Skip to content

1% e ''shqiptarëve'' zotëron 99% të pasurisë kombëtare, dhe anasjelltas...

22. 11. 2011 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
occupy.jpg

99% e SHQIPTARËVE (e shqiptarëve të vërtetë) zotëron vetëm 1 përqind të pasurisë së tyre kombëtare. E dhimbshme por e vërtetë. E frikshme por e vërtetë. Ndërkohë që 1 (një) përqindshi i ''shqiptarëve'' që zotëron 99% të pasurisë kombëtare është rreth 30 mijë njerëz. Madje për kushtet e polarizimit ekstrem ekonomik të Shqipërisë, mund të jetë edhe më pak se 30 mijë e 3 milionëve.

Vetëm shkjau Fazlliç zotëron pasuri kombëtare në Shqipëri më shume se 20% shqiptarë, ose sa 500 mijë syresh... Dhe ne themi që s'jemi të pushtuar... Helloooo!

Ja përse Sali Berisha vrau me kallash në mes të ditës, në mes të Tiranës, në mes të Europës, para kamarave televizive (as Siria, as Libia, as Egjipti, as Kina, as Irani, as dreqi e i biri në këtë planet - madje as Hitleri - s'kanë vrasje të filmuara direkt para kryeministrisë si Sali Berisha).

Vrau në emër të 1 përqindshit të "shqiptarëve" që zotëron 99% të pasurisë kombëtare. Dhe përsëri ai do vrasë për të njëjtin motiv, jo dyshime, do vrasë deri kur parimi fondamental universal, "po vrave do të vrasin", do funksionoj ndonjë ditë edhe në Shqiperi...

Nga ana tjetër, ironia e tmerrshme qëndron në faktin se ata që kryen akzekutimet, - gardistët e policët, - janë pjesë e 99 përqindëshit që zotëron vetëm 1 përqind të pasurisë kombëtare. Pra teknikisht, ata kanë vrarë edhe veten më 21 janar, jo vetëm martirët e lirisë... E tmerrshme deri ku shkon manipulimi njerëzorë.

Ata vranë për të mbrojtur vilat e Ilirit, Argitës, Shkëlzenit..., pronat e Fazlliçit, bizneset e Bashës, pallatet e Jozefinës, fshatrat turistikë të Mediut..., e të tjerëve të soj-sorrollopit të turpit, që zëvëndësuan "Bllokun e udhëheqjes" me 1 përqindëshin që ka pushtuar 99 përqind të vendit...

Çfarë mund ta zgjidhë këtë kontradiktë të jashtëzakonshme pasurore në Shqipëri? - shtrohet pyetja. Çfarë tjetër, veç rebelimit, natyrisht...
Këtë "dimër" mund të ketë "dimër" të fortë o njerëz..., ose "pranverë", si "pranvera Arabe".

PS: Nuk e mund dot 1 përqindëshi me "pushkë" 99 përqindëshin, or S(K)alë...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar