Skip to content

Ti - Rama apo Lul-Mania?

14. 04. 2011 nga Genti Metaj

Version i përshtatshëm për printim

Beteja elektorale ne Shqiperi eshte futur ne nje dinamike tejet aktive dhe ne qasjet konkrete te kandidateve potenciale per te drejtuar pushtetin vendor. Sigurisht qe beteja me interesante dhe nevralgjike e ketyre zgjedhjeve do te jete serish ajo e Tiranes. Beteja e Tiranes nuk mund te shihet ne kuadrin e thjeshte te nje zgjedhje lokale per te qeverisur qytetin. Ne kete gare ndodhen perballe dy “elefante” te politikes shqiptare qe perfaqesojne kryekeput nje test politik shume here me te rendesishem se qeverisja lokale. Kryetari ne detyre Edi Rama ndodhet prej disa kohesh ne nje situate delikate. I vetedijshem se anetaresia socialiste me shprese per marrjen e pushtetit dhe pak e lodhur nga koha qe po kalon, nuk pret as me shume dhe as me pak se fitorja. E kunderta do ta dekurajonte dhe do te conte uje ne mullirin e qeverise. I vetedijshem qe rezultati i ketyre zgjedhjeve eshte testi me i madh per te dhe te ardhmen e tij ne krye te Partise Socialiste do t’i duhet te punoj ne dy fronte: E para i duhet medoemos fitorja dhe mundesisht nje fitore domethenese ne Tirane dhe e dyta, duhet te jete i pranishem ne cdo skaj te vendit per te inkurajuar dhe mbeshtetur kandidatet socialiste. Por cilat jane avantazhet e kreut socialist dhe kreut aktual te bashkise me te madhe te vendit ne raport me pretendentin blu Basha?
Avantazhi i pare i Rames eshte fakti qe Lulzim Basha ka shume pak lidhje me Tiranen. Sigurisht qe ai eshte aktiv prej disa vitesh ne politike, por karriera e tij ka nisur nga lart dhe jo nga poshte. Shembulli me i mire eshte prezantimi i nje projekti per linjen e tramvajit nga te dy kandidatet. Lulzim Basha e hodhi i pari ne treg projektin e tij per tramvajin, por ishte thjesht ne linjen e ideve dhe prohjekteve qe atij do t’i duhet te zhvilloje per Tiranen. Kreu aktual i Bashkise punoi me mencuri, sepse dihet qe prej vitesh Bashkia e Tiranes ka kryer nje studim specifik per zhvillimin e transportit publik. Pra, Edi Rama nuk u nxitua te “shese” idene e tij, por e futi me mjaft mjeshteri ne kurth Lulin. Basha foli me idealizma ndersa Rama prezantoi ne menyre te detajuar projektin duke shpjeguar numrin e linjave, vendin se ku do te qarkullojne tramvajet si dhe impkatin real qe do te sjelle ky investim. Jo vetem kaq, por Rama deklaroi se ambicja e ketij projekti eshte lidhja e Tiranes me aeroportin, duke deshmuar largpamesi dhe investim strategjik. Nje tjeter strategji e Rames eshte dhe ajo e injorimit total te kandidatit demokrat. Ne fakt Rama po e perqendron sfiden mes tij dhe dyshes Berisha/Meta. Pra e thene me fjale te tjera ai nuk e konsideron aspak Bashen dhe refuzon te beje komente apo te perballet me te publikisht du lene te kuptosh se nuk eshte serioze qe kater here Kryetari i Bashkise te merret me nje fare Lulzim Basha.
Ideja qe me dominon ne keto momente eshte fakti se Rama eshte i rrethuar nga njerez teper te pergatitur per marketingun e tij politik. Megjithese Basha perpiqet te binde qytetaret se Rama nuk ka punuar aspak per ta dhe nuk ka asnje projekt per Tiranen, ky i fundit e kundeshton me fakte dhe vepra te realizura. Nje pjese e puneve te Rames jane dhe propozime te bera nga rivalet e tij te meparshem demokrat sic eshte rasti i fushes se aviacionit, Sheshi Skenderbej, 55 mije pemet e mbjella ne Tirane, etj.
Nje tjeter avantazh i Rames eshte se fushata e Lulzim Bashes i ngjan nje kopje te keqe e te gjitha fushatave te Rames te marra se bashku. Mania Facebook duket sikur i dha shume energji dhe superioritet Bashes, por kjo deri ne momentin qe Rama vendosi te hap nje llogari ne Facebook. Konstatimi eshte i thjeshte: Pas disa ditesh Basha rrumbullakosi numrin 100.000 miq, ndersa Rama pas disa oreve numeroi 44.000 te tille. Nje tjeter element qe nuk eshte sekret per askend eshte dhe politika dere me dere, shtepi per shtepi, rruge me rruge dhe lagje me lagje. Nuk mund te kritikoj aspak kete metode te perdorur nga Basha, por kam idene qe ai eshte te pakten 10 vjet me vonese ne kete menyre te beri politike. Politikberja e ketij lloji ne Shqiperi eshte tradite dhe risi e sjelle pikerisht nga Rama!
Rama duket i favorizuar dhe nga situata aktuale politike. Para disa kohesh mund te mendonim se pa LSI-ne ai do ta kishte mjaft te veshtire te fitonte, por qekur shqiptaret pane Ilir Meten me bllok ne dore duke bere pazare ne kurriz te popullit, situata ka ndryshuar. Ilir Meta shihet si nje politikan matrapaz dhe i pacipe. Nje njeri qe e shfrytezoi alternativen socialiste per pushtet, para dhe klanship. Dizavantazhi i Bashes ne kete rast eshte fakti se menjehere pas berjes publike te skandalit Meta, ishte ai qe shkoi i pari ne zyren e tij dhe nuk doli prej saj per disa ore rresht.
Lulzim Basha eshte mjaft i perfolur ne raportet e tij me “pronaret e Gerdecit”. Te mos harrojme se atje u vrane 26 njerez, u plagosen me qindra te tjere dhe nuk eshte denuar askush. Nje tjeter handikap i Bashes eshte dhe “Rruga e Kombit”. Sigurisht qe nuk ka asnje shqiptar qe mund te gjykoje berjen e rruges, por ama perdorimi i dyfishit te fondeve te parashikuara dhe perfolja se Basha ka futur ne xhep me miliona dollare te bejne te mendohesh dy here.
E fundit dhe me shume spec jane ngjarjet e 21 janarit 2011. Lulzim Basha ishte Minister i Brendshem diten qe rruget e Tirane u gjakosen. Kater demonstrues te pafajshem u vrane nga plumbat e policise se shtetit. Asnje Minister i botes, pavaresisht fajtor apo jo, nuk do te rrinte me shume se 24 ore ne vendin e punes. Basha duhet te jepte doreheqjen dhe te priste sqarimin e ngjarjes nga organet kompetente. Vrasjet e 21 dhjetorit jane nje njolle e rende jo vetem per te, por per gjithe qeverine shqiptare, pavaresisht pozicionit vetjak te cdo perfaqesuesi politik!
Pas gjithe ketyre fakteve ka dhe nje pyetje: Perse nuk po e zevendeson Berisha ish-ministrin kandidat per Bashkine e Tiranes? Mos valle pritet rezultati dhe ne rast se ai nuk fiton rikthehet aty ku ishte? Ne qoftese kjo i ka shkuar ne mendje Kryeministrit apo Kandidatit per kryeqeverisjen e Tiranes, mund te themi se ne Tirane gara ka mbaruar, se Edi Rama ka fituar! Pra cili nga te dy: Ti-Rama apo Lul-Mania!

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar