Skip to content

''Occupy Wall Street'' do të thotë pushtoni pronat e të korruptuarve, o shqiptarë

01. 11. 2011 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
occupy.jpg

Kur në Janar të këtij viti bëra një seri me shkrime të titulluara "Pushtoni pronat, sekuestroni pasuritë e të korruptuarve", kurrë nuk do më kishte shkuar ndërmend se ato do i paraprinin një lëvizje tashmë globale ''Occupy Wall Street''.
Ne jemi 99% - thonë protestuesit e lëvizjes ''Occupy Wall Street''... Ndërsa 1% janë Ilir Meta, Sali Berisha...., Shaban Memija...

Kur shikon sot konkluzionin e ca çapaçulëve ekspertë për çështjen e të super-korruptuarit me famë botërore, Ilir Meta, është marrëzi. Po citoj më poshtë disa paragrafë të shkrimit nr.1 "Pushtoni pronat, sekuestroni pasuritë e të korruptuarve". Eshtë aktual, sikur është shkruar sot...

"Le të shndërohet rasti Meta në një revolucion kundër korrupsionit në Shqipëri. Në një revolucion të vërtetë. Të nxiten njerëzit të pushtojnë pronat e të korruptuarave, sepse janë djersa e tyre e grabitur. Nga pasuritë e paluajtshme të Metës (edhe bravat e derës i ka prej floriri), tek ato të Argitës (qe u bë milionere me dollarë të nesërment e të jatit kryeministër), Mediut, Berishës, Pollos, Topallit, Bashës, Fevziut, Pangos, Nanos, Shaban Memise etj. etj...."

"Kennedy thoshte: "Ata që e bëjnë të pamundur revolucionin paqësorë do e bënin të paevitueshëm revolucionin me dhunë."

Le të bëhemi ne shqiptarët shembulli i parë në botë i revolucionit antikorrupsion.
Sepse ne, edhe në "regjimin e ri", jemi më të vuajtuarit e Europës. Sepse me ne ndodh(i), që kur miliona njerëz morrën rrugët e kurbetit për një copë bukë (u mbytën në detra/u vranë në kufi/u prostituan në trotuare/u shpërfytyruan), të korruptuarit në qeveri fitonin (vjedhin) 1 milionë dollarë për një tender (dhjetra milionë dollarë çdo javë); sepse me ne ndodh(i), që kur në Shqipëri vritet vëllai me vëllanë për një gjysëm metër avlli, të korruptuarit në qeveri grabitën të gjithë bregdetin e vendit, duke ndërtuar hotele e vila marramendase për ta dhe dashnore(ë)t e tyre, ndërsa dhëndri i Berishës shkatronte shtëpitë private të shqiptarëve në Jalë; sepse me ne ndodh(i), që kur shumica e shqiptarëve nuk arrijnë të mbyllin 15 ditëshin me bukë, të korruptuarit në pushtet lahen në vaska floriri (fjalë-për-fjalë) dhe bëjnë mutin në nevojtore argjenti (literally)."

Shkrimi 1: "Pushtoni pronat, sekuestroni pasuritë e të korruptuarve"

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar