Skip to content

Nevoja për një Richelieu të kohës sonë

25. 04. 2011 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Kombi shqiptar gjatë historisë së tij ka pasur Richelieu të tij të cilët me mendimin e tyre dhe filozofin politike kanë vendosur themelet e shtetit dhe institucioneve në përgjithësi. Rëndësia e këtyre përpjekjeve të Richelieu-ve shqiptar ishte e dukshme mbikohore dhe që la gjurmë në të gjitha drejtimet dhe kanalet e politikës dhe diplomacisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Duke u nisur që nga strategu dhe diplomati shqiptar Gjergj Kastrioti, Gjergj Fishta, Theofan Stilian Noli, Faik Konica, Luigj Gurakuqi Anton Harapi, Pjetër Bogdani, pastaj politologu i njohur Ukshin Hoti, sociologu dhe politikani i njohu Fehmi Agani e deri te lideri historik dhe arkitekti i shtetit modern të Kosovës Ibrahim Rugova kanë qenë një hallkë e lidhur ngusht si në mendime, filozofi por edhe vizion se Shqiptarët e kanë të vërtetën e tyre historike dhe se e drejta e tyre është e natyrshme për të qenë një komb unik dhe i bashkuar në familjen e lashtë të civilizimit europian.

Këto hallka mendimtarësh harmonik dhe kjo filozofi e përbashkët për të shpie kombin drejt fatit të tij historik dhe europian tregon në mënyrë të plotë bazën apo fundamentin mbi të cilën është ndërtuar dhe legjitimiuar në mënyrë historike ashtu edhe politike e diplomatike procesi i ngritjes së çështjes shqiptare dhe rrugës së institucioneve moderne, demokratike e shtetërore.

Sidoqoftë shekulli XXI dhe proceset e reja të krijuara pas gjithë atyre valëve të ngritjes dhe rënies së popujve, por edhe të kombeve na e sjellin në kujtesë veprimet e mençura të politikanit, kardinalit e diplomatit Francëz Armand-Jean du Plessis, duc de Richelieu, veprime këto që kanë lënë gjurmë të thella si në diplomacinë francëze ashtu edhe atë ndërkombëtare e posaqërisht europiane. Veprimet e tij janë të njohur dhe pa mendimet e tij dhe filozofinë e tij politike nuk do të mund të mendohej sot politika e jashtëme dhe ndërtimi i shtetit modern demokratik e europian.

Roli i tij ishte i jashtëzakonshëm sidomos në hedhjen e themeleve të shtetit modern, pastaj politikës dhe diplomacisë e cila më vonë edhe u bë një nga principet apo kornizat bazë të drejtimit të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare e veçanërisht europiane. Jo rastëisht e mora si figurë model kardinalin dhe politikanin e njohur francëz Richelieu dhe e ndërlidha me një hallk të madhe dhe të gjerë të figurave të kombit shqiptar në përgjithësi, sepse këto figurë model dhe këta personalitet të kombit tonë kanë lënë gjurmë të thella si në diplomaci, politikë ashtu edhe në aspektin historik dhe janë filiz i dal pikërisht nga trungu i gjallë i kombit shqiptar europian. Poashtu këto figura tona të rëndësishme kombëtare e historike kanë krijuar kulturën dhe djepin e politikës dhe diplomacisë shqiptare, por edhe kanë zhvilluar dhe forcuar anët e rëndësishme të shtëpisë së demokracisë dhe institucioneve kombëtare e shtetërore.

Duhet nënvizuar se ashtu siç diplomati, politikani dhe kardinali francëz Richelieu e shihte diplomacinë si një nga proceset të rëndësishme e të vazhdueshme të politikës shtetërore e kombëtare, poashtu edhe Richelieu-t tanë e shihni diplomacinë si vegël të rëndësishme dhe vitale të jetës dhe prezantimit të identitetit politik, kombëtar e kulturor të kombit shqiptar në botën demokratike dhe të civilizuar. Ishte pikërisht Richelieu ai që themeloi në vitin 1626 Ministrinë e parë për punë të jashtme të Francës, me anë të kësaj ai e vuri në jetën diplomacinë dhe idenë e interesit në mes kombeve dhe shteteve moderne, poashtu me anë të kësaj ai e lidhi fuqishëm në dy anë interesin shtetëror e kombëtar në njërën anë atë të përqëndrimit të veçantë të politikës në zhvillimin e kombit në të gjitha drejtimet nëpërmjet alenacave dhe interesave reciproke, dhe në anën tjetër të konsolidimit të shtetit në përgjithësi duk krijuar stabilitet të qëndrueshëm.

Kështu edhe Richelieu-t tanë arritën që të ndërtojnë shtyllat bazë të politikës dhe diplomacisë kombëtare e shtetërore të mbështetura mbi themelet e historisë dhe aleancave historike të popullit shqiptar gjatë tërë historisë së saj, ashtu siç u ndërtuan më herët aleancat besnike në mes kombit shqiptar dhe botës demokratike, apo europës si familje dhe mbrojtjes së vlerave të përbashkëta të civilizimit europian në përgjithëësi.

Ata me anë të kësaj ndërtuan themelet e qëndrueshme të politikës dhe diplomacisë dhe krijuan traditën për pasardhësit besnik dhe me vizion që ta udheheqin kombin shqiptar drejt përmbushjes qëllimit të tij të sigurtë drejt së ardhmes europiane. Richelieu-t tanë krijuan një traditë dhe kultivuan një miqësi të besueshme me aletatë(SHBA dhe EU), me anë të këtyre aleancave besnike ata ndërtuan një rrjet të madhe dhe një zingjir aleatësh të cilët do të mbështesnin proceset dhe ecjen e kombit shqiptar në rrugën e tij drejt ardhmërisë së sigurt. Epoka e Richelieu-ve të kombit shqiptar ishte një ndër epokat që i dha vulë procesve të shumta politikë dhe diplomatike të çështjes shqiptare në përgjithësi dhe problemeve që kombi shqiptar pas gjithë atyre sakrificave në mbrotje të vlerave, trojeve dhe identitetit të tij kombëtar e kulturor europiane arritën të vëjnë në lëvizje dhe t'ia legjitimojnë më pastaj ato, por edhe t'ia ofrojnë udhën e bashkimit të kombit shqiptar në familjen e lashtë europiane. Gjithashtu ata me anë të politikës dhe diplomacisë e vizionit të tyre europian arritën të vëjnë në jetë rolin serioz të kombit shqiptar, si një faktor i rëndësishëm në mjedisin e përbashkët të gadishullit ilirik por edhe të bërthamës së përbashkët të vlerave dhe civilizimit të unionit europian.
Puna e Richelieu-ve të kombit shqiptar dhe ndikimi i tyre, si në aspektin e drejtimit kombëtar si tërësi ashtu edhe ndërtimit të idesë së shtetit modern shqiptar i cili më pastaj do të bëhej ngadal një realitet i cili ka nevoj akoma dhe do të vazhdoj të plotësoj nga testamenti i tyre politik e diplomatik por edhe historik rreth proceseve të sigurta të zhvillimit të gjithmbarshëm të kombit shqiptar si tërësi.

Me një fjalë edhe pse jemi në shekullin XXI shikuar në përgjithësi vendi ynë si duket ka harruar të mbështetet në parimet dhe themelet e politikës dhe diplomacisë së Richelieu-ve të kombit shqiptar. Duke parë defektet dhe mungesën e vizionit por edhe fytyrën komplekse të proceseve që po kalon herë pas herë vendi ynë, pastaj duke parë paqëndrueshmërin politike dhe institucionale të vendit do të ishte tepër e nevojshme dhe imediate për proceeset politike që kombi shqiptar në përgjithësi e veçanëirsht shteti i Kosovës të vij një Richelieu i kohës sonë për të drejtuar vendin dhe për të realizuar në tërësi testamenti politik, diplomatik e historik të Richelieu-ve të kombit shqiptar të cekur më lart. Ky Richelieu i kohës sonë duke u mbështetur në traditën dhe trashëgëmin e Richelieu-ve të kombit shqiptar nuk do të gabonte por edhe nuk do të bënte politikë dyftyrëshe duke ngrën me dy lug, por do të bëntë një politikë bazike me vizion të qartë europian, pastaj duke punuar në ringjalljen e vlerave të vërteta europiane të kombit shqiptarë si dhe do të dinte të kultivonte dhe të kishte aleanca besnike vetëm në këtë mënyrë ata do të jetësonin idet dhe do të kryenin në mënyrë të vyer punën e mbetur të Richelieu-ve të kombit shqiptar. Në këtë mënyrë gjithashtu do të mund të shihnim se vendi është duke ecur sigurt në drejtim të përgjithshëm si dhe do të shinim se si është vërtetë duke u legjitimuar dhe praktikuar edhe më tutje në vazhdimësi të proceseve të historisë së vendit politika me vizion dhe interes kombëtar e europian pastaj edhe diplomacia agresive e Richelieu-ve tanë të vjetër të kombit të cilët nëpër kohëra të ndryshme dhe të vështira drejtuan fatet e proceseve historike të kombit si dhe për të pasur më vonë një ndikim të përhershëm duke i lënë pasardhësve mëpastaj që të vënë në jetë vulën veprimeve gjatë historisë dhe t'i jetësojn ato në mënyrë permanente dhe besnike duke e udhëhequr vendin në rrugën e sigurt të integrimit në familjen e përbashkët europiane. Tani duhet kuptuar se është koha për të bërë një ndryshim rrënjësore, gjithashtu tani është koha që të përqafohen normat e politikës dhe diplomacisë moderne duke filluar së parktikuari dhe duke vënë në jetë në detaje trashëgiminë e Richelieu-ve të kombit shqiptar duke i bëra parimet dhe filozofinë e tyre qendër apo zemër të politikës dhe diplomacisë ashtu që këto të bëhen parime udhëheqëse të politikës dhe diplomacisë së shtetit të mbykqyrur të Kosovës në rrugën e forcimit të institucineve dhe proceseve të intgerimit në unionin europian. Në këtë mënyrë ne do të kuptonim thelbin e parimeve dhe të vërtetës sonë se paraardhesit tane duhet të jenë model dhe korniza e përvojave të kombit për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar