Skip to content

Profesionalizmi kanibalesk i ekzekutorëve

23. 01. 2011 nga Alban Dega

Version i përshtatshëm për printim

Snajperet e vendosur ne guvat e vdekjes e bunkeret e kryeministrise perdornin municion luftarak kunder protestuesve qe as bene orvajtjen me te vogel per te dhunuar seline e qeverise. Berisha, Topalli, Basha e pashallaret e korrupsionit me te madh ne Shqiperi ndonjehere lavderonin e ngrinin ne Qiell profesionalizmin e ekzekutrove. I vetmi profesionalizem i tyre qe zbatimi i urdherave te pashallareve te hajnise per ekzekutimin e tyre makaber.

Profesionalizmi i vertete dhe kanibalizmi

Profesionalizmin kunder trazirave e protestave te dhunshme e pame ne Greqi, e pame ne Londer e kemi pare disa here ketu ne Nenen e demokracise, SHBA. Dhuna neutralizohej e askush nuk u vra as kur studente te dhunshem sulmuan makinen e Princ Charlit, trashegimtarit ligjor te fronit Britanik dhe bashkeshortes se tij. A thua nuk kishin municion luftarak e pajisje shume me te fuqishme truprojat dhe skuadrat speciale te shoqerimit te tij!?

Ky eshte profesionalizmi ndersa ne Bulevardin e Deshmoreve te Kombit pame me syte tane kanibalizmin. Nuk i poqen as i hengren me dhembe. I hengren me plumba kokes e gjokseve prej nje largesie krejt te vogel ku e kishin me kollaj ti qellonin me plumba gome ose lende te pademshme kunder trazirave!

Pame me xhirim normal, me xhirim te ngadalshem, me fotografi statike e digital live ekzekutoret tek gjuanin me plumba reale direkt ne mish duke qene me duar ne xhepa ose duar te zbrazura te pakten njezet metra larg kryeministrise.

E vertete dhe rrena expresi i qeverise

Nuk pame asnje xham te thyer asnje te plagosur me plumba as arme zjarri ne radhet e ruajtesve te rendi.

Pame te pakten tre te vrare e dhjetra te plagosur midis protestuesve paqesore apo kalimtareve te rastit, qe ne rastin me te keq e ne tentative per te thyer me arkivole heronje te vrare apo topuze dyert e kryeministrise e jo kangjelat e saj, me se shumti mund te qelloheshin nga kembet apo ne pjese jo jetike te trurit apo zemres…

Tamam nje profesionalizem kanibalesk prej ekzekutoresh.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar