Skip to content

Nëse Europa nuk dëgjon armët e qeverisë do dëgjoj armët e palës tjetër

14. 02. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Gun

Europa tashmë po provokon Luftën Civile në Shqipëri, jo dyshime. Qëndrimi i paqartë i saj për masakrën e 21 janarit po suporton dukshëm Sali Berishën, dhe natyrshëm do sjell revansh të palës tjetër. Një herë thanë nuk ndërmjetësojmë krizën, zgjidheni vetë, ndersa nga ana tjeter miratojnë deklarata zyrtare në favor të qeverisë (EPP). Kjo nuk është "zgjidheni vetë", por batakçillëk alla europian që synon konfliktin...

Politikanët shqiptarë i kanë shpëtuan deri më sot pasojave fatale ndaj tyre, sepse s'kishte ndodhur 21 janari. Por Shqipëria post-21 janar është tashmë 100% ndryshe. Kjo datë e ndan historinë në mes. Pikërisht këtë alarm përcjell edhe Kadare kur thotë se "në politikë hyri vdekja" - dhe jo vdekje vetëm për njërën palë.

Shqiptarët besojnë verbërisht në vlerat europiane, prandaj kërkojnë ndihmën e tyre. Kurse ata cinik se cinik mbetën, dreqi ta marrë këtë punë, gjithmonë i njëjti këndvështrim racist ndaj nesh - shame on them.

Fakti që mediat perëndimore po heshtin për ngjarjen tragjike në kryeqytetin shqiptar, nënkupton, nga njera anë, sa e rëndë është kjo ngjarje për europianët (duan ta mbajnë të fshehtë për botën), por nga ana tjetër është një lloj taktike për ta fashitur atë në heshtje, duke shpresuar se koha do bëj të vetën.

Zoterinjë europianë, 21 janari nuk është nga ato çuditë që zgjasin tre ditë, nuk e shëron dot koha. Ndodhi një masakër shtetërore. Masakër që tashmë ka hyrë përfundimisht në librin e historisë së Shqipërisë dhe të NATO-s. Ju duhet të flisni qartë sot, sepse nesër do jetë shumë vonë. Insistimi i Sali Berishës për të qëndruar në pushtet pas kanibalizmit që konsumoi, do sjell revansh të palës tjetër. Kjo arithmetikë nuk mund të zgjidhet me "rregullin" e bllofit. 21 janari nuk është si '97 kur shqiptarët u vranë nga bandat e Kateshit e të Zanit, dhe as si Gërdeci që shembëllen me një aksident. Më 21 janar ndodhën vrasje të mirefillta politike nga qeveria, dhe gjaku i vrasjeve politike nuk gjen qetësi pa revansh. Këtë provon historia botërore.

Insistimi për të hyrë në zgjedhjet e 8 majit nën garancinë e Sali Berishës është njëlloj si të ndezësh përfundimisht fitilin e Luftës Civile. Ai vrau (vrau me kallash) për të mbrojtur pasurinë e përfituar nga krimi, dhe s'do na manipuloka zgjedhjet (gjëja më e thjeshtë për të)!!! Vetëm një buf (ose provokator) mund të thotë se Sali Berisha s'do manipuloj zgjedhjet e 8 majit, kur ato do jenë test për vazhdimësinë e tij. E nesërmja e pas 8 majit do sjell, pa një pa dy, konflikt të armatosur në vend. Jo iluzione për të kundërtën. 9 maji s'do jetë më dita e fitores mbi nazizmin...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar