Skip to content

Z.Rohrabacher, ja pse Berisha duhet larguar nga pushteti pa zgjedhje

21. 02. 2011 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Kundershtare politik

Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", përfaqësuesi republikan në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher, tha për krizën shqiptare, "se në një vend demokratik, nëse zgjedhjet kane mbaruar, qeveria e zgjedhur duhet lejuar të mbarojë mandatin."

Z.Rohrabacher, një gjë e tillë ndodh në një vend demokratik, jo në Shqipëri. Ndodh në Amerikë, ku "nëse zgjedhjet kane mbaruar, qeveria e zgjedhur duhet lejuar të mbarojë mandatin". Megjithëse edhe atje Al Gore bëri ndryshe...
Z.Rohrabacher, më vjen keq t'ju them, por ju e ngatëroni Shqipërinë me Amerikën, ashtu siç më 1990 mbështetët regjimin e Talibanëve në Afganistan, dhe e quajtët Osama Bin Laden aleatin më të mirë të Amerikanëve. Dhe nuk i keni kërkuar akoma falje Amerikës pas 11 shtatorit që suportuat Talebanët dhe Bin Laden të mirrnin pushtetin në Afganistan. - (Kur ju keni suportuar Osama Bin Laden, Berisha është suportë fare e thjeshtë për ju...)

Z.Rohrabacher, ju kujtohet më 2005-n, kur i morrët Joseph Medawar (producer në Hollywood) $23,000 bakshish për t'i bërë një nder në Washington, dhe më vonë kur u zbulua skandali i kthyet paratë.

Z.Rohrabacher, regjimi i Tiranës është regjimi më i korruptuar në Europë. Mos ju ka dërguar së fundi ndonjë check në bankën tuaj per të dhënë një intervistë tek VOA? Nëse po, kthejeni çekun...

Gjithsesi, ja arësyet pse Berisha duhet larguar nga pushteti pa zgjedhje të reja:

Sepse:

Në një demokraci qeveria nuk vret opozitarë me kallashnikov në mes të kryeqytetit, në mes të ditës. Prandaj në Shqipëri është i justifikuar rrëzimi i pushtetit edhe pa zgjedhje, që te mos vritet më opozita me kallashnikov, në mes të Tiranës.

Në një demokraci qeveria nuk vret protestues, as ata të super-dhunshmit e G8 & G20, jo më opozitën. Prandaj në Shqipëri është i justifikuar rrëzimi i pushtetit edhe pa zgjedhje, që të mos vritet më asnjë protestues.

Në një demokraci nuk manipulohen zgjedhjet e lira - bursa e konkurrencës në politikë. Prandaj në Shqipëri është i justifikuar rrëzimi i pushtetit edhe pa zgjedhje, për të rivendosur zgjedhjet e lira - bursën e konkurrencës në politikë.

Në një demokraci qeveria nuk bën aheng (party) pse vrau me kallashnikov opozitën. Prandaj në Shqipëri është i justifikuar rrëzimi i pushtetit edhe pa zgjedhje, për të ndaluar festën e qeverisë pse vrau opozitarë me kallashnikovë.

Në një demokraci qeveria nuk bën grusht shteti kundër institucioneve të pavarura, dhe as nuk fsheh vrasësit e opozitës. Prandaj në Shqipëri është i justifikuar rrëzimi i pushtetit edhe pa zgjedhje, për të çmontuar grushtin e shtetit dhe dënuar vrasësit e opozitës.

Në një demokraci qeveria nuk i akuzon si "puçistë": Presidentin e Republikës, Prokuroren e Përgjithshme dhe Shefin e Shërbimit Sekret. Prandaj në Shqipëri është i justifikuar rrëzimi i pushtetit edhe pa zgjedhje, sepse Presidenti i Republikës, Prokurorja e Përgjithshme dhe Shefi i SHIK-ut nuk janë puçistë.

Në një demokraci qeveria nuk bën anti-mitingje kundër opozitës si në Egjipt, Teheran, Jemen... Prandaj në Shqipëri është i justifikuar rrëzimi i pushtetit edhe pa zgjedhje si në Egjipt, Teherat, Jemen...

Dhe së fundi (por jo e fundit): Në një demokraci nuk ka Sali Berishë, të ciin popujt perëndimorë do e permbysnin brenda 24 orëve me dhunë. Prandaj në Shqipëri është i justifikuar rrëzimi i pushtetit edhe pa zgjedhje, siç do vepronin popujt perëndimorë me Sali Berishën.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar