Skip to content

Analiza

Shans për partitë e ''vogla'' të djathta, në këto zgjedhje

10. 04. 2009 nga Kritika

Zgjedhjet

Në zgjedhjet e qershorit mund të përsëritet e njëjta skemë elektorale nga e cila përfitoi LSI në zgjedhjet e kaluara. LSI fitoi pëlqyeshëm në zgjedhjet e fundit parlamentare, sepse ishte një parti opozitare e qeverisë së atëhershme socialiste. Një pjesë e elektoratit të majtë, në zgjedhjet e shkuara, ishte i zhgenjyer dukshem nga qeveria Nano. Por megjithatë votuesit e këtij spektri politik nuk pranonin të votonin në favor të aleancës së djathtë të Berishës, për të rrëzuar qeverinë Nano.

Të zgjohesh nga një ëndërr e bukur për të jetuar ëndrrën

08. 04. 2009 nga Albert Vataj

Tirana

Sot, zgjohesh në agun e asaj Shqipërie kaherë e mot të përvujtun, lënguese, të nëpërkëmbur, hekakeqe e shpresëvrarë, ndryshe sot. Sot e mot, dita do të rrezellitë shqip, pa u përthyer në kurrnji syprinë bunkeri dhe paniku asimilimi nga armiqt që “na kishin në grykën e pushkës dhe ne i kishim në grykën e topit”. Iluzionet e vigjilencës, sintetizuar nga proverbi “uji fle, hasmi s’fle”, i përkasin të shkuarës. Imperializmi amerikan, socialimperializmi sovjetik, puçistët, këto zhargone të ideologjisë së izolimit, këto maska ndjellakeqe të murtajës komuniste, janë varri pa nekrologji.

NATO aktorë serioz i sigurisë ndërkombëtare

07. 04. 2009 nga Gjon Keka

Bruksel

Dymbëdhjet shtetet themeltare 60 vite më parë respektivisht më 4 Prill të vitit 1949 nënshkruan në Uashington Traktatin e krijimit të Aleancës Veri-Atlantike, ky dokument i rëndësishëm dhe kjo datë përmbledhë në vete një ngjarje të një rëndësie të veçantë për historinë e pas Luftës së Dytë Botërore dhe fillimit të Luftës së Ftohtë.

Lumturi e trishtë

06. 04. 2009 nga Artan Mullaj

Artan

Përvec që padyshim ishte një arritje e urtë dhe konstruktive, Samiti i Natos hodhi në opinionin botëror farën e nje iluzioni të ri për rolin e liderëve në planet. Të fuqishmit e epokës së krizës më të madhe, duket se nuk e kanë aurorën e lavdisë njëlloj të shkëlqyer si liderët paraardhës në histori. Furia e thjeshtësisë që duket se ka pushtuar së fundmi imazhin e tyre, mund të mos jetë pikërisht e tillë, brishtësi edhe dobësi, por është patjetër dicka e re, mes tyre,..

Autogoli Wolf - (Shërbimet e fshehta në prag fushate elektorale)

05. 04. 2009 nga Gjovalin Vata

Spiun

Filloi në media Fushata Elektorale me zhurmën e bujshme të sondazheve dhe djallëzisht tentohet, të zbehen ngjarjet shkatërruese e korruptive të Gërdecit, Jalës, Arsidit, Albtelekomit, vrasjet e dëshmitarëve, etj,. Këto janë për ata që qëndrojnë gjithë ditën para ekraneve dhe lexojnë gazetat. Për të tjerët fushata e ka drejtimin e saj kurorëzues tashmë
Në zgjidhjen e enigmës së rezultatit të zgjedhjeve ndihmon shumë formula “Autogoli Wolf” që do e shtjelloj më poshtë.
Shqipëria, duke qënë një vend i vogël, ka qënë historikisht një pre lakmish të vendeve fqinj.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar