Skip to content

Fëmijët e Berishës po përgojohen ndërkombëtarisht si ata të Sadamit, Gadafit, Çausheskut...

14. 09. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Dollar

Wikileaks po e rrënon Berishën (si s'po ia gjen dot anën ta korruptoj). Ia futi fëmijët në axhendën ndërkombëtare të përgojimit për privilegje e skandale shtetërore. Dhe kjo është shumë. Jashtëzakonisht e rrezikshme për një lider politik. Bëhet fjalë për një strategji të njohur politike tashme, kur synohet të goditet një lidershipi arkaik i një vendi tjetër, jo i dëshiruar më.

Praktika ndërkombëtare tregon, se ata shtetarë që e "kanë mbushur kupën", u kompletohet tabloja negative me përfshirjen e fëmijëve në skandale korrupsioni, përfitime e shpërdorime marramendëse, për ta bërë sa më të justifikuar goditjen.

Tani mund të thuhet me siguri se Berisha i dogji fëmijët e tij. Strategjia e tij e pasurimit të paskrupullt, dhe pastaj "ç'i qi tamë muhabetit..." - largoji fëmijët (me shumë para) nga Shqipëria për të evituar ndonjë konsekuencë ligjore pas largimit nga pushteti - s'do hajë bukë tashmë. Fëmijët e Berishës kanë hyrë në listat ndërkombëtare të përfitimit të pandershëm njëlloj si fëmijët e Sadamit, Gadafit apo Çausheskut..., dhe ata duhet të mendohen shumë mirë për rezidencën e tyre të ardhshme pas largimit të jatit nga politika apo jeta.

Është evidente se Berisha ka hyrë tashmë në kategorinë e liderëve kokëfortë e të rrezikshëm, të tipit të lartëpërmendurve që s'pranonin të tërhiqeshin nga pushteti pa gjak. Meqenëse zgjedhjen e ka bërë vetë, atëherë bota "po i pret festen sipas kokës"...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar