Skip to content

Z. Rama, ja ''zgjidhja'' për ty!

22. 02. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

1. Përmbyse Berishën; 2. Ule kokën dhe kur të marrësh pushtetin bëj të njëjtën gjë me protestuesit e PD-s - qëlloi me armë.

Në lidhje me pikën (1); pse ky solucion është më racionali? Sepse ti ke një motiv fondamental për ta përmbysur Berishën. Të vrau katër njerëz dhe të plagosi një tufë të tjerë me armë zjarri. Askush s'do të fajesonte ty pse e përmbys Berishën sot me protesta të dhunshme.

Madje shqiptarët dhe bota thonë (dhe të jesh i sigurtë që thonë) po ky çfarë pret, kaq i butë paska qenë... Por kur them "sot", e kam fjalën literally për tani, sa gjakrat janë të nxehtë, jo pas 3 muajve. Pas 3 muajve nuk ka më momentom, s'do e blinte njeri. Shfrytëzo të dyzetat. Çdo gje do justifikohej si veprime të kryera nën tronditjet që shkaktoi masakra.
Zemërimi popullor sot është i skajshëm, çdo kush e konstaton. Shiko vetëm këtë element, kaluan një muaj nga 21 janari dhe ngjarja duket sikur ka ndodhur dje, aq sensitive (acaruese) është.

Ti mund të argumentosh se të njëjtën gjë do bënte edhe Berisha (ose pasaardhësi i tij) kur ti të jesh në pushtet, do tentonte rrëzimin me dhunë. Po, kjo është e vërtetë, por pikërisht këtu qëndron edhe çelësi i suksesit tënd të nesërm. Përpiqu të jesh fleksibël në këtë pikë. Mos i shiko gjërat me këndvështrimin e Berishës.

Nëse ndodh një gjë e tillë kur ti të jesh kryeministër, bëj gjithmonë të kundërtën e atyre që bëri Berisha më 21 janar. Ky është çelësi i misterit. Pikë së pari mos qëllo me armë mbi protestuesit e PD-s, pra mos krijo motivin që të të permbysin me dhunë, motiv që sot Berisha ta ka "dhuruar" ty.

Çfarë mund të bësh ti për të evituar 21 janarin? Forco policinë! Atë ditë tragjike u konstatua se policia shqiptare ishte e pakët në numër, keq e pajisur, dhe jo e përgatitur fizikisht (pa muskuj). Çdo shqiptar që jeton sot në Perëndim, dhe që e di si është policia perëndimore, e pa se aty çaloi i gjithë problemi i Berishës, dhe ai u shtrëngua të perdorë armë, sepse policia mbërthifi. Me fjalë të tjera, duhet të ndertosh një polici të madhe në numër, moderne në pajisje, dhe fizikisht të pergatitur, për të evituar 21 janarin mbi protestuesit e PD-s.

Ti mund të thuash, po nëse protestat bëhen të shumta, çfarë të bëj. Zbato parimin e mësipërm. Bëj gjithmonë të kundërtën e Berishës. Ofro zgjidhje politike, jip doreqjen si kryeministër.

21 janari zbuloi faktin se pushteti që ka ndërtuar Berisha është tërësisht i kalbur, deri sa pergjaku një demonstratë me burra në moshë (kush ka parë protestat e G20 e di se ç'do të thotë protestë e dhunshme). Prandaj ky pushtet e meriton të përmbyset, sepse në vend që t'i investonte paratë për të modernizuar policinë, për të mbrojtur bythën e tyre, i kanë vjedhur e i kanë ndarë për vete. Prandaj ata e kanë hallall të permbysen, sepse s'dinë të bëjnë shtet.

Në lidhje me pikën (2); 21 janari krijo dy precendetë të rrezikshëm. (a) vrasjen me armë të protestuesve nga garda para kryeministrisë; dhe (b); krizën politike të kryeministrit.
Ndërsa në lidhje me gardën, ky fenomen negativ po tentohet të goditet nëpërmjet ligjit, prokuroria po punon në këtë aspekt. Përsa i përket krizës politike, deri tani nuk ka asnjë konsekuencë të tillë. Me fjalë të tjera, 21 janari hapi rrugën e (i) goditjes me armë zjarri të protestuesve kundërshtarë para kryeministrisë, dhe (ii) mos ndërshkimin politikisht të kryeministrit. Një gjë e tillë do të thotë, se edhe ju, ose kushdo nga socialistët që do jetë kryeminister pas 1-2-4-5 vjetësh, mund të bëj të njëjtën gjë me protestuestuesit e PD-s, ti vrasë me armë zjarri, dhe kryeministri të qëndroj përsëri në karrike.

Ky precendet është tepër i rrezikshëm, aspak demokratik, dhe nuk ka pse përsëritet. Por mund të përsëritet nëse Berisha nuk ndërshkohet sot politikisht. Por kush do e ndërshkoj Berishën politikisht nëse ai nuk ndërgjegjësohet se duhet të largohet? Askush, natyrisht.
Atëherë, pikërisht këtë gjë duhet të bësh ti z. Rama, që nesër (kur të jesh në pushtet) të mos vrasësh protestuesit e PD-s para kryeministrisë. Sepse nëse ti nuk largon sot Berishën, do të thotë se edhe ti do të bësh të njëjtën gjë si Berisha bëri më 21 janar, vrau dhe s'i hyri asnjë gjëmb në këmbë.

Situata ndërkombëtare dhe influenca e ndërsjelltë:

Situata ndërkombëtare është mëse e volitshme për ta përmbysur Berishën. Vëmendja botërore është përqëndruar në botën arabe, ku diktatorë të stazhionuar prej dekadash po permbysen pikërisht nga protestat popullore. Pra, ky moment duhet shfrytëzuar, pasi rënia e Berishës në këtë atmosferë ndërkombëtare përmbysjesh do tingëllonte me një reklamë limonate në mes të një ndeshje të rëndësishme futbolli, asnjë s'do e shikonte.

Gjithashtu, të gjithë ne duhet të bindemi të mos mbivlerësojmë më veten, sikur ne jemi ndërkombëtarisht të rëndësishëm, dhe përmbysja e Berishës do cënonte demokracinë europiane, e tërci e verci. Harrojini këto budallëqe.
Rëndësia e një vendi matet nga benefitet që ai vend i ofron botës. Na shiko ne, çfarë të mirash i ofrojmë ne botës? Laj-thaj ata 100 ushtarë fakirë për NATO-n në Afganistan. Asgjë tjetër. Bota po ul kokën e po pranon ndryshimet me dhunë në Egjipt, Tunizi, Libi, vende që mbajnë botën me naftë, dhe që ndikojnë direkt në ekonominë botërore. Kush do çaj bythën, në këtë atmosferë, pse u përmbys Berisha me dhunë në Shqipëri? A S K U S H...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar