cila e mberthyer ne ceshtjet e saj te brendeshme, pak vemendje ne kufijte minimale i kushton ceshtjes se mbrojtjes se interesave kombetare te shqiptareve ne rajon.
Ne kete kontekst, filozofia politike e Serbise ka gjetur nje terren te pershtatshem per te percare politiken shqiptare, duke pretenduar se ajo "ka marredhenie te mira me Tiranen" dhe sherrin e ka vetem me Prishtinen. Ndoshta eshte kjo aresyeja pse politikane shqiptare, ne menyre te cuditeshme, pa menduar gjate, per perfitim politik personal, ose te detyruar, u rane kembet ne linjen Tirane Beograd e kthim, per ta sjelle pa tjeter Tadicin ne Tirane, pa menduar fare se sa rende e fyejne ne radhe te pare popullin shqiptar ne Kosove dhe te gjithe shqiptaret ne pergjithesi. Synimet e ketij veprimi ne kufij aventurore nuk jam i prirur ti trajtoj ne kete prononcim, por jam i bindur se jane shume te mbrapshta dhe deri te rrezikeshme.
Ne kushtet kur shqiptaret ndodhen perballe nje sulmi ne front, nuk eshte ceshtja se ata mund te kthehen ne nje tufe qaramanesh dhe kete "kerkon dhe Serbia". Jo. Ceshtja eshte me e thjeshte, lidhur me ate qe trajtova me larte, qe brenda potencialeve te inteligjencies, politikes dhe institucioneve shqiptare te kete nje bashkerendim te vlefshem per tju kundervene akuzave me vendosmeri, ne rruge institucionale e demokratike, larg pasioneve dhe deshirave te nacionalizmit romantik, i cili nuk te cona asgjekundi.
Ju falenderoj qe patet durimin te me lexoni deri ne fund.

E nderuara

13. 01. 2011 nga Anonim, 6 vjet 19 javë para
Koment id: 394

E nderuara Kritike!
--------------------
Kame shume respekt te vecant per ju e stafin tuaj te mbrekullueshem,por kete here nuk me pelqen aspak ky koment i bere nga ju.
Une mendoj ndryshe.
Ne vertet nuk e kemi bere mire detyren tone per kete ceshtje dhe duhet punuar me shume.
C,far mund te beje zoti Thaci i vetem?
Ne jemi komb i vogel dhe nuk na degjohet fjala sa Serbise dhe Rusise.Rubla dhe dinari i tyre u thyene koken jo vetem Del Ponteve te Zvicders Italiane te Berluskonit,por edhe Shrederit,Zapateros,Athinaqes,Bukureshtit e tj.
Asnjehere viktima e vrare copo-cope nuk ka qene terrorist.
Kete e sajone vetem Beogradi e Moska qe po mundohen te shqyejne e shkaterrojne Kombin Shqiptar,Ballkanin,Europen Plake nepermjet sharlataneve te saj dhe gjithe boten,per te grabitur sa me shume teritore e pasuri per vete.
Grabitqari me i madhe i Savaneve ballkanike e botrore jane HIENAT serbo-ruse.
Te me fali ndonje qe e ka per zemer arushen e kuqe,por Rusia ka qene dhe do te jete gjithmone armiku me i madhe e me i rrezikshem i popujve te botes dhe i lirise se tyre.
I ltem Kritikes ta botoj kete koment.
Me respekt TOMORRI

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar