Skip to content

Kërkoini Perëndimit të arrestoj Berishën për destabilizim

12. 05. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim

Kërkoni zyrtarisht ndihmë perëndimore, NATO-s dhe OKB-s. S'ka bërë vaki. Mbaroi numërimi nëpër lloj-lloj vrimash e skutash, Krumë, Bilisht, Legbibaj e dreqi e i biri, dhe s'po përfundon në Tiranë, në Tiranën e Re, në zemër të kryeqytetit, në pjesën më të civilizuar të Shqipërisë. Jo jo, kjo s'hahet. Diçka e rëndë po kurdiset nën rrogoz, dhe përgjegjës i vetëm për këtë është ai që ligjërisht supozohet të garantoj zgjedhjet: Kryeministri. Pikërisht ky i fundit po shkel ligjin dhe po destabilizon vendin. Nuk duhet harruar se këto zgjedhje po mbahen në vijim të 21 janarit, dhe konflikti mund të ndodhë në çdo moment. Prandaj SOS!

Shfrytëzoni konteksin e kohës, tendencën e sotme të perëndimit për të goditur "masterminds", pikërisht ata që shkaktojnë konflikt e gjakderdhje në emër (gjoja) të stabilitetit. Kjo formulë e fundit ka përfundur tashmë, ka vdekur. Bota është lodhur (stër-ngopur) me këta lloj diktatorësh të papërgjegjshëm dhe po i heq vetë qafe. Nga ata të Lindjes së Mesme, deri tek Bin Laden.

Vetëm një muaj më parë forcat franceze arrestuan presidentin e Bregut të Fildishtë për të njëjtin motiv si të Berishës tani, mos-njohje të rezultatit të zgjedhjeve. Dhe lufta civile e filluar atje mbaroi.

Me fjalë të tjera, bota tani s'po merret me opozitat, por me keq-qeverisjet. Kjo është tendenca e kohës, dhe kjo tendencë duhet shfrytëzuar fort.

Nga ana tjetër, pse Berishës i duhet kaq shumë fitorja në Tiranë? Sepse ajo fitore e çfajëson atë (dhe benjaminin e tij me emër kuqoje - Luli) nga masakra e 21 janarit. Kaq. Pikë. Nëse Berisha humb Tiranën s'ka më asnjë alibi ligjore, shtetërore, elektorale të justifikoj gjakderdhjen. E vetmja zgjidhje pastaj mbeten zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Dhe pas tyre, natyrisht, Gjykata Ndërkombëtare që "gjykoi" Millosheviçin.

Në këto rrethana, është evidente se ai po përpiqet të bëj edhe ndonjë alleshverish me palën tjetër (Ramën) prapa kuintave. Ndoshta i kërkon Ramës, Tiranën, në shkëmbim të largimit të tij si kryeministër. Me fjalë të tjera, është gati të sakrifikoj cdo gjë për Tiranën, per t'i shpëtuar konsekuencës "21 janar". Çdo gjë, çdooo gjëëëë (literally), që mund të përfshijë gjithashtu edhe konfliktin - destabilizimin e vendit. Pikërisht për këtë i duhet kërkuar ndihmë Perëndimit. Menjëherë dhe zyrtarisht!

S'do presim pambarimisht rezultatin e Tiranës së Re, miliona shqiptarë brenda e jashtë vendit, pse Berishës akoma s'i janë fryrë koqet e thata...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar