Skip to content

Rrethi vicioz dhe ingjeksionet e Samitit të Londrës

03. 04. 2009 nga Gjon Keka

Version i përshtatshëm për printim

Takimi i Liderëve Botëror në Samitin e Londrës ishte një përpjekje për të dal nga rrethi vicioz që kanë hyrë vendet e prekura nga kriza globale. Në këtë samit në mënyrë të kujdesshme patë zëra të arsyeshëm të cilët kishin për qëllim që kjo përpjekje të mos dal e kotë por të përpshpejtohet mënyra e daljes nga kjo gjendje e rënduar që ka kapur tërë globin, poashtu patë edhe zëra të dyshimt që tregonin një qasje skeptike dhe jo raliste për ta nxjerrë botën nga ky mjerim dhe depresion i madhë ekonomik.

Në përgjithësi mënyra e qasjes së vendeve për të rregulluar një mori problemesh që nga ajo ekonomike e deri të ajo sociale e te sigurisë nuk treguan një seriozitet të duhur për t'i thënë lamtumirë varfërisë, pasigurisë, , frikës nga armatimet vdekjeprëurëse etj. Prandaj duke shikuar në prizmin e realizmit dhe duke parë se gjërat në botë po marrin kahjen e ndryshimeve të mëdha për të keq liderët botëror do të duhej që në mënyrë të ndërgjegjshme të ndalin fryrjen e gjërave që qojnë botën drejt shkatërrimit dhe humbjes së dinjitetit të saj moral dhe njerëzor.

Sepse sot pika më e rëndsishme më mirë më thënë pika më neuralgjike në botë është ekonomia, siguria dhe sociabiliteti si dhe rikthimi i njeriut frymëror tek e vërteta të cilën e kanë braktisur nga materializmi i dhjamosjes se botës. Qëllimi i njërëzimit nuk është të ecën i dyshimt në rrugën e tij drejtë progresit dhe arritjeve historike, por një qëllim që qonë njeriu drejt fisnikrësisë dhe zhvillimeve pozitive duke mos lënë anash përpjekje për ekzistëncë reale por jo duke harruar ndërgjejgjën dhe arsyen e cila e ka bazën në të vërtetën. Ky depresion i madhë ekonomik që ka kapluar botën po shkakton pengesa të shumta duke bërë kështu që shumë firma dhe biznese të falimentojnë dhe shumë punëtor të humbin vendin e tyre të punës dhe kështu të vihet në dilem ekzistenca tyre reale e mbijetesës dhe mirëqenja e përgjithshme e shteteve që ballafaqohen më këto probleme.

Prandaj në këtë samit një kujdes të veçant do duhej t'i kushtohej tregjeve të tyre dhe bizneseve si dhe mënyrën e daljes nga kjo krizë duke ndërmarr një front të përbashkët të të gjitha vendeve ashtu që dalja nga kjo gjendje të përshpejtohet dhe mënyra e normalizmit të gjendjes të vij sa më shpejtë që është e mundur.

Liderët në këtë samit do duhej që të jenë të një zëshëm për të menduar rrethë kësaj krize dhe të gjithë do duhej që të bashkuar ta qonin botën drejtë proceseve të zhvillimeve pozitive dhe të një bote që do ta ndiente veten më të sigurt e jo duke parë për cdo ditë se si po i bije boja kësaj kohe moderne e cila po e gllabëron kriza pak ngapak.

Kjo krizë që nga pasëlufta e Dytë Botërore është një ndër krizat më të mëdha që po ballafaqohet bota në përgjithësi, ky depresion i madhë nuk i ngjason asnjë periudhe tjetër përveç asja të quajtur periudhë moderne, sic dim nga historia në kohën e para luftës së Dytë Botëore gjatë vitieve të 2o' dhe 40' bota kishte rënë në gjumë të thellë të hipnozës së ideologjive, vendet po merrnin ngjyrën e rëniesë së ndërgjegjes dhe moralit politik ndërsa ushqimi i vetëm që posedonte bota në mesinë e këtyre periudha ishte ideologjia dhe doktrina të cilat qonin në një gjendje të mjegullt dhe në një rrënim të tërë sistemeve demokratike pozitive dhe të zhvillimeve të gjithmbarshme në botë.

Gjithashtu as nuk i përgjan periudhë së pasluftës dhe recesionit të mëdhë disa mujor që barte mbi vete gjatë periudhës së viteve 70'dhe 80' SHBA dhe kështu kjo krizë e tanishme po tregohet më e egër dhe me e rëndë për nga mënyrë e zgjidhjes dhe nga mënyrë e gjetjes së një rruge të përbashkët të vendeve të botës në përgjithësi.

Të gjitha vendet duhet që mos të lënë që gjetjet dhe mundësit e daljes nga ky rreth vicioz të lihen në harresë historike por asesi edhe mënyrat dhe qasjet e përbashkëta për t'i dal ballë kësaj të keqe globale të bëhet në mënyrë të kujdesshme, sepse do ketë konsekuenca të pariparueshme dhe bota do e rrezikonte ekzistencën e saj të plotë.

Gjërat që po shkaktojnë komplikime të theksuar në ekonomitë globale janë edhe zhytja e vendeve në projekte të paplanifikuar dhe në bursa që në një mënyrë apo tjetër po e bëhen pjesë të pandashme të problemit dhe të krizës së gjithmbarshme ekonomike.

Duke ditur se me triliona dollar janë humbur i si rezultat i kësaj krize dhe problemve që po bartin bizneset dhe tregjet ndërkombëtare, prandaj do duhet që në mënyrë të kujdesshem dhe me një qasje më të sinqert e serioze ta kthejnë këtë krizë në një stabilitet dhe në një zhvillim pozitiv në mbarë globin duke hequr qafe pengesat dhe mënyrën e qasjes negative të probelmeve ekonomike, sociale, të sigurisë etj etj të vendeve të prekura.

Ndërsa duke pasur një qasje më pozitive dhe duke shikuar rrugë të ndryshme për ta zgjidhur këtë problem global do mund që besimi i humbur i bizneseve të rikthehet në qëllimin e tij zhvillimor, dhe se këto shenja të rikthimit të normalitet do të shkaktonin procese pozitive dhe do mund t'ia kthenin vendeve që janë prekur nga kriza besimin dhe rrjedhat më të mira të zhvillimit të tregjeve dhe bizneseve ndërkombëtare në përgjithësi dhe të një angazhimi të të gjithave vendeve, ngase kështu duke rritur besimin duke shpëtuar bizneset dhe tregjet do mund të kalonin më lehtë rrethin vicioz të këtij depresioni ekonomik.

Përndryshe as ingjeksionte as përpkrahja e vogël e vetëm disave vendeve nuk do mund të ringjallë ekonomitë dhe vendet që i ka prekur kriza globale ekonomike. Gjitashtu as 1. 1 trilion dollarësh nuk mund t'ia kthej fytytrën e vërtetë të ekonomisë dhe vendeve që kanë pësuar nga ky recesion, sepse duhet që në mënyrë ambicioze dhe përfundimtare të kthejnë ekuilibrin dhe stabilitetin ekonomikë shteteve të prekur në përgjithësi nga kjo krizë e rëndë.

Dhe krejt në fund liderët botëror duhet që të kërkojnë fusha të rëndësishme veprimi të përbashkët për të ripërtrirë dhe ringjallë ekonominë globale të vendeve të prekura, gjithashtu duhet luftuar seriozisht kundër këtij recesion global në mënyrë të qartë dhe pa asnjë dilemë, pastaj duhet marrë masa rigoroze për të parandaluar thellimin e krizës, masta tjera të fuqishme proteksioniste që qojnë në vënjen në zbatim nga ana e faktorit ndërkombëtar (Organizata ndërkomëbtare e Tregtisë, FMN, Banka Botërore, Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim si dhe akterët tjerë ndërkombëtar).

Duke u nsur nga kjo mund të thuhet se tërë akterët e samitit të vendeve të G20 në Londër, arritën që vetëm t'ia vënë vetes disa rregulla dhe masa, por jo edhe të zgjidhin një rrugë që qonë në zgjidhje të tërësishme të kësaj krize duke kthyer zhgënjimin në inkurajim dhe dobësinë në forcë të përbashkët për një stabilitet të qëndrueshëm të ekonomive të prekura thella nga kjo krizë. Sepse në këtë samit nuk u arrit ndonjë marrëveshje përfundimtare por një marrëveshje e përkohshme mbështetëse por jo zgjidhjes së plotë dhe në mënyrë serioze të këtij problemi global, prandaj me ingjeksione nuk ringjallen ekonomitë por me veprime konkrete dhe të përshpejtuara.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar