Skip to content

Nishani do jetë si Ristani derisa në pushtet të jetë ''çobani''

13. 07. 2012 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Donkishot

Duket se 2013 do sjell më në fund rënien e tirranisë. Pas presionit të jashtëzakonshëm të Perëndimit (sidomos të BE-s) tirrania po shtrëngohet të përpiloj paketën e kërkuar ligjore për zgjedhje të lira në vend. Kjo tani po ngjan me largimin e Pinoçetit nga pushteti, pas vite të tëra represioni, gjakderdhje e ndarje të thellë politike... Të paktën Pinoçeti e lulëzoi ekonomikisht Kilin, e bëri më të zhvilluarin e Amerikës Latine...! Po ky i yni ç'bëri, ku është Shqipëria sot në Ballkan?

- Shqipëria mbeti përsëri vendi më i prapambetur në Ballkan (edhe Bosnja e Kosova të djegura nga lufta janë më lart se Shqipëria);
- Shqipëria mbeti vendi i fundit që pret të marrë statusin e kandidatit të BE-s (edhe Serbia që vrau qindra mijra e dogji gjysmën e Ballkanit e morri atë para Shqipërisë);
- Shqipëria mbeti vendi me sistemin më të varfër të transportit në Ballkan (edhe Mali i Zi i vockël ka më shumë kilometra rrugë të asfaltuar e autostradë se Shqipëria);
- Shqipëria mbeti vendi me të ardhurat më të pakta për frymë në Ballkan (edhe Kosova e sapo krijuar ka të ardhura më të larta se Shqipëria);
- Shqipëria mbeti vendi me turizmin bregdetar më primitivin në Ballkan (edhe Serbia pa dalje në det ka më shumë shtretër turistikë për ujrat e saj të ëmbël se Shqipëria e lagur nga dy dete të kripura);
- Shqipëria mbeti vendi me sistemin më të zbehtë demokratik në Ballkan (edhe Bosnjë-Hercegovina, vendi i dy komuniteteve të betuara armiqësore serbe e boshnjake, ka demokraci më funksionale se Shqipëria);
- Shqipëria mbeti vendi me korrupsionin më të lartë në Ballkan (edhe Maqedonia e maqedonasve vs. shqiptarëve ka ndershmëri institucionale më të madhe se Shqipëria);
....
....

E vetmja zgjidhje e qëndrushme për Shqipërinë është anëtarësimi në BE si kusht për të shpëtuar në të ardhmen nga aventurierë të tillë të rrezikshëm si ky aktuali në pushtet.

PS: Ai e mbajti deri në minutën e fundit pushtetin e tij despotik (totalisht i pamëshirshëm ndaj popullit të vet), ndërsa Shqipëria e pashpresë mbeti e fundit në listë, kur s'kishte mbetur asnjë opsion tjetër funskional për t'u anëtarësuar në BE, por mbase veç invasioni ushtarak perëndimorë...

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar