Skip to content

Mos bëni gabimin fatal të ''emëroni'' Lulzim Bashën në Tiranë

13. 05. 2011 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Gun

Do e bëjnë dalje! Nuk është iluzion por është intuite, dhe intuita nuk gabon. Mos shkoni aq larg me aventurizmin tuaj në Tiranë. Basha është një vrasës dhe asnjë votë apo karrike shtetërore nuk e shpëton dot. Përkundrazi, karrikja e marrë në mënyrë të debatueshme, nëpërmjet një numërimi të dyshimtë votash, siç po ndodh, në një qytet tejet armiqësor për të, mund të provokoj skenar fatal pikërisht për të.

Nuk duhet harruar se këto zgjedhje janë më të lehtat për tu kontestuar. Më të lehtat të konstestueshme në historinë pluraliste të Shqipërisë. Dhe kjo sepse ato u "garantuan" ligjërisht nga "mastermind" e 21 janarit, Sali Berisha. Shqiptarët (që votuan në mënyrë plebishitare kundër Berisha/Basha anë-e-mbanë Shqipërisë më 8 Maj) s'mund ta gëlltisin Lulzim Bashën në krye të kryeqytetit të tyre, sidomos pas kësaj maskarade të hapur manipulimi të numerimit të votave në Tiranë. Jo vetëm shqiptarët, por askush në botë s'do e gëlltisë numërimin alla-Berisha, për ditë të tëra në Tiranë. Askush s'do bëhet palë me këtë turp. Perëndimi s'mund të pranoj definicionin e Stalinit për zgjedhjet, se: (citoj) "Ata që votojnë nuk vendosin asgjë; ata që numërojnë votat vendosin çdo gjë" - siç Berisha po bën.

Hapni sytë rreth-e-rrotull në Europë, kush vrasës si Basha ka marrë karriken e ndonjë kryeqyteti Evropian. Shqipëria do katandisej jo vetëm me një kryeministër të izoluar ndërkombëtarisht, por edhe me një kryebashkiak të tillë në kryeqytetin e saj.

Nëse opozita do kontenstoj zgjedhjet (numërimin), atëherë të gjithë do bëhen me opozitën, jo iluzione për të kundërtën. E kundërta do sjell destabilizim. Këtë edhe bufi e di.
Konflikti do plasë, pa një pa dy, dhe i pari që do e hajë do jetë kryetari i "emëruar" i Tiranës - Apo përsëri do vrasë protestues edhe para godinës së kryebashkisë së Tiranës?

I bëj thirrje Sali Berishës te mos bëj eksperimente fatale me njerëzit e tij, siç bëri me Azem Hajdarin. Sali Berisha s'mund ta mbaj më pushtetin me të njejtën filozofi "të mishit për top" brenda e jashtë kampit te tij.
Nëse Basha ka pak mend, duhet të mendoj me racionalitet. Po shkon nga telashi në telash. Vrasje plus karrike me manipulim votash është shumë, SH U M Ë.... Thirri mendjes, mos krijo konsekuenca për vete, dhe mos provoko destabilizim në Shqipëri. Tërhiqu.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar