Skip to content

Analiza

Një protestë e dëshpëruar e nostalgjikëve të ish-Jugosllavisë

08. 01. 2016 nga Vëzhguesi

kosova_veze.jpg

Pavarësisht se e kamuflojnë me retorikë nacionaliste aktivitetin e tyre destruktiv anti-qeveritar, është shumë evidente tani se grupi i njerëzve që suporton VV-ne dhe të ashtuquajturën opozitë kosovare, janë thjesht nostalgjikë të së shkuarës, që psherëtijnë për kohën e Titos, të cilët shpërbërjen e Jugosllavisë e konsiderojnë si më të madhen hata.

Një vit tjetër i keq për lirinë e shtypit (dhe darka gala e Kryeministrit Rama me Gazetarët)

07. 01. 2016 nga Frank Shkreli

Frank_Shkreli.jpg

Viti 2015 ishte një vit i dominuar nga sfida të mëdha botërore, ishte një vit i dominuar nga lufta, terrorizmi, nga shtypjet dhe kriza në shumë pjesë të botës. Siç duket, sa më e keqe të jetë situata botërore dhe sa më të ashpëra të jenë tensionet në marrëdhënjet ndërkombëtare, puna e gazetarit jo vetëm që bëhet më e vështirë, por edhe më e rrezikshme, për të mos thënë më vdekjeprurëse. Në këtë pikëpamje, as viti që kaloi nuk ishte një përjashtim.

Lufta e VV-së për pushtet nën stil tipik marksist

07. 01. 2016 nga Vëzhguesi

vete_v.jpg

Sinqerisht të vjen keq kur shikon lidershipin e VV, me moshë fare të re, të djegë karrierat e tyre politike kaq shpejt e kaq trash. Pse gjithë ky nxitim e tension për të marrë pushtetin me metoda revolucionare, metoda (stil) që jo vetëm nuk do njihej nga bota, por mbi të gjitha do bënte dalje njëherë e mirë figura të rëndësishme politike të kësaj partie.

Të mos prishet harmonia fetare e shqiptarëve

04. 01. 2016 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Media të ndryshme botërore, përfshirë edhe ato shqiptare, kanë shpërndarë një lajm gjatë ditëve të fundit -- të pa konfirmuar nga Vatikani - se Papa Françesku do të vizitojë Kosovën gjatë vitit 2016. Natyrisht se një vizitë e tillë në Kosovë nga udhëheqsi shpirtëror i Kishës Katolike do të ishte një lajm i mirë për një vizitë që do të ishte historike për Republikën e Kosovës dhe për kombin shqiptar.

Buxheti 2016: Vendi do vegjetoj, ne do mbarojmë me mandatin e Qeverisë

19. 12. 2015 nga Vëzhguesi

buxheti

Kjo është demokracia, të kalit durimin, s'ke ç'bën, jo rrallë do i thuash "derrit daj". De facto demokracia shqiptare konsiderohet se ka hyrë në rrugën e pjekjes, qeveritë s'mund të kolapsen më nga poshtë. Këtë standart, disi të lartë, e futi Berisha pas 21 janarit, kur nuk u largua. Që atë ditë Shqipëria implementoi rrotacionin e qeverive vetëm nga zgjedhjet.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar