Skip to content

Edhe diktatura greke u përmbys kur Greqia ishte në NATO

31. 01. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Jo vetëm u përmbys me dhunë, por edhe lindi me dhunë kur Greqia ishte në NATO. Diktatura greke (1967-'74) u përmbys nga populli, dhe ndërkombëtarët nuk patën impakt kur ajo u përmbys. As ne nuk duhet të jemi inferior në këtë aspekt, dhe s'ka pse ndërkombëtarët të determinojnë. Ne duhet të shohim interesin tonë.

A është regjimi i Berishës i ngjashëm me diktaturën greke? Në shumë aspekte po, por jo në atë të fuqisë. Regjimi i Berishës mbahet nga 10-15 gardistë fanatikë, ndoshta dhe më pak, kurse pjesa tjetër e shtetit është kundër. Shikoni vetëm këto elementë. Ai vetë e zgjodhi Presidentin e Republikës, dhe sot e quan armik. E njëjta gjë edhe me Prokuroren e Përgjithshme, SHISH, gjykatat etj. Në këto rrethana ai s'bën dot gjë. Tentoi të bëj grusht shteti pas 21 janarit, por s'bëhet grushti shtetit me ulërima, sharje, kërcënime, dmth me llafe. Ç'kishte për të bërë e konsumoi, kaq fuqi ka. Mos mendoni se nuk ka bërë maksimumin. Berisha s'është nga ata që të fal.

Sot Berisha është më i izoluar se kurre dhe me i pafuqishëm se kurrë. Policia e Berishës është më e varfër se kurrë (i diskriminoi edhe me shpërmblimet e pas 21 janarit - gardistëve u dha, policëve jo). Ushtria s'hyn dot në lojë. Të ishte ndryshe nuk do caktonte Arben Imamin Ministër Mbrojtje, por ndonjë levë të verbër, si Bashën tek Ministria e Brendëshme. Por Berisha ka edhe një problem tjetër madhor. 1997-n, që do të thotë se zyrtarët e tij e kanë të qartë si perfundon kur e ndjek atë verbërisht.

Ne e pamë të gjithë në TV masakrën e 21 janarit. Laj-thaj 5-6 gardistë ishin ata që qëllonin me armë. Aq njerëz besnik i kanë mbetur. Edhe ata i shndëroi në vrasës me pagesë kur ju dha shpërblim pas masakrës. Dhe pikërisht pse e di një gjë të tillë, pse di faktin se është fare i dobët, pse s'ka fuqi, pse ka mbetur si peshku pa ujë, lëshonte kërcënime çdo gjysëm ore para mitingut të 28 janarit, se do bënte këtë e atë, do vriste këtë e atë, nëse sulmohej kryeministria. Historia tregon se ai që i bën gjërat fakt nuk merret me llafe, por vepron. Është e qartë se asgje s'do bënte (s'ka ç'ben më shumë, maksimumin bëri) nëse më 28 janar turma do i turrej kryeministrisë. Gjithë ajo masë gjigande njerëzish do e përmbyste më pështyma, jo më me dhunë.

Apo ka ndonjë qeveri të fortë. Shikoni qeverinë e Berishës, janë individë me rekorde nga më banalet, qe e kanë lënë atë në baltë mijra herë. Ata kanë vetëm një interes, atë financiar, korrupsionin, dhe ashtu si ajo banda e hajdutëve, nuk rrezikon. Nëse Berisha do i trash gjërat, ata do ja mbathin (pa një pa dy), siç kanë bërë edhe në të shkuarën, nga Pollo e Fevzijtë, tek Meditë e Imamët...

Pushteti i Berishës sot është tërësisht i kalbur. Por jo Shqipëria. Shqipëria këto ditë po provon se është e fortë, se institucionet e saj të pavaruara po funksionojnë në bazë të ligjit, dhe nuk tremben nga presionet e aventurierëve të korruptuar. Shqipëria po tregon se shumica dërmuese e popullit janë njerëz të ndershëm që janë gati edhe të flijohen për demokracinë e tyre. Dhe është pikërisht ky brez që i dha kuptim të plotë edhe bulevardit Deshmorët e Kombit. Ai bulevard tashmë me të vërtetë e meriton emrin e tij.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar