Skip to content

Të mos goditet "fenomeni Dritan Prifti"

14. 02. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Vetem

Eshtë evidente tashmë se ka një fushatë hakmarrëse ndaj Dritan Priftit nga shtabi i korrupsionit qeveritar. Nuk është rastësi fakti që materialet hetimore që kompromentojnë Priftin u shpërndanë si trakte nga godina "para-militare" e majores Jozefina Top-Halli, për të percjellë mesazhin mafioz se kush hap gojën do ketë fatin e Priftit.

Banda e të korruptuarve nuk zbardhi asgjë për linjën hetimore të Ilir Metes, por vetëm për atë të Priftit. Mafiozët nuk janë të zgjuar, në shumicën e rasteve janë të trashë. E vetmja aftësi e tyre është aksioni brutal. Siç vepruan në 21 janar, duke vrarë si Al Capone për të mbrojtur pasurinë e tyre të ndyrë.

Prokuroria duhet të bëjë kujdes me hetimin e korrupsionit të bandës së Sali Berishës. Nëse do goditen "të penduarit" atëherë hetimi nuk do ketë sukses. Ligji e parashikon qartë këtë moment, dhe prokuroria duhet ta shfrytezoj maksimalisht këtë aspekt, per të inkurajuar ata që "hapin gojën" dhe denoncojnë korrupsionin më të ndyrë që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e Europës, mbase të botës. Të ndiqet e njëjta taktikë hetimore si e prokurorëve italianë të viteve '90 që shtrënguan krye-të-korruptuarin e atëhershëm Bettino Craxi t'ja mbathte në ekzil në Tunizi. E njëta rrugë ekzili t'i mbetet edhe krye-të-korruptuarit tonë.

Lexoni Koha Jonë, shtypshkronjën më të madhe të prodhimit të trakteve të bandës së Sali Berishës. E gjithë faqja i kushtohet Dritan Priftit, për të përcjellë mesazhin (kërcënimin) tek "të penduarit" e tjerë të mbyllin sqepin. Dhe pikërisht për këtë arësye ata postuan anë e mbanë medias naive të Tiranës materialet e Priftit, sepse janë në panik, kanë frikë se "fenomeni Prifti" do përhapet me shpejtësi. Dhe ashtu si ata hajdutët ordiner, sajuan edhe alibi për vete, se gjoja Prokuroria e dekonspiroi dosjen, jo ata. Por ndërsa tentuan të fshehin bythën e dhjamosur, i tradhëtoi era e qelbur e gojës së Ilir Metës. Dhe meqenëse ra fjale tek ky, përse nuk arrestohet? Do iki, po bën gati valixhet për Serbi...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar