Skip to content

Pushtoni pronat, sekuestroni pasuritë e të korruptuarve

14. 01. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Le të shndërohet rasti Meta në një revolucion kundër korrupsionit në Shqipëri. Në një revolucion të vërtetë. Të nxiten njerëzit të pushtojnë pronat e të korruptuarave, sepse janë djersa e tyre e grabitur. Nga pasuritë e paluajtshme të Metës (edhe bravat e derës i ka prej floriri), tek ato të Argitës (qe u bë milionere me dollarë të nesërment e të jatit kryeministër), Mediut, Berishës, Pollos, Topallit, Bashës, Fevziut, Pangos, Nanos, Shaban Memise etj. etj....

Kennedy thoshte: "Ata që e bëjnë të pamundur revolucionin paqësorë do e bënin të paevitueshëm revolucionin me dhunë."
Dhe Berisha këtë ka bërë gjithë këto vite, bëri të pamundur hetimin e korrupsionit dhe të korruptuarve, duke i mbrojtur ata hapur në emër të imunitetit shtetëror, prandaj tani është koha e revolucionit, e sekuestrimit të pronës së hajdutëve qeveritare direkt nga populli, sepse ato prona janë taksat e grabituara të shqiptarëve (vetëm në Shqipëri politikanët janë më të pasurit e vendit).

Le të bëhemi ne shqiptarët shembulli i parë në botë i revolucionit antikorrupsion.
Sepse ne, edhe në "regjimin e ri", jemi më të vuajtuarit e Europës. Sepse me ne ndodh(i), që kur miliona njerëz morrën rrugët e kurbetit për një copë bukë (u mbytën në detra/u vranë në kufi/u prostituan në trotuare/u shpërfytyruan), të korruptuarit në qeveri fitonin (vjedhin) 1 milionë dollarë për një tender (dhjetra milionë dollarë çdo javë); sepse me ne ndodh(i), që kur në Shqipëri vritet vëllai me vëllanë për një gjysëm metër avlli, të korruptuarit në qeveri grabitën të gjithë bregdetin e vendit, duke ndërtuar hotele e vila marramendase për ta dhe dashnore(ë)t e tyre, ndërsa dhëndri i Berishës shkatronte shtëpitë private të shqiptarëve në Jalë; sepse me ne ndodh(i), që kur shumica e shqiptarëve nuk arrijnë të mbyllin 15 ditëshin me bukë, të korruptuarit në pushtet lahen në vaska floriri (fjalë-për-fjalë) dhe bëjnë mutin në nevojtore argjenti (literally).

Paralelisht me pushtimin (sekuestrimin) e pronave, shtëpive, lokaleve, hoteleve, trojeve etj, t'i kërkohet ndihmë Perëndimit të bllokoj llogaritë e të korruptuarve në bankat e huaja. Të bindet Perëndimi të ndershkoj Shqipërinë në sy të botës, që precedenti shqiptar i goditjes së korrupsionit të shërbej si shembull edhe për vendet e tjera.

Në këtë aksion, duhet të luajnë rol konstruktiv politikanët e ndershëm shqiptarë, të të gjitha krahëve, jo t'i lenë njerëzit në baltë, siç po bëjnë në fakt, duke u mbyllur nëpër lloj-lloj mbledhjesh të kota - kujt i duhet konferenca e PS-s në këtë situatë?!!!! Deklarata e Edi Ramës, për të bërë protestë me 21 janar, pas një jave, është e turpshme dhe në mbrojtje të të korruptuarve. Protestat duhej të kishin filluar menjëherë, dhe të goditet pa mëshirë oligarkia e korrupsionit në Shqipëri.

Pjesa II

Autori

Komente

THIRRJE E ZEZE

19. 01. 2011 nga Anonim, 6 vjet 22 javë para
Koment id: 400

Mesazhi i "Kritikes" ne kete shkrim eshte i mbrapshte. Me sa duket ne stafin e "Kritikes" jane mbledhur te deshperuarit e mungeses se komunizmit enverist dhe kooperativizmit socialist. Paradoksalisht mundohen ne menyre jashtekontestualele te citojne edhe korifejte e demokracise perendimore per te ndihmuar revolucionin e tyre antidemokratik. Thirrje te tilla te zeza te frymezuara nga mbrapshtia leniniste dhe enveriste jane antikushtetuese dhe meritojne vemendjen e instucioneve dhe organeve te kompetences. Thirrje te tilla per vandalizem, vrasje dhe revolucione gazeta kritika nuk duhej t'i lejonte te publikoheshin, aq me pak t'i publikoje ne emer te vet, po duhej t'i linte te kalbshin brenda atyre kokave qe i mendojne dhe bashke me to. Thirrje te tilla psikopatike ose qellimzeza nuk kane te bejne aspak me luften kunder korrupsionit, por me lufte klasash. Korrupsioni sot eshte prezent ne Shqiperi, dhe eficenca e qeverise aktuale nuk duket se ka dhene ndonje frut, po u duhet drejtuar institucioneve qe e kane kete detyre kushtetuese, mediat dhe organet e drejtesise.
Z.ZEFI Firence

Katoliket e Berishes

19. 01. 2011 nga Kritika, 6 vjet 22 javë para
Koment id: 401

Z. Zefi, te kerkosh ndershkimin e krimit (korrupsionit) nuk eshte leninizem. Nje gje me ben pershtypje ne gjithe komentet tua ne kete faqe, sa mire i citon ligjet e kohes se Enverit.
Duhet te kesh parasyshe se ne boten e lire egziston nje tjeter ligj, teper fondamental, "freedom of speech" - "liria e fjales". Nejse, s'ke si e koncepton kete deri sa shkruan sa me lart...

Ne lidhje me temen, Perendimi ka kohe qe kerkon identifikimin dhe konfiskimin e pasurise se te korruptuarve ne Shqiperi. Por ju, me c'duket, lexoni vetem fjalimet e Berishes, qe kerkon te kunderten, lulezimin e korrupsionit (xhanem ja pa hajrin, per 5 vjet u be me i pasuri i Ballkanit).

Lexo kete shkrim per te identifikuar veten: ''Katolikët e Berishës''

Arben

16. 01. 2011 nga Anonim, 6 vjet 23 javë para
Koment id: 398

Keni shume te drejte dhe me pelqeu shume shkrimi. Une mendoj se ndihma me e madhe qe mund ti jepet shqiptareve eshte te hapet nje grup ne Facebook: "Sali Berisha me Hajdut OUT!". Keshtu vepruan edhe Tunizianet dhe e shporren presidentin e tyre diktator qe ia mbathi si lepuri ne Arabi Saudite. O sot o kurre se neser eshte vone. berisha me mafien e tij kerkon te fitoi kohe e mbeshtur fuqimisht edhe nga Amerika dhe Europa qe pranuan zgjedhjet e vjedhura.

Faleminderit gazeta KRITIKA

14. 01. 2011 nga Anonim, 6 vjet 23 javë para
Koment id: 396

Faleminderit gazeta KRITIKA për parashtrimin e rugëve të luftës kundër korrupsionit! Po kush ta organizojë e drejtojë, për t'u bërë populli i ndërgjegjshëm në këtë luftë? Pozita ndjehet mjaft e fuqishme, sepse mbrohet edhe nga misionarët e BE që vijnë e shkojnë në Shqipëri dhe çojnë informacione jo reale mbi gjendjen e pashpresë të shqiptarëve. Do të dëshiroja e uroja që ata misionarë të mos jenë bashkëpunëtorë apo ortakë në këtë korrupsion! Ndërsa opozita ndjehet e dobët, sepse nuk ka mbështetje ndërkombëtare për të gjitha nismat e luftës kundër korrupsionit që ka ndërmarrë deri tani. E citova mbështetjen apo jombështetjen e ndërkombëtarëve, sepse tek politkanët e forcat politike e shtetërore në Shqipëri mendimi e vlerësimi i ndërkombëtarëve është dhe mbetet primar. Mbështetja e tyre u krijon mundësi t'u shesin karshillëk shqiptarëve, pavarsisht se me çfar çmimi servilizmi e jargavisjeje pa dinjitet e fitojnë atë mbështetje, e cila ka qenë dhe vazhdon të bëhet në dëm të Shqipërisë e të shqiptarëve. Shpresoj që populli do të ndërgjegjësohet, kur djemtë që janë jashtë si në SHBA e në vendet Evropiane të rikthehen në Atdheun e tyre dhe të vihen për drejtimin e sistemit demokratik të vërtetë në Shqipëri, duke sjellë me vete modelin e vendeve më të përparuara në botë. Përshëndetje! Teuta

Diktatoret ecin mbi tigra prej te cileve nuk guxojne te zbresin

15. 01. 2011 nga Kritika, 6 vjet 23 javë para
Koment id: 397

Winston Churchill thote: "Diktatoret ecin mbi tigra prej te cileve nuk guxojne te zbresin. Dhe tigrat po behen te uritur."

Jo me larg se dje, u permbys njeri prej diktatoreve me te korruptuar te Mesdheut, Presidenti i Tunizise, Ben Ali. Kishte 23 vjet qe sundonte ne Tunizi dhe dukej i pamposhtuar. Por per 3 dite protesta ra nga pushteti, dhe ja mbathi ne Arabine Saudite ku kerkoi strehim. Diktatoret gjithmone te fuqishem duken, por jane te kalbur.

Kur isha ne Shqiperi pare rreth 3 vjetesh, me beri pershtypje nje fenomen i papare me pare. Njerezit tregonin me gisht pronat e politikaneve, pavaresisht se formalisht pronesia ishte kamufluar. Dinin cdo gje. Me thonin se kjo vile eshte e filan qeveritari, ky pallat i filan politikani, ky hotel i filanit, kjo fabrike e ketij qeveritari e keshtu me rradhe. Nese plas, ato prona do pushtohen te parat. Populli ia ka vene syrin.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar