Skip to content

James Baker, ai që ndezi konfliktin në Jugosllavi (Europë) dhe emëroi njeriun e Serbisë në Shqipëri

01. 07. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Loser

Më 21 qershor 1991, James Baker, sekretar shteti i SHBA, do vizitonte Beogradin, ku do deklaronte në një takim të gjatë me liderin jugosllav Slobodan Milosheviç se "SHBA mbështeste integritetin territorial të Jugosllavise" dhe "nuk do njihte republikat që do kërkonin shkëputje."
Ishin pikërisht deklarimet e mësipërme të James Baker që inkurajuan Slobodan Milosheviç të dërgonte që të nesërmen trupat ushtarake në Slloveni e Kroaci, dy republikat rebele që kërkonin indipendencë. Pasojat dihen tashmë. Mijra viktima, gjak e tragjedi, ndërkohë që edhe sot e kësaj dite James Baker nuk ka kërkuar falje për tragjedinë që ndezi në Ballkan e Europë.
Dhe ndërsa Millosheviçi bënte harakiri në Kroaci, James Baker vazhdonte t'i sugjeronte Presidentit Bush që ShBA të mos njihte Kroacinë sepse do zemeronte Serbinë. Ishte e qarte se Baker ishte në një linjë me rusët në këtë çështje.

Të nesërmen e vizitës në Beograd, më 22 qershor 1991, James Baker do vizitonte Tiranën (pas lëmshit që bëri në Jugosllavi tani ishte rradha e Shqipërisë). Të gjithëve ju kujtohet turma gjigjande e njerëzve që e priste atë në "Sheshin Skënderbej", ndërsa ai, duke i injoruar ata, vizitën e parë e bëri në xhaminë e Tiranës... Ku në botë ndodh kjo, që kur viziton një vend të huaj të shkosh fillimisht në xhami???? As në botën Arabe s'proçedohet kështu!. Ishte evdiente se Baker kishte ardhur për tjetër gjë në Tiranë, jo për të takuar shqiptarët. Mesazhi ishte i qartë. Në krye të Shqipërisë duhej të vihej një mysliman, pikërisht ashtu siç i kishte rekomanduar Sllobo një natë më parë. Dhe ishte ajo vizitë që shkërmoqi përfundimisht shpresat e "kaurrve" në krye të PD-s (që kishin themeluar atë parti), Pashko e Meksi, për të drejtuar PD-n. Në krye të PD-s duhej të vihej myslimani Sali Ram Berisha, burri i shkinës së Serbisë. Këtë rekomandonte Sllobodani, këtë bëri edhe Baker. Shqipëria duhej të identifikohej me një vend mysliman - këtë donte Sllobo që të sundonte rehat në Kosovë, këtë bëri edhe Baker.

James Baker u shkarkua nga Presidenti Bush vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale të 1992. Ishte evidente se politika e tij e jashtme mediokre, që ndezi gjakderdhjen më të tmershme në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore do dëmtonte rizgjedhjen e Bushit më 1992 përballë kandidatit demokrat Bill Clinton. Dhe në fakt ashtu ndodhi, Clinton fitoi, duke e bërë Bushin ndër presidentët e rrallë në SHBA që e mbylli karrierën presidenciale vetëm me një mandat. Dhe kjo falë dështakut James Baker.

James Baker tentoi të futet edhe në administratën e Bushit të ri, me 2006, pas largimit të sekretarit të mbrojtjes Donald Rumsfeld. Por natyrisht Bushi i ri nuk bëri gabimin e të jatit. Në vend të tij emëroi Robert Gates.

* * *

Në një shkrim të publikuar dje në revistën "Foreign Policy", James Baker u sugjeron shqiptarëve se çfarë duhet të bëjnë për të përcaktuar fituesin e Bashkisë së Tiranës. Pyetja është: Ç'i duhet plakut 82 vjeçar James të fus hundët në këtë biznes? Është evidente se mund të ketë marrë ndonjë "dhuratë" nga benjamini i tij në krye të qeverisë shqitpare, që Baker e emëroi me 22 qershor 1991 në krye të PD-s, siç i kishte sugjeruar Milosheviçi në Beograd më 21 qershor 1991.
Me çduket Baker, ky mjeshtër i ndezjes së konfliketeve në Europë, kërkon tani t'i verë flakën edhe Shqipërisë.

Autori

Komente

Drejte e keni bere analizen!

02. 07. 2011 nga Anonim, 6 vjet 3 javë para
Koment id: 560

Drejte e keni bere analizen ju te gazetes " Kritika " per lidhjet e vleresimin e J.Beiker me Serbine e Milosheviçit dhe me kryeministrin aktual te Shqiperise.Veçanrisht shkrimi i tij i fundit dhe sugjerimet e mendimet qe i jep politikes e popullit shqiptar per zgjedhjet me motivin se " çduhet te beje dhe ç'nuk duhet te beje ",u vetdeklarua jo ne interes te demokracise dhe te se ardhmes se popullit shqiptar. Aq me teper qe ato mendime e sugjerime ne Shqiperi edhe tani, pas aq vitesh te ndrimit te sistemit te kaluar ne nje sistem demokratik,kane ndikuar e ndikojne tek politikanet e populli shqiptar si dhe tek media,per t'i marre e vleresuar si orjentime te SHBA dhe jo si opinion e mendim personal te nje miku te dikurshem te kryeministrit aktual te Shqiperise.Me kane bere pershtypje shkrimet e sotme neper gazetat shqiptare,ku pergjithesisht e vleresonin shkrimin e J.Beikerit dhe nuk mbanin asnje qendrim kritik.Lutem qe ne Shqiperi te rivendoset e te fitoje,me te vertete,demokracia!
Teuta

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar