Skip to content

Humbja 3D e Berishës - Tani zgjedhje të parakohshme

24. 05. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Shpat

Për ironi të tij, rezultati i Tiranës doli më 23 Maj, tre ditë para, dhe 15 vjet pas 26 Majit të 1996-s - Sa në vend-numëro ka qëndruar për 15 vjet, si Lenini me "1 hap para, 2 prapa."
Pas gjithë kësaj nuk shtrohet më problemi i rënies së Berishës, por kur dhe si do bjerë...

Zgjedhjet e 8 Majit u zhvilluan në atmosferën e masakrës së 21 janarit, dhe në këtë aspekt, ato supozohej të shërbenin si test për jetëgjatësinë e qeverisë. Në botën demokratike kjo qeverie duhej të binte menjëherë pas masakrës, kur u provua se krimi u krye mbi protestues të paarmatosur dhe jashtë gardhit të Kryeministrisë. Por në realitetin shqiptarë u vendos të shtohej edhe një element ekstra, zgjedhjet lokale, që qëlluan (për mirë a keq) të ishin afër.

Më 8 Maj Berisha humbi thellë, dhe de facto ai dhe kabineti i tij konsiderohet i rënë - s'mund të jesh kryeministër në një ambient të tillë armiqësor -, dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje të reja parlamentare. Por pikërisht si puna e atij të mbyturit, për ti shpëtuar konsekuencës llogjike - mesazhit të votuesve -, Berisha u kap në rezultatin e Tiranës, si një mjet për të evituar zgjedhjet e parakohshme. Me njëmijë marifete (kalamanllëqe) bëri një manipulim të trashë (në panik e sipër), dhe për të përmbushur qëllimin final, futi në lojë një idiot të paparë në botën e lirë, një karrikaturë të harruar nga koha e Luftës së Ftohtë, Ristanin.

Skenari mund të ketë qenë ky: Une të jap Tiranën (prandaj e zgjaste pa sens numërimin, me ditë të tëra, thjesht e vetëm për të shantazhuar Ramën), pra, une të jap Tiranën, nese ti nuk kërkon zgjedhje të reja parlamentare...

Dhe pas ditë të tëra shantazhi ndaj Ramës, me shpresën se ai do thyhej për pushtet, Rama me ç'duket ka thënë JO, nuk ka pranuar propozimin kriminal të Berishës, dhe ky i fundit i dëshpëruar, publikoi më në fund rezultatin qesharak të KQZ (që as vetë se beson), dhe "emëroi" Bashën Kryetar Bashkie nën një procedurë të hapur antiligjore, të ekzekutuar me talebanizëm nga krahu i tij i "armatosur" Ristani & Co. Padyshim Basha kurrë s'ka për ta ngrohur karriken e Kryebashkiakut të Tiranës. "Fitorja" e tij ështe si ato pavarësitë e disa vendeve që nuk njihen nga bota - "pavarësi" e pavlefshme.

E thënë ndryshe, më 8 Maj Berisha pësoi një humbje 3 dimensionale. (i) Partia e tij pati dështimin më dramatik nga '97; (ii) Humbi betejën e shantazhit ndaj Ramës për të evituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare; (iii) Doli lakuriq para botës si mastermind e dështimit të demokracisë në Shqipëri.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar