Skip to content

Tre rusë në New York..., dhe Shqipëria mosmirënjohëse

01. 07. 2012 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
p_pytje.jpg

Titulli i këtij shkrimi nuk pasqyron plotësisht çfarë dua të them... Po shikoja një emision në TV për një familje emigrantësh rusë në New York. Një çift me një fëmijë. Të dy ata kishin qenë inxhinierë të suksesshëm në Rusi gjatë komunizmit. Pastaj kishin shkuar në Amerikë. Por barriera gjuhësore i kishte hedhur tutje. Nga inxhinierë kishin përfunduar në hiç. Ndërkohë djali u ishte rritur, dhe kishte shkuar ushtar në Irak e Afganistan...

I ati qante si fëmijë. - Kjo është ajo për të cilën morra rrugët e Amerikës. - thoshte i shkreti, - që djali i vetëm të më përfundoj ushtar luftrave të botës... Drejtuesi i programit e pyeti nëse konsideronte ri-kthimin në Rusi. Ai tha: - ku të shkoj, të kishte qenë Rusia pjesë e BE-s, po, por kështu siç është, jo...

Ndërsa shikoja atë program më shkoi mendja tek Shqipëria jonë. Shqipëria ka shansin e rrallë të bëhet pjesë e BE-s, shans që edhe rusët e ëndërrojnë... (pa diskutuar këtu shumë vende të tjera që e qajnë me lot).
Por si po e vlerëson Shqipëria këtë shans? - shtrohet pyetja.

Qeveritarët tanë dritëshkurtër po e injorojnë çdo ditë këtë okazion të jashtëzakonshëm, këtë shans të rrallë historik që vjen një herë në 1 mijë vjet. Kam frike se Europa do lodhet me ne, dhe do na lerë përsëri si një ishull të vetmuar muti, siç na la 500 vjet nën Turqi, e 50 vjet nën Enverin.

Ne kemi djajë atje lart në pushtet...

Autori

Komente

Patrioti

02. 07. 2012 nga Anonim, 4 vjet 51 javë para
Koment id: 983

Familja ruse ka shkuar ne New York per nje jete me te mire por edhe pse jane te shkolluar prap kane probleme me jeten.Megjithese nuk ndjehen mire ne Amerike prap nuk duan te kthehen ne Rusi deri sa ajo te futet ne Evrope. Pra nen pushtetin e Putinit (eksponent i KGB-se) qe eshte rrezik jo vetem per popullin rus por per gjithe boten ajo familje nuk mund te jetoje,nuk e kane jeten te sigurte sepse ai eshte nje regjim qe vret. Kjo drame ka ndodhur edhe per shqiptaret qe jetojne jashte shtetit.Atyre nuk u njihen diplomat dhe bejne cfaredo lloj pune (lavori subordinati) sic thone italianet.Po t'i pyesesh keta shqiptare per kthim ne Shqiperi te thone kurrre nuk kthehemi.Pra e njejta situate situate si ne Rusi sepse si atje edhe ketu pushtetin e kane komunistet e bijte e tyre te cilet kane hallin e karrikeve si ne komunizem dhe as nuk i rreh per Shqiperine.Dy here iu kthye statusi per ne Evrope dhe tani si duket po i kthehet per te treten here dhe asnje pushtetari nuk i ben pershtypje.Pozita dhe opozita ia hedhin fajin njera tjetres si loja e kungulleshkes,por demin ne kurriz e peson populli yne. Megjithate ky eshte populli yne.Kurre nuk ngrihet per protesta per padrejtersite,per papunesine,per kushtet e renda ekonomike,per refuzimin e statusit,per uje,per buke,por kur i therret partia ngrihen ne protesta per te mbrojtur pushtetin,per te mrojtur votat e vjedhura a thua se ata qe ngrihen e kane jeten vaj. Sa marrin pushtetin politikanet tane te pazevendesushem i kthejne kurrizin po atyre qe i votuan sepse pas karrikes se tyre fshihen interesat korruptive.Ashtu si ne Rusi edhe ne Shqiperi pushtetin e mbron arma e tij. A keni lexuar ne shtyp se si te persekukuarit rrahin Ilir Rusmailin e policia i fut ne burg. Ilir Rusmaili eshte i biri i Cajup Rusmailit,ish sekretari i pare i komitetit te partise ne rrethin e Elbasanit dhe ish drejtor i RTV ne diktature. Ai eshte ne komisionin e ligjeve tamam aty ky pengohet ligji i lustracioinit
Shikoni a ka ndonje politikan ,pushtetar ose deputet qe te kete pasur persekucion ne regjimin komunist,perkundrazi jane ata qe i kane sherbyer diktatures me zell te madh e tani mbahen per "demokrate" Kane 22 vjet qe nuk nderrohen e nuk i hapin rrugen te rinjve.Prandaj si ne Rusi ashtu dhe ne Shqiperi te larguarit nuk kane deshire te kthehen,por edhe per te ikur po bejne ceshte e mundur. Te dy vendet jane bere ferri i popujve te tyre.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar