Skip to content

U harrua Berluskoni - e keqja harrohet shpejt - Kështu do harrohet dhe ky i ''yni''

26. 11. 2011 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Fantazme

Figura të tilla si S. Ber-luskoni apo S. Ber-isha që bëjnë të 99-t sa janë në pushtet, harrohen menjëherë pasi largohen nga karrikja. Ju kujtohet Berluskoni deri para një muaji. Dukej tërësisht i fuqishëm, ngjante si i përhershëm, si i pathyeshëm (si vetë Djalli), që kurrë s'do largohej nga pushteti... Por ja që u harrua vetëm një javë pas largimit. Pse ndodh keshtu?

Sepse, siç thotë populli, e keqja harrohet. E mira nuk harrohet.

Për tipa të tillë destruktivë si S. Ber-isha e S. Ber-luskoni, që veç emrave te ngjashëm e negativitetit nuk ofrojnë asgjë të mirë për vendet e tyre (përkundrazi), do harrohen shpejt natyrisht, ashtu siç rëndom e keqja harrohet. Askush s'do të kujtoj mortin, fatkeqësinë..., të gjithë memorizojnë dasmat e gëzimet, të mirat...

Eshtë natyrë e qenieve njerëzore ta flakin tutje të keqen, ta mbyllin atë në arkivën më të errët të historisë (si shejtanin në shishe), apo ta fshijnë tërësisht nga kujtesa. Ashtu siç, nga ana tjetër, njerëzit priren natyrshëm të memorizojnë e celebrojnë vetëm të mirat, festat, fitoret, ditët e bukura...

Nejse, është edhe një komb në botë që përkujton disfatat, humbjet e fatkeqësitë. Janë Serbët. Ata mbase do e kujtojnë S. Berishën kur të largohet. Dhe natyrisht që do e kujtojnë. Helloooo...

Autori

Komente

Me te vertete serbet jane nje

26. 11. 2011 nga Anonim, 5 vjet 34 javë para
Koment id: 654

Me te vertete serbet jane nje popull qe festojne disfatat ashtu sic festoi krimineli i Ballkanit Milosevic betejen e humbur te Gazi Mestanit ne kosove me 1389 me turqit. Pashe sot rastesisht ne lajme ne televizion ministrin e jashtem serb Vuk (ujk) Jeremic ne konference shtypi ne nje universitet ne Angli.Nje nga studentet e pyeti: - Qe kur Serbia e ka bere te veten Kosoven-? Ai iu pergjigj:- Qekur eshte bere Serbia-. Por une i bej nje pyetje Vuk Jeremicit; A e di ai kur kane ardhur serbet ne Ballkan? Ate e di gjithe bota qe kane ardhur ne shek. 7-8 te eres sone dhe kur ata nuk egzistonin ne Ballkan,eshte nje popull shqiptar me emrin Dardan qe ka qene ne ato troje 1.500 vjet para sllaveve.Prandaj Vuk(ujk) Jeremiqi te mesoje njehere historine dhe pastaj te flase e jo te genjeje. Serbet e dine por nuk duan ta kuptojne se koloni nuk ka me ne bote.Ne shqiptaret kurre nuk kemi sulmuar fqinjet dhe bashkimi i trojeve shqiptare etnike nuk ka asnje te keqe,por Ballkani do te gjeje qetesine e munguar.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar