Skip to content

Z. Rama, ndeshu! Ke shansin historik të simbolizohesh me lirinë!

15. 06. 2011 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Ripple Effect

Shiko vetëm këtë fakt domethënës. Të gjithë ata u futën në një llogore tani. Të gjithë, me Sali, me Fat-sos, me Ilir, me Neritan, me Kastriot, me dreqin e të birin. Pyetja është: Çfarë lloj pluralizmi paskemi patur gjithë këto 20 vite? Ata u bënë të gjithë bashkë tani, me të "djathtë", të "qendrës", të "majtë", siç ishin nën Partinë e Punës. Ku shkoi konflikti 20 vjeçar mes tyre?

Është evidente se gjithçka paska qenë lojë. Ata kanë tallur bythën me demokracinë shqiptare, dhe bashkë me të edhe me ne. Kurse tani, që janë në siklet, shumë në siklet, u shtrënguan të hedhin tutje maskat, që ju patën vënë sh. Ramiz me druzhe Millosheviçin në '91n, dhe të gjithë u mbyllën përsëri në të njëjtin bunker, në bunkerin e Enverit, në bunkerin e izolimit të Shqipërisë. Tani çdo gjë u kthye përsëri në bazë. Sot ne jemi në vitin 1990.

Z. Rama, për sa më lart është merita juaj. Ju i dogjët ata. Kjo tregon se keni forcë, shumë forcë, të cilën duhet ta menaxhoni në interes të vendit dhe demokracisë.
Duhet të kini parasyshë se çdo shqiptar patriot e demokrat e ëndërron sot pozcionin tuaj. Ju mund të bëheni një hero, një figurë që inspiron dhe do inspiroj për një kohë të gjatë shqiptarët për demokraci.

Për të përmbushur këtë, mos mendoni shumë për karrierën tuaj personale politike (nuk ka perspektivë politike nën "garancitë" që ofrojnë bandidët në pushtet, në gjykata, në KQZ...), por fokusohuni të përmbysni regjimin që po i merr shpirtin vendit. Është destinim, z. Rama, s'ke çfarë bën, të ka zënë. Duhet të ndeshesh me vemjet e shkjejve që na kanë pirë gjakun prej 100 vjetësh. Është destinim, dhe destinimit nuk mund t'i shmangesh dot. Ju zotëroni plotësisht aftësitë e duhura për ta përmbushur këtë task me sukses.

Lufto z. Rama, priji njerëzit të ndeshen me të keqen. Shqiptarët e vërtetë janë sot me ju.

P.S. Edhe Perëndimi duket se është për ndeshje sot...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar