Skip to content

O Salë, për rrugët nuk do marrësh as çift as tek, por këtë...

14. 07. 2012 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Gisht

Për ata që nuk kanë dijeni për sistemin europian të autostradave, ato janë emëruar në numra çift e tek. Numrat çift janë autostradat horizontale që shkojnë nga perëndimi në lindje të kontinentit. Numrat tek janë autostradat vertikale që shkojnë nga veriu në jug të kontinentit. Më poshtë do i sqaroj në detaje autostradat që kalojnë në rajonin tonë, dhe përpjekjet e dëshpëruara (shpenzimet marramendase) të Berishës për t'u bërë pjesë e tyre.

Autostrada e mëposhtme quhet E-80 (horizontale) që shkon nga perëndimi në lindje të kontinentit. Sic shihet në hartë, ajo kalon mbi Shqipërinë (viza e kuqe) dhe vijon tutje drejt Turqisë.
Ajo që po përpiqet të bëjë Berisha, nëpërmjet të ashtuquajturës "Rrugë e Kombit" (i vuri emër sensitiv për të na budallepsur) është evitimi i aksit malazez (pikat blu i kam vendosur unë). Por sa do mundet Berisha ta bëjë dalje Malin e Zi nga E-80, kur infrastruktura rrugore (e portale) malazeze është e stabilizuar prej vitesh tashmë, kur Mali i Zi për dy vjet do bëhet pjesë e BE-s (Shqipëria akoma s'ka marrë statusin e kandidatit), ndërkohë që "Rruga e Kombit" do jetë me pagesë (toll), pa përmendur këtu situatën fragile të rendit e të sigurisë tek ne, si dhe faktin domethënës që Berisha është dhëndër malazez - i pabesueshëm të konkurroj Malin e Zi?

Por problemi nuk është vetëm sa më lart. Në hartën e mëposhtme është autostrada E-70 (horizontale), e cila e konkurron pothuajse tërësisht autostradën E-80 (kalon në zemër të Europës - jo rrugë detare në mes), dhe shkon më shpejt në destinacionin lindor të kontinentit se E-80.

Nga ana tjetër, autostrada E-70 kryqëzohet me autostradat E-75 dhe E-65 (të dyja vertikale) duke e bërë shumë më të leverdisshme E-70 krahasuar me E-80. Shiko hartat e mëposhtme, edhe E-65 & E-75, të dyja e evitojnë Shqiperinë e Berishës.

Harta e mëposhtme është autostrada horizontale E-90, të cilën e ka përlarë komplet Greqia, dhe Berishës s'ja mban ta konkurrojë grekun për shkaqe që "nuk dihen"...

Përfundimisht mund të thuhet se strategjia e rrugëve që ka zgjedhur Berisha, s'mund të jetë ndryshe, veç e dështuar, sic ai ka dështuar në çdo aspekt tjetër të politikës tashmë. Eshtë disi evident roli i mafies rajonale e italiane në aventurizmin e tij, të cilët përfitojnë shuma marramendase natyrisht, para që do paguhen nga taksapaguesit shqiptarë në dekadat e ardhshme.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar