Skip to content

''Prëndvera Arabe'' apo diçka tjetër

03. 02. 2011 nga Frank Shkreli

Version i përshtatshëm për printim

Lufta për të ardhmen e botës arabe ka filluar. Protestat që filluan në Tunizi dhe të cilat detyruan largimin nga detyra të presidentit Ben Ali u përhapën në disa vende arabe, duke përfshirë natyrisht Egjiptin, ku mijëra demonstruesë vazhdojnë protestat e tyre në sheshin Tahrir të Kaiaros, duke kërkuar me cdo kusht, largimin nga detyra të presidentit Hosni Mubarak, i cili ka udhëhequr vendin për 30-vjetë. Cilido që të jetë përfundimi i protestave në Egjipt, si vendi më i madh arab,protestat e egjiptianëve do të kenë një ndikim të thellë në të gjitha vendet arabe, nga Afrika Veriore e deri tek Gjiri Persik. Për më tepër, ajo që do të ndodhë në Egjipt do të ketë patjetër pasoja edhe për marrëdhënjet e Shteteve të Bashkuara me botën arabe, si edhe pëe rendin ndërkombëtar në përgjithësi. Si në asnjë pjesë tjetër të botës, përbuzja ndaj Shteteve te Bashkuara nuk është askund më e theksuar se sa në Lindjen e Mesme. Këjo përbuzje e ka origjinën kryesisht në përkrahjen amerikanë për Izraelin, por ajo gjithashtu pasqyron edhe përkrahjen amerikane për regjimet shtypëse të asaj zone, sic është regjimi i Presidentit Mubarak në Egjipt. Ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme kanë ri-ngjallur këtu në Amerikë debatin mbi politikën amerikane ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, sic është Egjipti, si dhe përkrahjen, gjatë viteve, të Presidentit Mubarak dhe regjimeve të tjera despote të asaj zone.
Administrata e Presidentit Obama është në një gjendje shumë delikate, duke u përpjekur tashti të balancojë dëshirat e protestuesve për më shumë liri e demokraci dhe duke siguruar, në të njëjtën kohë, edhe aleatët amerikanë si Arabia Saudite e Jordania se Washingtoni nuk do t’i braktisë ato. Në të njëjtën kohë, ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme kanë nxitur zhvillimin e një debati në mediat amerikane në lidhje me të ashtuquajturën “axhendë e lirisë” e shpallur nga ish Presidenti George W Bush, që kishte për qëllim përshpjetimin e demokracisë në vendet arabe. Disa analistë thonë se do të kishte qenë më mirë që administrata e Presidentit Obama të kishte ndjekur politikën e Presidentit Bush për ndryshimin e regjimeve në emër të të drejtave dhe lirive demokratike në vend që të qaste regjimet diktatoriale sic ishte rasti i protestave në Iran para dy vjetësh dhe raste të tjera të kohëve të fundit në atë rajon.
Ata i referohen, ndër të tjerë, një fjalimi të Presidentit Bush e që u quajtë tepër ideologjik dhe kontraversial për kohën dhe jo aq diplomatik, (në Nëntor të vitit 2003),para organizatës “National Endoëment For Democracy”, në lidhje me angazhimin amerikan në përkrahje të demokracisë në Lindjen e Mesme, Ish-Presidenti George W Bush bëri këto pyetje” A janë popujt e Lindjes së Mesme disi të pa-aftë të jetojnë në liri? A janë milliona burra, gra e fëmijë të dënuar nga historia ose kultura të jetojnë nën despotizëm? ….Unë nuk besoj një gjë të tillë… Përkundrazi unë besoj se cdo përson duhet të ketë mundësinë dhe të drejtën të jetë i lirë” .
Presidenti Bush vazhdoi duke thënë se diktaturat teokratike dhe ushtarake kanë frikë dhe shtypin mendimet dhe krijimtarinë e njerëzve, si edhe ekonominë e lirë – cilësi këto, të cilat janë të doemosdoshme për krijimin e një shoqërie të fortë dhe të suksesshme. Megjithëse këto shtete, tha Zoti Bush, kanë burime të pasura natyrore – ato nuk respektojnë dhe as nuk zhvillojnë buirmet e tyre më të mëedha,e që janë talentet dhe energjitë e burrave dhe të grave që duan të jetojnë në liri. Për më tepër, tha ish-presidenti Bush, e ardhmja e vendeve islamike do të jetë më e mirë për të gjithë, me pjesmarrjen e plotë të grave në jetën e përditshme.
Në atë fjalim profetik, Zoti Bush tha se qeveritë përfaqsuese në Lindjen e Mesme duhet të pasqyrojnë kulturat e tyre, por në të njëjtjën kohë ekzistojnë disa parime që janë të përbashëkta për cdo shoqëri të suksesshme e në cdo kulturë. Shoqëritë e suksesshme, sipas Zotit Bush, kufizojnë pushtetin qeveritar dhe kompetencat e ushtrisë – ashtuqë qeveria ti përgjigjet nevojave të popullit e jo vetëm interesave të një elite. Shoqëritë e sukseshme, tha Zoti Bush, lejojnë veprimtarinë e lirë të partive politike,sindikatave të punëtorëve, si dhe gazetave dhe medias në përgjthësi. Për më tepër, vazhdoi Zoti Bush, shoqëritë e lira garantojnë lirinë fetare, dënojnë rreptësisht korrupsionin zyrtar dhe njohin të drejtat e grave.
Zoti Bush e pat përfunduar fjalimin mbi vizionin e tij ne lidhje me demokracinë në Lindjen e Mesme, duke thënë se Amerika beson se liria është pjesë e natyrës njerëzore dhe si e tillë nuk është vetëm për ne për ta gëzuar, por është e drejtë e gjithë njerëzimit dhe se liria është duke gjetur aleatë në cdo vend dhe në të gjitha kulturat, duke përfshirë edhe Egjiptin dhe gjithë vendet arabe.
Zoti Bush e krahasonte fushatën e tij për demokraci në botë, duke përfshirë Lindjen e Mesme, me trashëgiminë e ish Presidentit Reagan,qendrimi i fortë i të cilit kundër komunizmit, ndihmoje që demokracia të vendosej në Evropën Lindore, në fund të 1980-ave.
Gjatë gjithë shekullit të kaluar, qeveritë e ndryshme amerikane dhe evropiane zgjodhën stabilitetin e rajonit në vend të demokracisë në Lindjen e Mesme. Në fjalimin e lartë përmendur, ish-Presidenti Bush dëshironte të largohej nga këjo politikë duke thënë se “stabilaiteti nuk mund të blihet në kurriz të lirisë. Zoti Bush, me këte fjalim donte të fillonte një kapitull të ri në marrëdhënjet e Amerikës me vendet arabe, por fatkeqsisht pa sukses.
Edhe në një fjalim qe mbajti në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Sharm El Sheikh të Egjiptit më 2008, Zoti Bush kritikoi udhëheqsit e vendeve të Lindjes së Mesme duke thënë se”politika e Lindjes së Mesme përbëhet nga një udhëhqës në pushtet dhe opozita në burg. “Ka ardhur koha, tha Presidenti Bush “që vendet anë e mbanë Lindjes së Mesme të heqin dorë nga këjo praktikë dhe të trajtojnë popujt e vetë me dinjitetin dhe respektin që ata meritojnë.”
Duket se ish-presidenti Bush kishte të drejtë për ato që ka thënë në fjalimet e tij, duke analizuar mungesën dhe shtypjen e lirive nga regjimet autokratike te Lindjes së Mesme, megjithëse zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme ishin krejtësisht si të papritura nga qarqet politike e diplomatike ndërkombëtare, për kohën që ndodhën, për përmasat dhe intensivitetin e tyre.
Cka duhet bërë në këtë moment? Më së miri është që të dëgjohet zëri i popullit të revoltuar egjiptian si edhe i vendeve të tjera në Lindjen e Mesme dhe të sigurohen se do të kenë përkrahjen, nga bota përëndimore, e sidomos nga Shtetet e Bashkuara, për cdo përpjekje paqësore nga ana e tyre, për sigurimin e lirisë dhe demokracisë në atë pjesë të botës. Përkrahja e lirisë dhe dmokracisë në Lindjen e Mesme përforcon edhe luftën kundër terrorizmit. Lufta për të ardhmen e lirisë dhe demokracisë në Lindjen e Mesme sapo ka filluar. Ajo do të jetë e gjatë dhe fatkqesisht e ashpër dhe me viktima. Gazeta USA Today në kryeratikullin e saj dje shkruan se Presidenti Mubarak mund të përpiqet të ruaj sundimin e tij me forcë ushtarake, sic bëri Kina kur shtypi lëvizjen demokrat ike më 1989 dhe sikur Irani që shtypi protestat anti-qeveritare vitin e kaluar. Por, sidoqoftë, Presidenti Mubarak do të largohet nga skena politike, ashtu sic ka premtuar se nuk do të kandidojë më për president. Kur të ndodhë këjo, thotë gazeta amerikane,forcat e reja të demokrac isë egjiptiane duhet ta shohin Amerikën si një aleate dhe jo si një mbrojtëse të despotit të tyre.
Këjo, besoj une, do të vendosë nëse protestat e tanishme në Egjipt dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme do të shënojnë fillimin e një “Prëndvere Arabe” apo dicka tjetër shumë më tragjike, jo vetëm për popujt e atij rajoni por dhe për paqën, si edhe për stabilitetin politik dhe ekonomik ndërkombëtar.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar