Skip to content

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ka rëndësi vetëm nëse kundër Ramës

01. 06. 2011 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Pike Pyetje

Bota po flet qartë (fare qartë), se votat nuk numërohen siç i numëron Sali Berisha. Është hera e parë që komuniteti ndërkombëtarë (këtëj e andej Atlantikut) ka dalë hapur (publikisht) kundër tij. Të djathtë e të majtë...

Natyrisht, Sali Berisha (shumë i vjetër - gati 70) nuk mund të qeverisë Shqipërinë i izoluar ndërkombëtarisht, Shqipërinë anëtare e NATO-s. Sali Berisha nuk mund të degradoj ndërkombëtarisht imazhin e NATO-s - shumë po ja zgjasin.

Në vijim të kësaj linje, Sali Berisha humbi të vetmin shans politik për tu rikonsideruar përsëri ndërkombëtarisht - zgjedhjet lokale. Zgjedhjet e 8 Majit pritej të shërbenin si: (1) test për ndershmërinë e zgjedhjeve të 2009-s, por provuan katërcipërisht të kundërtën, versionin e opozitës, se në 2009 manipulimi u bë gjatë numërimit, siç u veprua në 2011; dhe (2) test për 21 janarin, masakrën më të rëndë politike të ndodhur në Europën e pas Luftës së Ftohte në një vend të NATO-s.

Berisha i humbi të dy testet.
Në këto rrethana, në vend që të tërhiqet, bën shantazh (qurravitet):

(1) Kundër botës, duke bllokuar rezultatin e zgjedhjeve, që Perëndimi t'i lutet atij, dhe ai të duket përsëri i rëndësishëm ndërkombëtarisht, të mos izolohet. I gënjen mendja të shkretit plak. Kush do i lutej një kufome 70 vjeçare, kur më lehtë mund të bëhet dalje me një të rënë të lapsit;

(2) Kundër Edi Ramës, që të mos kërkoj largimin e qeverisë, ta lerë rehat të vjedh deri në fund të mandatit të vjedhur më 2009-n, - të vegjetoj edhe fizikisht si mendërisht;

Të shohim si do rrjedhin ngjarjet. Nëse Kolegji Zgjedhor vendos pro' Ramës, atëherë ky i fundit ndoshta do detyrohet të heshtë (do pranoj shantazhin), do e lerë Berishën të qetë të privatizoj (grabis - hipotekoj në Serbi pronat tona) edhe në dy vitet në vazhdim. Prandaj këto ditë iu shtuan "Grupit" edhe shpurra e hajdutëve të tipit Kastriot Islami, dhe debili Harrasani - edhe ata duan para kesh nëpër brek e çorape.

Nëse Kolegji Zgjedhor vendos kundër Ramës, atëherë do ketë ndeshje.
Berisha sot është më i dobët se kurrë. Është shans historik për tu çliruar nga tirrani... Sot është koha e rënies së tirranëve dhe rënia e tij do shihej si pjesë e rutinës ndërkombëtare... Pas 21 janarit dhe manipulimit të 8 Majit (dhe... pas '97s, thyerjen e embargos se OKB-s për Karaxhiçin e Mlladiçin...), rënia e Sali Berishës do përshëndetej gjerësisht këtej e andej Atlantikut...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar