Skip to content

Për Berishën, shqiptarët nuk pyesin për votën, por për kockën (janë si qentë)

06. 07. 2011 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Saliwood

Na mendon si vetja... Këtë lojë bëri edhe në '96-n kur vodhi votat, dhe pastaj përmbysjen që pësoi në '97-n ua dedikoi firmave piramidale, jo zgjedhjeve që manipuloi. Këtë linjë të rrezikshme - kockë vs. votë - ai vazhdon të vijoj edhe sot, duke qenë i bindur se shqiptarët s'pyesin shumë për votën, por për kockën.

Për Berishën, shqiptarët janë si ato qentë që nuk shqetësohen nga zinxhiri që kanë në qafë, por nga mungesa e kockës së përditshme. Sipas tij, ne jemi popull primitiv, tek i cili nuk mund të aplikohen të drejtat civile si tek shoqeritë perëndimore.

Ai vazhdon me arrogancë dhe injorancë t'i mëshoj linjës raciste ndaj shqiptarëve, linjë që ia rekomandon kallamishtja sllave në familje, dhe megjithëse dështoi keqas herën e parë ('97), kur hodhi në greminë Shqipërinë si asnjë vend tjetër në historinë moderne europiane, përsëri s'ka zënë mend, vijon të njëjtën strategji rrënuese, që këtë rradhë do i hajë vetëm atij kokën, jo dyshime...

Dhëndri i shkinës nuk i njeh fare shqiptarët, dhe sidomos karakterin e tyre, sedrën e tyre të fortë, që ai vazhdon ta fyejë në mënyrë sistematike. Shqiptarët janë popull shumë i vjetër, gjë që nënkupton faktin se ata dinë shumë. Dhe ai që di shumë, ofendohet shume kur dikush përpiqet t'ia hedhë, kërkon ta budallepsë. Kjo është formula e artë e shqiptarëve. Jo kocka...

Berisha i humbi thellë zgjedhjet e 8 Majit sepse menaxhoi keq dhe në mënyrë manipulative 21 janarin, kur tentoi t'i budallepsë njerëzit për gjëra që ata i panë vetë në TV.
Për të njëjtën strategji hileje dhe budallepsje ai u ndërshkua edhe pas zgjedhjeve të 26 majit 1996, pavarësisht se indinjimi post-zgjedhor i '96-s u bashkua me zemërimin e falimentimit të firmave piramidale të '97-s, fakt që edhe sot e kësaj dite e çorienton (e ngatëron) Berishën, duke e bërë të mendoj (tejet gabim) se përmbysja ('97) u determinua nga mungesa e kockës, jo votës.
E njëjta dyshezë tragjike do e perfshijë edhe këtë rradhë, pas "lojës së kripur" me votën e 8 majit, megjithëse edhe tani kjo rënie po kombinohet me krizën e thellë ekonomike në vend (ai përsëri do çorientohet...)

Historia jonë nuk regjistron ndonjë revoltë popullore për bukë, kripë e gjellë. Dhe kjo sepse shqiptarët janë tepër krenarë të ankohen për barkun. Përkundrazi. Më 1990 njerëzit dolën në rrugë për "liri-demokraci", jo për bukë, megjithëse të gjithë jetonin me tollona...

Pikërisht këtë s'po kupton ai... Kur ta kuptoj do jetë vonë, shumëëëëë vonë.

Autori

Komente

patrioti

11. 09. 2011 nga Anonim, 5 vjet 36 javë para
Koment id: 603

Te lumte pena o Vezhgues. Sali Berisha si komunist i vijes se ashper po e sundon vendin me metoda fashiste.Ai jep urdher qe te punesohen vetem militante te PD te LSI 20% dhe te PDIU 8% .Ata qe mendojne ndryshe pushohen nga puna dhe i trajtojne si armiq. Saliu ka ushqyer urrejtjen jug-veri duke cuar uje ne mullirin e sllavo-grekeve ne nje kohe qe ne familjet patriote qe kemi dhene edhe deshmore per clirimin e atdheut. aspirojme per nje demokraci te vertete dhe jo si kjo qe kemi sot.

Shqiptari

10. 07. 2011 nga Anonim, 5 vjet 45 javë para
Koment id: 562

Replike me anonim.
As mos te te shkoje mendja se do te kuptoje e aq me pak te te mirekuptoje njeri nese kjo i sheben justifikimit te Sali horrit !!!!!!!!! HIQE NGA MENDJA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ne po na iken jeta more duke pasuruar klanin e tij komunisto-mafiozo-serbo-antishqiptar, ti na tregon perralla !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Te lumte pena o vezhgues !

Pershendetje

07. 07. 2011 nga Anonim, 5 vjet 46 javë para
Koment id: 561

Pershendetje "Vezhgues"!Shkrim i dobet po me duket ky qe ke shkruar kete rralle!!! Ca te shara te zakonshme kunder Sali Berishes dhe ca perpjekje per te "argumentuar" ato qe i mendon dhe i deshironi Ju. Ne kete shkrim,ende vazhdon melodine e vjeter te zgjedhjeve te '96-tes. Sikur nuk e din shqiptaret se ç'far ngjau ne ato zgjedhje?!! Social-komunistet ( te cilet akoma nuk ishin bere kapitaliste),me urdher nga komanda e tyre puniste,bragtisen qellimisht qendat e votimit,dhe pala tjeter,me euforine dhe naivitetin qe i karakterizonte,hodhen sa deshen flete votimi per vete. Edhe Berisha,me euforine dhe naivitetin e asaj kohe,nuk i perseriti zgjedhjet per te marr nje fitore,ndoshta me te vogel ,por te sigurte. Keshtu social-komunistet,gjoja te viktimizuar,u hodhen ne kundersulem,dhe bashke me krizen e firmave piramidale,te organizuara dhe te drejtuara prej tyre, bene rrebelimin komunisto-mafioz te '97-tes. Me nje fjale, O Zoti Vezhgues! Keshtu i kuptojne ,(se paku) gjysma e shqiptarve ngjarjet e '96-'97-es. Cilido qe ka dy "pare" mend ne koke e kupton se e sotmja nuk eshte,dhe s'munde te jete, asnje grime e ngjajshme me periudhen '96-'97. Zgjedhjet e 8 majit,qe nga hedhja e votes ne kuti e deri tek numrimi dhe rinumrimi i votes se fundit i pan te gjithe shqiptaret qe deshiruan drejtperdrejt ne TV. Ndersa, per mosmarrveshjet qe kan lindur midis subjekteve politike,jan angazhuar me jave te tera institucionet kompetente (gjykatat),nga te cilat te gjithe ne kerkojme vetem drejtesi. Gjykoj se punet po hecin ne hullite e demokracise,prandaj nuk kan vend krahasimet me '96-'97-en,as aludimet per mosbindje apo rrebelim ndaj institucineve. Edhe pse te kunderta me mendimet e shprehura nga "Vezhguesi" i shkruajta keto rreshta me dashamiresi.Deshiroj dhe shpresoj te mirkuptohem nga lexuesit. Respekte nga Leke Merturi

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar