Skip to content

Berisha nuk është në 1996-n. Shqipëria sot është e integruar - Berisha i ka ''bythët në ujë''

05. 06. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
gishti

Vërej me keqardhje se ka një këndvështrim disi fatalist, tek disa analistë e figura politiko-publike të botës shqiptare, që konsiston në faktin se Perëndimi nuk ka çfarë t'i bëjë Berishës, ashtu siç nuk i bëri as në '96-n. Bëhet fjalë për një linjë të gabuar, që veç të tjerash është e dëmshme sepse demoralizon kundershtarët e regjimit.

Gjatë mandatit 1992-'97 Shqipëria ishte e izoluar, njëlloj si në kohën e komunizmit, madje më keq, - të paktën gjatë komunizmit nëse arratiseshe s'të kthenin, përkundrazi të sistemonin për bukuri. Gjatë '92-'97 shqiptarët u bënë më të padëshirueshmit e Europës, ishin nën "gjueti shtrigash", nderkohë që në Shqipëri nuk erdhi asnjë investim perëndimorë. Bankat e huaja i kishin kyçur kreditë për shtetin shqiptarë, dhe emigracioni klandestin i skafeve ishte e vetmja zgjidhje.

Pikërisht për këtë arësye Berisha atëherë, i dëshpëruar dhe izoluar, theu embargon e naftës kundër Jugosllavisë, - hapi një front kriminal pune, dhe krijoi firmat piramidale sepse s'kishte asnjë mënyrë tjetër punësimi, ndërkohë që tentoi hapur lidhjen me botën islame, deri në Malajzi.

Në rrethana të tilla izolimi e mos-integrimi ndërkombëtarë, çfarë llogarie mund ti kërkonte bota Berishës? Kushdo të kishte qenë në karriken e tij ashtu do katandisej, dhe ashtu mbase do bënte, do sillej me arrogancë me Perëndimin, dhe natyrisht Perëndimi s'kishte ndonjë pushtet për ta shtrënguar, sepse Berisha s'kishte ndonjë detyrim për të përmbushur ndaj botës.

Kurse sot gjërat janë tërësisht ndryshe, 100% ndryshe. Sot Shqipëria është e zhytur në borxhe ndërkombëtare - miliarda dollarë kredi. Është e anëtarësuar në NATO, dhe i janë liberalizuar vizat. Pra, sot Shqipëria ka të drejta, por dhe shumë detyrime ndërkombëtare për të përmbushur.

Kjo do të thotë se Berisha sot nuk është ai i pari, pavarësisht se tenton (për të zezë të vetë) të duket i tillë. Berisha sot është një hiç (madje kriç), është kryeministri i një vendi që u detyrohet miliarda dollarë bankave të huaja dhe institucioneve financiare perëndimore (i ka bythët në ujë), dhe gjithashtu politikisht institucioneve Perëndimore që anëtarësuan vendin në NATO, dhe liberalizuan vizat.

Nga ana tjetër, të jesh sot i integruar në institucionet perëndimore nuk do të thotë se mund të përjashtohesh prej tyre si formë presioni për të ndryshuar linjën poltike, ashtu siç aludohet për rastin e Shqipërisë për shkak të politikës destruktive të Berishës. Jo, nuk është ashtu, është e kundërta. Nuk perjashtohet vendi, por hiqet ai që pengon procesin, - po hyre në atë valle s'del dot më (vetëm Franca është vetë-larguar nga NATO gjate Luftës se Ftohtë, por Shqipëria nuk është Francë, natyrisht). Janë investuar para tashmë në Shqiperi, dhe për para bota "të vret", literally. Duhet të kihet parasyshë se Shqiperia u anëtarësua në NATO, dhe ju liberalizuan vizat, jo pse plotësoi kushtet përkatëse, siç thuhet. Ne të gjithë e shohim si është Shqipëria, sidomos ne që jetojmë në Perëndim. Shqipëria është mizerje e gjallë. S'ngjan as me një burg perëndimorë.

Në vijim të kësaj linje, është e qartë se Perëndimi ka një interes të posaçëm në këtë aspekt, që i hapi dritën jeshile Shqipërisë. Bëhet fjalë për ndonjë interes rajonal, që ndoshta ka lidhje me fuqizimin përsëri të Rusisë, dhe pengimin e saj të dalë në Mesdhe.

Nejse, cilido qoftë interesi i Perëndimit ndaj Shqipërisë, duhet thënë qartë se Berishës i gënjen mendja se mund të bëj sot numra si me zgjedhjet e '96s. Perëndimi po reagon tashmë ashpër dhe hap-pas-hapi kundër tij. Padyshim do vij edhe hapi final, nëse Berisha nuk do heq dorë nga destruktiviteti. Që do e godasin, do e godasin, kjo është evidente. Por si e sa, e dinë ata...

Në këtë aspekt është mbase shans i mirë që qeveritë europiane janë sot të djathta, pasi të djathtët "i presin drutë shkurt", nuk do ja përtojnë, ashtu siç në fakt s'po ja përtojnë. Madje reagimi më i ashpër ka ardhur nga Europa se nga Amerika. Janë zyrtarët europianë që të indinjuar po bëjnë zhurmë, edhe më ashpër se vetë Rama. Ishin përsëri luftanijet britanike dhe hollandeze që bënë një demonstrim force (para 2-3 ditësh) në bregdetin tonë (Vlorë) - në kuadër të NATO-s, dhe Berishës s'ja mbajti bytha as ti vizitoj "aleatët" - e njeh frikën... Ishte ambasada britanike që nuk i dha vizë një deputeti të PD-s... Dhe së fundi, është vetë fytyra dhe pamja e Berishës, si kufomë, që flet për atë se ai tashmë është nën goditje.

Në vijim të kësaj linje, është ndoshta shans jo "i mirë" që në SHBA qeverisin sot të majtët, të cilët kanë një politikë goditje më të ngadaltë. Une jam i sigurtë se nëse Bushi do kishte qenë në pushtet, Berisha s'do bënte lloqe.
Gjithashtu, edhe vetë të qenurit president i SHBA-s i një afrikano-amerikani, ndikon mbase jo në drejtimin e duhur në këtë aspekt. Z. Obama është një amerikan, jo europian me origjinë, dhe nuk e lidh ndonjë gjë me Europën, nuk e kupton qartë atë, dhe në aspektin ekonomik e shikon thjesht si konkurente. Ndryshe nga Obama, presidentët e mëparshëm amerikanë kishin lidhje organike me Europën, madje flisnin me krenari për lidhjen e tyre të largët fisnore me kontinentin e vjeter - akoma i tërhiqte shpirti i të parëve.

Por gjithsesi, une jam i sigurtë se Amerika do ndërhyj, ndoshta jo me shpirtin tradicional, por në mënyrë teknokrate, për të shtrënguar Berishën të përmbushë detyrimet e ndërsjellta të parashikuara në traktatin e NATO-s, detyrime që kërkojnë funksionimin e institucioneve të pavarura në vend.

Faktori brendshëm

Me dy fjalë. Opozita duhet të kundërpërgjigjet ashpër. Duhet të kihet parasyshë se politikanët luftojnë për pushtet, - ky është objektivi i vetëm fondamental i politikanëve në demokraci..., ashtu siç (bie fjala) tregtarët luftojnë për tregje. Dhe nëse pushteti i fituar me hak të grabitet, atëherë ka luftë, jo dyshime.
Opozita ka çdo justifikim parimor-moral-ligjor-demokratik të radikalizoj lëvizjen. Në këtë mënyrë edhe Perendimi do e ketë më të lehtë të godasë Berishën.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar