Skip to content

Pjesa III

05. 03. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
spy.JPG

Box: Lobi Grek në Amerikë është tepër i fuqishëm politikisht dhe financiarisht. Për ironi të gjërave, vetë z. Bush (i vjetri), President në kohën kur z. Baker në qershor të '91-t vizitonte Shqipërinë, e pat fituar presidencën e tij më 1988 kundër një rivali të Lobit Grek, z. Dukakis, përfaqësues i Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale të atij viti. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një nga fushatat presidenciale më të errëta në historinë elektorale të SHBA-s, ku kandidati grek i Demokratëve u depersonalizua në mënyrën më të egër të mundshme. Natyrisht, ai ishte një ortodoks, në një Amerikë të besimit protestant. Për rekord, vetem një president jo protestant është zgjedhur në SHBA, John Kennedy, përfaqësues i pakicës katolike në vend. Për fat të keq edhe ai humbi jetën nga një atentat...

Duhet të kihet parasyshë se Lobi Grek në SHBA është në aleancë të hershme me Partinë Demokrate në pushtet, dhe ai mund të përpiqet të influencoj në Departamantin e Shtetit në favor të Sali Berishës. Nuk duhet injoruar fakti se edhe emërimi i Janullatusit në krye të kishës ortodokse shqiptare u bë gjatë sundimit të Sali Berishës (1992), ashtu siç po tentohet të bëhet sot edhe regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare gjatë sundimit të tij. Berisha mund të jetë njeriu i Lobit Grek të Amerikës, dhe në këtë aspekt shqiptarëve u është servirur versioni i kundërt i historisë (si gjithmone), sikur ai është njeriu i sllavëve, për t'i çorientuar. Ndoshta jo. Duhet thënë gjithashtu se Lobi grek i Amerikës funksionon si qeveri paralele në Greqi, dhe në shumë aspekt është edhe kundër qeverisë greke.

Periudha 2005 - 2009

Pas humbjes së zgjedheve të 2005-s, Fatos Nano ia dorëzoi karriken e Kryetarit të PS-s Edi Ramës, pa asnjë lloj rivaliteti e konkurrence, duke vepruar (pak a shumë) si Ramiz Alia me Të, në qershor 1991, kur i dha postin e kryetarit të PS. Bëhet fjalë për të njëjtën strategji si atëherë, përsëri kreu i opozitës iu la një të krishteri të pakicës fetare, qe ajo të shikohej si opozitë e minorancës fetare greke (çfarë kombësie është prifti ashtu është edhe komuniteti përkatës)... Prandaj Berisha s'resht së etiketuari Ramën si Edvin Kristaq Rama, për të përcjellë mesazhin në botë se oponenti i tij është ortodoks nën kishën e Janullatusit, dhe për botën kjo do të thotë se ai është grek. Dhe bota s'mund të jetë dakort që një grek të qeverisë shumicën myslimane në Shqipëri.
Me fjalë të tjera, "nderi" që Nano i bëri gjoja Ramës, kur i la kreun e PS pa rezistencë, në fakt ishte nder për Berishën, për t'ja lehtësuar atij sundimin, siç Ramizi veproi me Nanon në '91-n.

Dhe Berisha menjëherë pas marrjes së pushtetit më 2005-n, tregoi muskujt e tij islamik ndaj përfaqësuesit opozitar të "grupit të pakicës", kur hodhi në erë mbikalimin e Zogut të Zi (vepër e Bashkisë së Ramës), nën një aksion tipik terrorist islamik. Mesazhi ishte i qartë, në këtë vend ndërtohet çfarë duan myslimanët...

Në vijim të kësaj linje u zhvillua edhe konflikti i ashpër politik mes Ilir Metës dhe Edi Rames për postin e kryeministrit nëse e majta fitonte zgjedhjet e 2009-s. Ilir Meta kërkoi hapur karriken e shefit të ekzekutivit, pavarësisht përfaqësimit në pakicë brenda të majtëve, dhe kjo thjesht e vetëm se ai kishte avantazhin fetar ndaj Edi Ramës. Ishte pikërisht ky konflikt "fetar" (megjithëse kurrë nuk u përmend) mes tyre që çoi në prishjen e aleancës Rama - Meta.

Edvin Rama

Z. Rama është përfaqësues i dy komuniteteve të krishtera në Shqipëri, ortodoks (nga i jati) dhe katolik (nga e ëma). Në këtë aspekt ai është në pozicion më të mirë se paraardhësi i tij Fatos Nano, pasi përfaqëson rreth 30% të popullsisë shqiptare, sipas regjistrimit fetar të Ahmet Zogut të 1927-s.

Edi Rama duhet ta ketë kuptuar disavantazhin e tij fetar përderisa vendosi të martohet me një myslimane, zonjen Linda Basha, për të shtrirë përfaqësimin e tij edhe në komunitetin mysliman shqiptare. Krushqia e përzier e z. Rama hedh dritë për insistimin e tij për t'i shkuar deri në fund luftës për postin e Kryeministrit të vendit. Dhe ndoshta ajo krushqi ka patur impaktin e nevojshëm, përderisa Berisha përdori armët e zjarrit (mungesë strategjie ndaj kundërshtarit) kur vrau mbështetësit e Ramës, viktima, të cilet qëlluan të ishin shumica të komunitetit mysliman.

Konkluzion

Sipas një raporti të "Pew Research Center" (2009) me qendër në Washington D.C., për përqindjen myslimane të Shqipërisë në vitin 2005, rezulton se (citoj): "Shqipëri - Popullisa Myslimane: 2,522,000; Përqindja e popullisisë myslimane: 79.9%".
Pra, sipas këtij far raporti, përqindja e popullsisë myslimane në vend është rritur edhe me shumë se në kohën e regjistrimit fetar të Ahmet Zogut më 1927 (70%), regjistrim që u krye vetëm disa vite pas çlirimit nga Turqia (popullsia myslimane ka qenë shumë më e lartë se sot). Dhe të mendosh faktin se regjistrimi i Zogut ishte tërësisht i njëanshëm, aspak i besueshëm, sepse u bë për të goditur komunitetin e krishterë pas revolucionit të 1924-s të ortodoksit Fan Noli. Ishte pikërisht regjistrimi i 1927-s që e bëri Ahmet Zogun mbret, si perfaqesues i shumicës myslimane në vend, ndërsa pretendonte me paturpësi (për ironi) se ishte pasardhës i linjës familjare të katolikut Gjergj Kastrioti.

A është i vërtetë raporti i mësipërm i "Pew Research Center"? - shtrohet pyetja. Çdo shqiptar i Shqipërisë e ka të qartë se ai raport është i rremë, madje i turpshëm, siç është e turpshme tendenca e sforcuar e Perëndimit për të na evidentuar me një komb mysliman. Siç ishte e turpshme vizita në xhaminë e Tiranës e James Bakerit në qershor 1991, para se të përshëndeste turmën gjigande të të rinjve shqiptarë në sheshin "Skënderbej", duke përcjellë mesazhin se kishte ardhur në një tokë myslimane. Siç ishte e turpshme edhe përzgjedhja e Salih Berishës në krye të pushtetit në Shqipëri, të një fondamentalisti komunist që u konvertua brenda natës në një fondamentalist islamist, thjesht e vetëm për interesat e tij personale, duke zhgënjyer brezin e vitit 1991, të cilët e ëndërronin Perëndimin më shumë se kurrë atëherë, ndërsa Perëndimi ju ofroi Lindjen e Mesme dhe kombësinë islame.

Le ti rikthehemi edhe njëherë fillimit të këtij materiali, ngjarjes tragjike në aeroportin e Frankfurtit, ku një shqitar nga Kosova vrau për motive islame dy ushtarë amerikanë. Ku qëndron "gabimi" i Amerikës këtu? Ne shqiptarët kemi një thënie: "Çfare do mbjellësh do korrësh". Dhe për fat të keq duhet pranuar, si konkluzion i këtij shkrimi, se insistimi i cuditshëm i SHBA për të na identifikuar me kombësi myslimane, për të ekzagjeruar artificialisht përqindjen tonë myslimane, për të minimizuar ose asgjësuar artificialisht përqindjen tonë të krishterë etj., do krijonte një ditë edhe tragjedinë e Frankfurtit, sepse "ai stan atë bulmet ka", si kudo në botën islame, edhe në Shqipërinë e Konferencës Islamike, do fuqizohej radikalizmi islam, i cili do prodhonte natyrshëm edhe terrorizëm. Fajin nuk e kanë as shqiptarët e Shqipërisë, as ata të Kosovës, as të Maqedonisë, por e ka qershori i 1991..., dhe qershorët e tjerë para e pas tij, që pranuan sugjerimet greko-sllave për ta kthyer Shqipërinë ne "delen e zeze" të Europës, pikërisht Shqipërinë e heroit të krishtërimit perëndimorë, Gjergj Kastrioti, dhe krenarisë perëndimore të bamirësisë kristiane, Nenë Teresa.

Prandaj zoterinjë perëndimorë, ju lutem mos na fajësoni ne shqiptarëve për rastin e Frankfurit, por fajësoni veten tuaj, sepse këtë rradhë ishit (jeni) ju (Perëndimi) që na konvertuat artificialisht në mysliman, madje në përqindje edhe më të lartë se ç'bëri Turqia për 500 vjet.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar