Skip to content

Kompromisi e vetmja rrugë që ushqen demokracia dhe progresi

26. 05. 2011 nga Ajet Delaj

Version i përshtatshëm për printim

Ne situata krizash apo me mire te themi ne vazhdimin e nje krize te tejzgjatur sic ka ndodhur ne Shqiperi ne dy vitet e fundit, mosbesimi ndermjet forcave politike behet nje factor percaktues ne ruajtjen e vazhdimesise se krizes.
Ne te tilla situta gjeja me e mire qe duhet te beje shoqeria civile, intelektualet dhe te tere faktoret e palidhur drejtepersedrejti me krizen eshte te diskutojne dhe te mundohen te gjejne rruge te ndermjetme per afrimin e paleve, ne vend qe te rreshtohen me njerin kamp apo me tjetrin duke shtuar energjine negative dhe zgjatur konfliktet e respektivisht zgjatjen e krizave pa fund.
Une nuk mendoj se shoqeria shqiptare e kryesisht partite politike preferojne qe kriza te vazhdoje pafund, nderkohe qe kriza ekonomike globale akoma nuk eshte larguar, pavarsisht ne cfare pozicioni ndodhen, pozite apo opozite. E thashe ne opozite apo pozite pasi nese vendi shkon drejt rrenimit fare lehte Shqiperia mund te gjendet brenda fenomenit “Argjentine” ku presidenti dhe pushteti nderrohej nje here ne shtate dite.
Padyshim qe Shtetet e Bashkuara si nje nga shtetet me te konsoliduara demokratike te botes ka gjithashtu edhe nje nga legjislacionet me te kompletuara te te tera sferave dhe prapeseprape ligjevensit Amerikane punojne cdo dite per permirsimin e ketij legjislacioni. Gjate Presidences Bush eshte diskutuar fenomeni “loopholes”, cka don me thene Administrata Amerikane e studionte legjislacionin me imtesi te madhe per te realizuar objektivat qeverisese e te sigurise pa e cenuar Kushtetuten e legjislacionin ne fuqi. Pra vendimet e administrates ne fushen e sigurise duhej te realizonin sigurine e Amerikes pa prekur privatesine dhe te drejtat civile ne kushtet e reja te luftes kunder terrorizmit ku amerikanet jane mjaft sensible ne te dyja frontet.
E bera kete hyrje per te beret e qarte se pushteti ne Shqiperi nuk ka nevoje fare te perdore “loopholes” pasi legjislacioni shqiptar ju krijon mundesi te manovrojne si te duan e te shkojne ku te duan pasi ne njeren ane legjislacioni ka boshlleqe e ne anen tjeter nuk shqetesohen shume edhe nese e shkelin legjislacionin, pasi nuk jane te qarta masat ndeshkuese apo me mire te themi ndeshkueshmeria ligjore si fenomen pothuaj nuk ka ekzistuar as ne diktature as ne postdiktature.
Tani ti referohemi problemit ne fjale, krizes se tejzgjatur ne Shqiperi e zgatimit te saj me zgjedhjet e fundit lokale qe sapo perfunduan, qe me cfare po shohim e degjojme veshtire do i vihet nje kapak i pranueshem per tere faktoret e aktoret e nuk dihet se sa do zgjase.
Ashtu sic e thashe edhe me lart legjislacioni shqiptar padyshim ka shume vrima e as qe ja vlen qe ti referohesh legjislacionit per te nxjerre dicka ne drite apo vertete mundesh me dhene nje ide se si realisht mund te kontribosh qe kjo situate te kapercehet.
Duke menduar se jap nje percaktim sa me gjithperfshires mund te them se zanafilla e krizes se tejzgjatur shqiptare e ka burimin apo alibine, merre si ta marresh, ne KQZne ku ne te dyja zgjedhjet e fundit eshte shkelur po themi kodi zgjedhor. E thashe po themi pasi per te dyja rastet krahet politike bien me dhjetra argumenta qe edhe eshte shkelur edhe nuk eshte shkelur kodi , pra gjithesesi biem ne humneren e vakumit ligjor.
Megjithate per te dale ne nje shteg qartesisht te dallueshem e natyrisht te pranueshem per te tera palet po i referohem veprimit te KQZ ne 2009 e 2011 per hapjen apo mos hapjen e kutive te votimit.
KQZ se bashku me pushtetin dhe me tere organizmat e tij kushtetues e jo kushtetues u rreshtuan ne nje front qe kutite e votimit te zgjedhjeve parlamentare te 2009 nuk duhet te hapen dhe s’kane perse te hapen megjithse kodi zgjedhor e percaktonte ndryshe. Pasojat dihen tashme, se bashku me djegjen e tyre, kutite moren me vete edhe kater koka shqiptaresh e plagosjen e disa te tjerve.
Po ky KQZ dhe i njejti staf e i njejti kryetar z Ristani, per zgjedhjet e 2011 mendon se eshte me mire qe kutite te happen “pasi duhet vleresuar vullneti i cdo qytetari”, pasi nuk kishte rruge tjeter per te permbysur 10 votat ne avantazh te z Rama e natyrisht duhej permbushur investimi i pushtetit per te marre bashkine e Tiranes.
Pa u futur aspak ne labirinthet ligjore apo e lagu s’e lagu macja bishtin per nje gje mund ta them me bindje te plote se KQZ nuk mund te kete te drejte ne te dyja rastet edhe kur nuk i hap edhe kur i hap kutite.
Ketu mendoj se duhet gjetur celsi i krizes shqiptare te tejzgjatur e pikerisht ketu duhet te filloje bashkepunimi i kraheve politike ne sherbim e ne funksion te paqes sociale ose me drejt te paqes politike pasi per mua paqja sociale ekziston nese ju referohemi procesit te votimeve te fundit ku votimi u krye ne menyre ekselente.
Qe KQZ ka te drejte ne te dyja rastet nuk mendoj se e pranon kush qe ka nje minimum logjike , problem mbetet qe te percaktohet me bisedime e kompromis ne cilin rast ka bere hile apo e ka shkelur me shume dhe ne varesi te konkluzionit pozita me opoziten te ndajne ndermjet kryetarit te bashkise se Tiranes e zgjedhjeve te parakoheshme ne shtator ose tetor te ketij viti. Njeri pushtet atomatikisht percaktohet si i paligjshem pasi sic e thashe edhe me lart edhe kur nuk i hap edhe kur i hap kutite nuk mund te kete te drejte KQZ pasi ne te dyja rastet rezultati ka qene mjaft i ngushte dhe realisht fituesin e ka percaktuar KQZ.
Pra, nese vleresohet se vendimi dhe veprimi i KQZ per te hapur kutite e votimit eshte i drejte pasi ishin te bindur se ishin ca flete qe duheshin rivleresusr se keshtu fitonte z Basha po ashtu KQZ apo me mire te themi z Ristani e shpura e tije duhet te kene qene te bindur se po te hapnin kutite e zgjedhjeve te 2009 do te fitonte opozita gje qe nuk e beri.
Une mendoj se pozita duhet lene qe te zgjedhe ndermjet ligjshmerise dhe paligjshmerise te vendimeve te KQZ se ne 2009 e 2011 pasi te jeni sigurte se nese do vazhdohet me logjiken qe eshte punuar deri tani fatekeqesi akoma edhe me te medha politika shqiptare do i afroje popullit e kombit shqiptar . Ashtu sic e dime te gjithe, rotacionet e pushtetit ne nje shoqeri e shtet demokratik eshte gjeja me normale e nga vota e popullit nuk duhet te kete frike kush , por duhet punuar qe ne te ardhmen ky soj KQZ duhet fshire nga kujtesa e shqiptareve.
Une mendoj se kombi shqiptar i ka kapacitetet intelektuale e njerezore qe realisht te realizoje nje pale zgjedhje te lira, te ndershme e te pakontestuara, mjafton qe te ekzistoje vullneti e te kompozohet nje KQZ vertete me figura potente ku i madhi Kadare nuk besoj se do e kursente kontributin e tij per nje pale zgjedhje qe realisht ka nevoje Shqiperia per tu shkeputur nga psikologjia staliniste qe pa pike turpi kryetari Ristani e pohon para kameres se nuk eshte e rendesishme kush voton por kush i numron votat.
Nuk mendoj e as qe dua te besoj se klasa politike shqiptare do vazhdoje si gjere tani ti humbin shanset historike per zhvillim e perparim te kombit shqiptar qe fatemiresisht historia dhe miqte tane perendimore na i kane afruar ne ate fund shekulli e vazhdojme edhe sot.
Praktikat dhe idologjia staliniste e pansllavizmit nuk mund te na cojne kurre atje ku kemi enderruar te shkojme gjate revolucionit studentor te 90tes. Kompromisi dialogu ,tolerance, alternative e vlerave dhe ideve te shnderruar ne vlera te shoqerive perendimore duhet te jete busulla drejtuese e politikes shqiptare nese realisht duan dhe kane mission ti sherbejne popullit e kombit shqiptar.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar