Skip to content

Koha që shpatat t'i kthejmë në parmenda

06. 05. 2012 nga Kritika

Version i përshtatshëm për printim
Shpatat

Pajtim, të pajtohemi...? Ne kurrë s'kemi qenë të pajtuar, kurrë! Që nga 28 Nëntori 1912 e deri më sot, jemi vrarë me njëri-tjetrin (ose për shkak të politikave ekstreme ndaj njëri-tjetrit) më shumë seç na kanë vrarë serbët, grekët, gjermanët, italianët të marrë së bashku. E dhimbshme por duhet pranuar: Ne jemi në luftë civile prej 100 vitesh tashmë - lufta më e gjatë civile në planet.

Pyetja është: A kemi ne vullnet për pajtim politik? Vështirë të thuhet PO...
Ka një opinion të gjerë publik (jo të provuar) që njëra palë e politikës sonë nxitet nga fqinjët për të kryer destruktivitet. Sa e vërtetë është kjo linjë? Edhe mund të jetë e vërtetë, përndryshe s'ka si shpjegohet gjithë kjo frymë e tmershme agresioni kundër njëri-tjetrit...

Gjithsesi, për hirë të pajtimit, le të supozojmë se asnjëra nga palët e politikës sonë nuk ka këndvështrim anti-kombëtarë. Po atëhere çduhet të bëjmë që të pajtohemi? A jemi ne në gjendje të ndërtojmë një shoqëri pluraliste pa revansh e pasoja "makbethiane"? Padyshim që mundemi, pasi pajtimi është rrugë më lehtë se rruga e vështirë e gjakut që kemi zgjedhur tash 100 vjet.

"Mjaft më me luftë, zjarre dhe helm.
Erdh koha që shpatat t'i kthejmë në parmenda,
Armiqtë në miq erdh koha t'i kthejmë."
- shkruan Kadare

Por që të realizohet kjo, natyrisht nuk duhet përmendur më:

"Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët"

Në vijim të kësaj linje, duhet pajtim që të përmbushet ajo çfarë Noli ëndërronte:

Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës

Asnjë skenar tjetër nuk mundi ta përmbushë ëndrrën e Nolit, dhe të qindra-mijrave të tjerëve shqiptarë që kurrë nuk mundën të kthehen në vendin e tyre për shkak të barrierave të përgjakura politike.

PS: Ndoshta duhet bërë ndonjë konferencë pajtimi me ndërmjetësinë e një garantuesi ndërkombëtarë, psh., të ndonjë figure (apo paneli) amerikane(sh). Të paktën 100 vjetorin e dytë të pavarësisë ta startojmë ndryshe, shuuuumë ndryshe...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar