Skip to content

Informaliteti dhe përgjegjësia për jetën

24. 09. 2011 nga Ajet Delaj

Version i përshtatshëm për printim

Detyra numer nje e nje qeverie ka qene dhe mbetet ruajtja dhe permirsimi i jetes se qytetareve qe qeveris ku padyshim qe eshte dhe detyrim kushtetues i cdo qeverie demokratike.
Shoqerite e civilizuara perendimore qe jane ku e ku me perpara se ne ne ruajtjen dhe menazhimin e jetes se qytetareve te tyre kane plotesuar kudro ligjore te plote natyrisht gjate tere histories se tyre te zhvillimit dhe progresit te tyre dhe nuk mendoj se shoqeria shqiptare dhe perfaqesuesit e tyre kane nevoje te eksperimentojne apo te ecin ne rruge te pashkelura sic i “mesone” shoku Ramiz edhe atehere kur vihet ne loje jeta e shqiptareve.
Qeveria Berisha ka 6 vjet qe luan me pronen e shqiptareve me te ashtuquajturin ALUZIN qe ne kundershtim me kushtetuten e Shqiperise e lirite e te drejtat themelore te njeriut qe Qeveria Shqiptare i ka njohur dhe i ka firmosur dhe ne kundershtim me vete interest ekonomike e zhvillimin e vendit po kryen nje aktivitet qe do kete legjitimitet sa te kete jete kjo qeveri.
Pra objektivi driteshkurter i kesaj qeverie te “djathte” qe zhvillimin e vendit nuk e shikon tek prona private, menxhimi dhe zhvillimi i saje por sajon komisione e ligje per te mbushur gropen e zeze te buxhetit, kjo eshte me shume se mungese vizioni.
Vertetimin me te mire te kesaj qe po them e ben Gjykata e Strasburgut me te tera ceshtjet e prones te derguara nga qytetaret shqiptare prane kesaj gjykate dhe do ta beje natyrisht edhe ne te ardhmen pasi shenjteria e prones per institucionet dhe vizionin perendimor edhte para cdo te drejte tjeter, edhe para mundesise qe ka qeveria per te grabitur.
Mirpo te luash me te drejten e prones eshte nje gje shume e rende per nje qeveri demokratike pasi me pronen shkon edhe shpirti dhe kjo po vertetohet ane e kane Shqiperise me konfliktete hapura e jetet e marra por te shkohet deri atje qe paaftesia qeverisese e 20 viteve te fundit te mbulohet me jetet e shqiptareve sic po tentohet me “memorandumin” e Tiranes per legalizimet e paligjeshme kjo eshte papergjegjshmeri dhe krim i paster.
E para legalizimi i ketyre ndertimeve dhe i tera banesave pa marre ne considerate studimet teknike e sizmike te ketyre banesave eshte shume me teper se papergjegjshmeri qeverisese eshte sherbimi me i mire qe i behet vazhdimsise se kaosit kur dihet se kaosi eshte me i keq se vete diktatura.
E dyta legalizimi i banesave pa marre ne considerate pronsine e ruallit mbi te cilin jane vendosur keto banesa eshte jo vetem burim i ri konfliktesh e marrje te tjera jetesh njerzore por edhe shkelje e hapur e Kushtetutes e te drejtt e njeriut ne Shqiperi. Fundi i fundit z Basha nuk e ka per here te pare shkeljen e Kushtetutes pasi kjo nuk eshte gje sepse pronen qytetaret shqiptare po e marrin e jo Greku sic beri heren e pare. Vetem shkelja e pare do i mjaftonte per ti kaluar vitet qe i kane mbas hekurash megjithse eshte i ri natyrish po te ishte ne Amerike e po te tentonte te jepte pjese te territorit Amerikan sic beri me detin e Sarandes.
E treat faljet antiligjore qe ben qeveria e “djathte” legalizimet ne kundershtim me te tera ligjet ne fuqi ne Repupliken e Shqiperise e te drejtat themelore te njeriut e shenjterine nderkombetare te prones, bejne qe Qeveria Shqiptare te jete gjeneratorja kryesore e kausit ne Shqiperine “demokratike” dhe mesazhi me i keq qe percillet tek qytetaret shqiptare se Shqiperia nuk behet e aq me pak te integrohet ne Europe.
Per cfare koleteriali e ka fjalen z Basha dhe cila banke do te guxoje te hipotekoje ato lloj pronash, behet fjale per banka private e prestigjoze e jo per banken e qeverise te z Fullani. koleteriali legal i qendrueshem e dhjete here me i madh se llogaria e z Basha eshte vetem prona private e shqiptareve e grabitur me zjarr e hekur nga pushteti kriminal komunist e mohuar nga neokomunistet e pas 90tes
Mirpo fatekeqesi eshte per nje komb e nje vend qe qeverisja te degjeneroje apo ashtu te jete qene qe ne fillim por tragjedia shtohet kur nuk ke as opozite. Nese i lexon pikpamjet e shefit te opozites z Rama ne dhjete pikat e tije mbi integrimin qe vertiten rreth interest te tije meskin per karrign e tije eshte me shume per te vene kujen per ate vend. Vota, prona, drejtesia integrimi i te persekutuarve pra vete ndertimi i shtetit duhet te jene agenda e opozites. Gjygjtaret e i zgjedh i zgjedh mazhoranca, i heq qeveria edhe athere kur guxojne e leshojne flete arreste nuk i zbaton ministria. Cfare ka mbetur ketu per pika e kerkesa.
Me vrasjen nga makinat me qindra e plagosjen me mijra, konfliktet civile, jetet e marra e kostoja e tyre deri ne ngujim, krimi ordiner e i organizuar duke cenuar dhe marre jeten e personit ne mbi 500 vitin e kaluar sipas Nen/kryetarit te KLD z Spahiu me pronen e neperkembur e te perdhunuar nga pushteti e bejne Shqiperine candidate potente jo per ne BE por per shtete te deshtuar.
Ndonjeri do thote se banesat dhe objektet jane ne perdorim nga popullata shqiptare dhe ato do te perdoren si te jene te legalizuara si te mos jene nuk ben ndonje ndryshim ne ate qe mund te ndoll ne te ardhmen neqofte se larg qofte bie ndonje termet se fundi i fundit Shqiperia vend sizmik eshte.
Po eshte e vertete se ndertimet e ndertuar pa asnje kontroll e respektim te parameterave teknik mund te rrezohen ne raste katastrofash sizmike si te jene te legalizuara si te mos jene problemi qendron se ministrant e rinj se bashku me kryetarin e ri te bashkise marrin persiper ne emer te pushtetit qendror e local nje pergjegjsi qe nuk mund ta mbaje asnje qeveri dhe asnje pushtet normal pasi kure behet fjale per ruajtjen e jetes se qytetareve qe qeveris pasi mbas ketij legalizimi ne te vertete duhet te jene te gatshme miljarda dollare e keta dollare jo me qe nuk jane gati por as qe do i kete ndonjehere pushteti shqiptar se maku me kete mendesi qe ka aktualisht.
Pse e them kete pasi nje ekonomi kapitaliste rregullatore kryesore eshte sitemi i siguracioneve dhe sistemi i siguracioneve ngrihet me ligj dhe funksionon ne respect te respektimit te ligjeve dhe nuk ndikohet nga politika revolucionare e qeverive.
Pra nje biznes apo nje ndertese nuk do sigurohet ne te ardhmen mbeshtetur ne merondumin ne fjale te treshes Basha-Olldashi-Halimi por ne respektimin e ligjeve teknike qe duhen ndjekur gjate tera fazave te ndertimit te ketyre objekteve.
Pra Shqiperia ka token informale, ndertimet informale, Qeveri informale nese i referohemi kushtetutes megjithse eshte betuar se do qeverise vendin ne rrespekt e fryme te kushtetutes, opozite informale qe thote nese populli e largon qeverine e korruptuar une jam gati per ti hypur popullit ne kurriz, sigurisht shqiptaret rrojne per zoterine tuaj.
Zoti i ruajte dhe i shpetofte shqiptaret nga informaliteti i pergjithshem qe i ka zene.

Autori

Komente

TE LUMTE MENDJA E PENDA ...

27. 09. 2011 nga Anonim, 5 vjet 47 javë para
Koment id: 607

Nje analize e shkelqyer, teper realiste, teper ligjore, teper demokratike... I ke vene pikat mbi I Zoti Ajet Delaj... Cdo koment eshte i tepert!
Te lumte mendja e penda!

Vellazerisht

Alban Dega

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar