Skip to content

Krye(frikacaku)ministri ynë

23. 03. 2011 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Dy gishta

Kryeministri "ynë" do hyj përfundimisht në histori si "Kryefrikacaku" më i madh në planet. Është ndoshta rasti i vetëm në botë që një njeri i është qepur pushtetit si "muti pas këpuce", dhe që s'ka burrë nëne ta shqep. Nuk ngeli diktator e tirran pa rënë në këto 20 vite, deri tek ata të botës arabe, të shquar për autokraci të pashembullt (edhe ata vendosën të tërhiqen), por jo "Kryefrikacaku ynë", s'bën vaki. Me ç'duket, kur të bjerë, do i grumbullohen të gjitha, nga 22 marsi - 32 mars...

Shikoni "Kryefrikacakun tonë"? Vrau e griu me kallash më 21 janar, si mbi një kope "shiftarësh" (siç do i quante vjehrra e tij shkinë), dhe pastaj i shiti të gjithë bashkëpunëtorët e tij që zbatuan verbërisht urdhërat që dha vetë ai. Pse? Sepse kjo është "besa" e shkjaut o shpipo...
Ja futi edhe "Lulit të Vocërr" Basha. E "shkarkoi" nga Ministria e Brendshme dhe vendosi të fusë në zgjedhje, për t'a testuar pas masakrës së 21 janarit (nëse e duan apo jo shqiptarët), siç e kanë këshilluar "miqtë" ambasadorë... Por të fusësh Lulin tani në zgjedhje është sikur ta hedhësh në kafazin e tigrave, aq shumë urrejtje ka sot për atë njeri.

Por "Kryefrikacaku ynë" s'pyet fort për fatin e Bashës së "shkretë", natyrisht, mendon vetëm për bythën e vet. Eshtë tipiku i "kalova lumin të dhjefsha kalin". Kështu ua futi edhe gardistëve, në burg e me precedent te lartë penal. Por edhe Ilir (Hamza) Metës ja rrasi deri në palcë, pa hezitimin më të vogël votoi t'i hiqet imuniteti, dhe tani arrestimi i Hamza Ilir Metës është punë ditësh - nejse tradhëtari s'ka shumë rëndësi, shkon i pari për "kokë turku"...

"Kryefrikacaku ynë" pasi i shiti të gjithë dhe i shpërndau si zogjtë e korbit, ca në burg, ca kandidatë për biruc, ca i zhyti në fushatë elektorale etj., duke i dhënë keshtu "zgjidhje" (sipas tij) "puçit" të 21 janarit (bjeri se mirë i bie - zgjidhje duke bërë kurban krundet), tani po synon të shpëtoj vetëm prapanicën e vet. Dhe për të përmbushur këtë mision të "vështirë" ka vendosur ta kthej rezidencën e tij (s'është më e shqiptarëve) në kullë "moderne" ngujimi. Po po, në një "kullë moderne ngujimi"! Dhe s'po diskutoj këtu jelekët antiplumb që i ndëron sipas modës së fundit, as stanin e qenve me erë qe mban për të nuhatur gjakësit e tij, as bandën e rojeve me kallash që i rinë 50 para/100 prapa, as bllokimin e rrugëve e rrugicave ku jeton (me siperfaqe tre herë më të madhe se blloku i dikurshëm i Enverit), etc., por e kam fjalën për një superblerje të tipit Gadafi, Çaves, Llukashenko... Bëhet fjalë për një makinë të blinduar 1 milion dollarë që ka blerë (me paratë e shqiptarëve të zhytur në mut) për të siguruar bythën e tij të thatë. Po po, 1 milion dollarë Mercedes të blinduar që do e paguajnë shqipot tani për të...

A e bëni dot arithmetikën o njerëz sa i shtrenjtë është "Kryefrikacaku ynë"? Kur e gjithë kjo histori mund të mbyllej fare thjesht: ai të largohej nga posti i pamerituar, dhe kaq, asnjë qindark shpenzim më shumë, as qindra qen me erë për të, as 500 roje me kallash rreth tij, asnjë gardist në burg, as 21 janari s'do hynte në histori, as Ilir Meta s'do thirrej Hamza, as Basha s'do përfundonte në kafazin e tigrave, e kështu me rradhë, deri tek Gazidede që do ishte akoma gjallë, plus 3 mijë viktimat e '97-s që s'do ishin bërë për rahmet, plus 500 mijë emigrantë më pak, etc., etc., etc...

Autori

Komente

fshatari me opinga llastiku

23. 03. 2011 nga Anonim, 6 vjet 26 javë para
Koment id: 466

Eh more vezhgues,nuk eshte dhe aq frikacak ky kryeministri yne,ashtu sic shkruaje zotrote....

Gje tjeter e ben ate te marri masa aq te forta per te siguruar koken e bythen e tij...Thone...thone,por nuk eshte dhe aq e sigurte,se pasuria e Kryeministrit tone po e tejkalon shumen e 1 miliard eurosh.

Edhe nje here, keto jane fjale nga gojet e liga se nga burime prane tij thone qe kjo vlere sa po kapi shumen 1.5 miliard.Dhe mos u brengos aq shume per mrercedesin bunker 1milionesh,se gjysmat ja ka paguar Taci Rezart dhe 1/4 ja ka dhuruar Luli qe qesh,si shperblim per Tiranen.Kurse 1/4 tjeter ja ka dhuruar xhaxhi Fiqo Ismali,ai kryebashkiaku i Vores,mbasi ky i fundit ka marre kryemonopolin e tregetise dhe te cmimeve se imputeve bujqesore dhe meazallahah se i vjen keq per ne fshataret pa opinga,qe hame 1 here ne dite.

Stani eshte i madh ore vezhgues,por ti paske nje te keqe,qe dashke te godasesh vetem kryestanierin dhe jo ata qe e furnizojne me qumsht dele ate.Keq,shume keq per ty qe qenke mbyllur ne vathen perballe stanit te Saliut dhe nuk po shohke ujqerit qe po te shqyejne edhe trupin tende,se per timen ate e kane coptuar prej kohesh.

Hajt te fala vezhgues nga une i pangopuri me buke,se sa per opinga ato i kemi gjithmone te reja,se jan mall nga i babait,qe nuk grisen kurre.

Fjalor i ndyre i gojeve te ndyra

23. 03. 2011 nga Anonim, 6 vjet 26 javë para
Koment id: 465

"Vezhguesi" i kritikes ne kete trakt revolucionar mbas maskes "vezhguesi" eshte model i urrejtjes, gojefelliqur qe kerkon te perndyeje jo vetem lexuesit po dhe realitetin shqiptar.
Fatkeqsia e tij se bashku me horrat e vampiret e regjimit komunist eshte se situata nuk i ka favorizuar dhe shpresojme te mos i favorizoje akoma qe te mbreterojne me nga 40 vjet ne pushtet me gryken e pushkes. Shikoni se si nga nofullat e ketij derdimeni vezhgues kullojne jarge urrejtje, gjak e bajga vetem sepse ky eshte opinioni i tij personal, botekuptimi i tij personal dhe urrejtja e tij personale. Vezhguesi apo reporteri duhet te sjelle ne gazete per lexuesit argumenta. opinione qe perfaqesojne nje mendim apo ide, dhe fakte jo te shtremberuara ne emer te propagandes ekstremiste ultrakomuniste dhe fryme nevojtoresh. Mund te jesh, shprehesh, dhe shkruash kundra nje kryeministri te vendit tend, kundra nje mazhorance apo kabineti jo vetem per arsye se ke argumente qe duhen ndryshuar, po dhe per mos simpati, por jo per urrejtje.
Duke qene nje lexues i "kritikes" me vjen keq qe shpesh edhe fryma e vete gazetes perjashtuar kotributi i saj ne informacionin letrar..., kundermon si ky shenim i ketij "vezhguesi..."
Zef Zefi
Firenze

O Zef

25. 03. 2011 nga Anonim, 6 vjet 26 javë para
Koment id: 469

Ti duhet te jesh i kesaj liste: http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=975

Vezhguesi

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar