Skip to content

Hall me ty Shqipëri...

27. 10. 2011 nga Ylldije Sulka

Version i përshtatshëm për printim

Ky refren pothuajse na kujtohet të gjithëve jo vetëm nga këngët e vjetra popullore por edhe nga interpretimet e reja që kanë pushtuar tregun e sotëm muzikor shqiptar.
Ndërsa një qytetari të huaj do të duhej t’iu jepnim sqarime rreth kësaj fabule që edhe pse me taban folklorik shqiptar, përsëri sensin e gjen në jetën e përditshme jo vetëm në mardhëniet shpirtërore por edhe në raportet e përditshme dhe imponimet apo kompromiset e ndryshme në jetën e njeriut të kujtdo vendi.
Dhe në këtë kontekst edhe Europa duhet ta këndojë këtë këngë jo si një leksion folklori muzikor por si një e vërtetë që e ka bazën në realitetin shqiptar të 20 viteve të fundit.
Dikush do të thoshte se kjo gjë do të ishte egocentrizëm, madje një egocentrizëm I kulluar. Por në fakt është një e fakt që shumë shpejt e vërteton cdo njeri, nëse Europa të mos na dalë se nuk na do më në familjen e vet numeroze.
Por nëse ajo na do dhe këtë e kemi kuptuar dhe cdo shqiptar ia di për nder, madje shumë, atëhere ajo vërtet do e ketë problem me ne, sepse si të mos na pranojë në mesin e saj edhe po të na pranojë (…hall me ty e qejf me ty…), i duhet një punë shumëkohëshe e shumëpalëshe, por pa kompromis, që Shqipria të jetë e gatshme për të hyrë në BE.

Hall me ty… Shqipëri

Europa me Shqipërinë është vërtet në hall sepse nga një anë ajo do që ta marrë ne gjirin e vet këtë vend të vogël por me probleme të mëdha dhe nga ana tjetër, a merret një vend që ka një minimum vlerash dhe që mbeti duke bërë rrugëtim me hapa fëmije që edhe pse ka shumë mbështetje, përsëri nuk mund të ecë.
Problemet më të mëdha Shqipërisë, Europa ia njeh, madje ia njeh shumë mirë por nëse pranon të na marrë në mesin e saj, ajo do të ketë një barrë shumë të madhe mbi shpinë dhe këtë si duket e kanë parë edhe kokat e mëdha dhe nuk guxuan të na e hapnin dritën jeshile për të na dhënë statusin e kandidatit për në BE.
Një nga pikat tashmë më të nxehta dhe delikate por edhe më të mëdha që Shqipëria ka dhe që prej andej e kanë burimin pothuajse të gjithë problemet e tjera, është cështja e pronës.
Dhe kjo ndodh sepse Shqipërisë, nami i ka vajtur deri në “Stambollin” e Strasburgut, pra deri në Gjykatën e Strasburgut si veprim I qytetarëve të shtetit shqiptar dhe që këtu është sinjali se shteti jo vetëm nuk interesohet për qytetarët e vet por, madje ai shtet as nuk është në funksion të shtetarëve të vet (fjalë tepër e rëndë për vendin tim), të cilët detyrohen të trokasin te “të mëdhenjtë dhe të fortët”.
Dhe shqiptarëve iu janë zgjidhur vërtet problemet kur kanë trokitur në dyert e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut, gjë që është një leksion, midis shumë të tillave, që bota demokratike na jep, për të treguar ku bëhet drejtësi dhe ku bëhet shkelje.
Por ka edhe më bëma të tjera të cilat nëse I sheh në sy si probleme, duhet thënë se janë rrjedhimore, pasi siç dihet, e drejta e pronës që është e shenjtë, rri krahas shenjtërisë tjetër, lirisë së individit.
Dhe bëmat vazhdojnë duke na dalë kokëforta si fakte, sepse pas problemit të pronave na vjen korrupsioni që shumëkush mund të thotë se është problem më vete.
Qëndron si problem më vete por një pjesë e mëkatit të kësaj plage shqiptare është edhe prona, sepse, të gjithë e dimë se sa abuzime e krime janë bërë me pronat, me shitjet, me uzurpimet, me pazaret e kalkulimet ku një “x” apo “y”, na del me prona në një vend që nuk e lidh asgjë. Ndërsa pronari I vërtetë, bredh dëshpërimisht për vite të tëra nga një derë gjykate shqiptare në tjetrën, e nuk arrin as sot e kësaj dite që ta marrë.
Dhe zinxhiri I korrupsionit vazhdon duke marrë si një ortek ogurkeq të gjithë vendin përpara e duke na lënë një Shqipëri të pothuajse të mposhtur nga korrupsioni.
Dhe rrjedhimet vazhdojnë.
Shkelja dhe mosrrespektimi I ligjit është një tjetër plagë që Europa e ka parë se sa lëngon Shqipëria ndërsa zbatimi I tij, në çfarëdo kohe, do të ishte një çelës I artë I një rinisjeje në rrugën drejt demokracisë (demokraci kemi, por ajo duket si e tillë nëse e krahason me diktaturën nga dolëm) dhe drejt familjes së madhe europiane.
Trafiqet të cilat mund të quhen në këto kohë si një perëndim I problemit, janë një sëmundje nga e cila ne jo vetëm që nuk kemi fituar imunitet por as që mendohet si i tillë.
Dhe negativitetet vazhdojnë e vazhdojnë si me këngë e si pa kënduar dhe teksa ecën nëpër rrugë, eh, vetëm këto sikur po shohin një pranverë edhe pse me disa sëmundje që shpresojmë të jenë stinore si virozat që provojmë në cdo stinë.
Na e dhanë apo e morëm liberalizimin e vizave, apo na e dhuruan hyrjen në NATO, këto duken si gjëra të kaluara tashmë ndërsa ajo që ne ndiejmë është fakti se njeriu kërkon më shumë ndërsa në rastin tonë jo se kemi shumë, por edhe pa asgjë nuk jemi edhe pse do të duhej të kujtonim përsëri popullin, këtë herë jo për këngët por për shprehjet: të mos harrojmë nga vijmë.
Por e ardhmja duhet të mos lihet pasi është qëllimi i jetës.
Sepse dritë në fund të tunelit jo vetëm që ka, por ka edhe shumë shpresë pa të cilën një qenie inteligjente nuk do të mund të jetonte.
Por normat apo kushtet me të cilat Shqipëria do të mund të hynte në Europë dhe që EU do të ishte vërtet e gëzuar të na kishte në gjirin e saj, duhen plotësuar.
A mund ta bëjmë dot, sepse kur shikon realitetin, të vjen jo t’ia marrësh këngës “hall me ty e qejf me ty”, por të vjen të vajtosh me shpresën në raft si ndonjë relike që duhet t’ia hedhim sytë sa herë që na mbyt dëshpërimi.
Por sa shumë punë që duhet për dikë që mund të jetë I ulur diku në një vend ideal për të vuajtur.
Por ka shumë rrugë, shumë mënyra, mjafton të clirohen nga e kaluara, ta bhet ligji funksional dhe …, të kenë dëshirë e vullnet që të mos nënshtrohen më nën hijen e atyre që ditën iu japin dorën dhe natën ia japin urdhëra.

Amerika dhe Europa

Që në Shqipëri ka organizim antiamerikan, kjo duket se ra në vesh të shurdhër në Europë por kjo gjë duhet ta kishte shqetësuar këtë të fundit sepse kur bëhet fjalë për aniamerikanizëm, nuk është vetëm në vetën e parë por është fjala për dicka më të thellë e gjithëpërfshirëse sa i përket vendeve demokrate dhe që duan ta bëjnë edhe Shqipërinë si Europa.
Dhe Europa përkrah Amerikës që po jep ndihmë në të gjitha drejtimet, si ligjore dhe financiare, duhet të ishte shqetësuar edhe për vete.
Ky shqetësim ka të bëjë me faktin se nëse Shqipëria po mbetet ende e izoluar, është pasojë dhe kontribut jo vetëm i antiamerikanizmit i cili nuk është formuar por ka qenë aktiv dhe nuk ka rënë asnjëherë edhe kur ra komunizmi, por është pasojë edhe e antieuropianizmit dhe e antidemokratizimit të vendit.
Dhe këto vlera anti demokratike duhet të shqetësojnë botën demokratike mbarë sepse në Shqipëri jo vetëm nuk ka rënë komunizmi por ai ka mbetur dhe po fuqizohet nga dita në ditë me të njëjtën strukturë si dikur sigurimi i shtetit shqiptar.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar